2 November 2026, 10:39
Nga E.M

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur për zhvillimet politike në Serbi duke theksuar se ish-presidenti serb Aleksandër Vuçiç nuk ndërtoi narkoshtet.
Në daljen në SPAK Berisha foli për eksportet shqiptare ku tha se janë zhvlerësuar në 33 përqind kursimet në euro të shqiptarëve. Ai e cilësoi Shqipërinë si argatin e Vuçiç duke krahasuar kështu prodhimin industrial të Serbisë me të Shqipërisë .
"Të dashur qytetarë dhe qytetare, keni dëgjuar këto ditë se padroni i Edi Ramës u përmbys. Duhet t’u them këtu se ai ishte një Gjeorgjeviç në miniaturë. Ai ishte një kriminel lufte, mbështetës i gjenocideve dhe krimeve kundër njerëzimit. Por ai në Serbi, ndonëse kishte çdo mundësi, nuk ndërtoi narkoshtetin, siç ndërtoi argati i tij në Shqipëri. Në krahasimin e 40 monedhave, se mediat ua fshehin ju këtë, ua fshehin rekordin më të zi botëror të Shqipërisë, leku, monedha më e fortë në botë në raport me euron dhe dollarin për shkak të tonelatave të narkoeurove që vijnë në Shqipëri dhe kthehen në lekë. Leku ka zhvlerësuar në Shqipëri 33 përqind euron dhe 35 përqind dollarin. Ka zhvlerësuar 33 përqind eksportet shqiptare. Ka zhvlerësuar 33 përqind kursimet në euro të shqiptarëve. Ka goditur në mënyrën më fatale turizmin. Ka goditur prodhimin. Nga viti 2022 deri në vitin 2026, në qoftë se në Serbinë e Vuçiçit, eksportet u rritën nga 21 miliardë në 34 miliardë euro, në Shqipërinë e argatit të Vuçiçit, nga viti 2022 deri në vitin 2026, eksportet u vidhisën, ranë me 28 përqind të tyre. Në qoftë se në Serbi prodhimi industrial u rrit me 3-4 përqind në vit, në Shqipëri ka rënien më të madhe pas Ukrainës në luftë, ka rënë me 15.3 përqind," tha Berisha./Dosja.al
Sali Berisha
Politike
2 November 2026, 10:31
E.M
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar sërish SPAK si institucion në varësi të narkoshtetit duke th...
Politike
2 November 2026, 10:25
E. D
Bajram Begaj
TIRANË- Bajram Begaj ka dekretuar ligjin për ndarjen e re administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes ven...
Politike
2 November 2026, 10:23
E. D
TIRANË- Komisioni i Ligjeve është mbledhur këtë të hënë, ku në rend dite është projektbuxheti i vitit 20...
Politike
2 November 2026, 09:59
E. D
TIRANË- Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka evidentuar një sërë problematikash lidhur me transferimin e Erion Veliajt nga IEVP Durrës n&e...
Politike
2 November 2026, 09:44
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video të Ministres virtuale, ‘Diella’, e cila sipas tij do të ndihmoj&...
Politike
2 November 2026, 08:11
E. D
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish thirrje për dialog me studentët. Ashtu si çdo ditë tjetër, në ...
Politike
1 November 2026, 20:57
E.d
Edi Rama dhe Gideon Sa’ar në Tiranë
Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit, Gideon Sa’ar, në Tiranë më 12 tetor...
Politike
1 November 2026, 18:33
E.d
Endri Shabani
TIRANA- Avokati i Popullit, Endri Shabani ka reaguar pas përballjes me disa të rinj, të cilët e ofenduan dhe e filmuan tek...
Politike
1 November 2026, 17:28
E.d
TIRANA- Demokratët Europianë kanë reaguar pas protestës së zhvilluar të shtunën në Tiranë, duke ngritur shqet&eu...
Politike
1 November 2026, 17:20
E.d
Vlera Gjakova
TIRANA- Vlera Gjakova është emëruar nga kryeministri Edi Rama si këshilltare për median. Ajo ka lindur në Maqedo...