https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
Betohet qeveria e re/ Rama me ministrat shkon te Meta, eviton foton me presidentin dhe mbledh kabinetin në Kryeministri (POROSI
18 September 2021, 09:08Nga DOSJA
TIRANE– Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit të ri u betuan ditën e sotme te Presidenti Meta, duke marrë kështu dritën ‘jeshile’ për mandatin e tretë qeverisës. Kabineti i ri pas betimit me dyer të mbyllura në Presidencë, u drejtuan në këmbë drejt kryeministrisë. Duke respektuar semaforin dhe me dosjen e kuqe të betimit në duar, ata u drejtuan drejt kryeministrisë. Në momentin që mbërritën në godinën e kryeministrisë, qeveria ‘Rama 3’ bëri foton zyrtare e kabinetit qeveritar, ndryshe nga herët e tjera ku fotoja bëhej në presidencë.
Menjëherë pas betimit te qeverisë së re tek Presidenti i Republikës dhe përfundimit të procedurave të parashikuara në Kushtetutë për fillimin e qeverisjes, Këshilli i ri i Ministrave pritet të marrë edhe vendimet e para.Rama tha gjatë mbledhjes së kushdo nga ministrat që thyen kodin e etikës për herë të dytë do të largohet nga qeveria. Ai paralajmëroi se duhet respektuar kodi që nga drekat e darkat brenda orarit të punës, fluturimet në aeroport,
Emrat e ministrave të qeverisë ‘Rama 3’
Kryeministër – Edi Rama Zëvendëskryeministër (do mbikëqyrë edhe rindërtimin) – Arben Ahmetaj Ministre për Europën dhe Punëte Jashtme – Olta Xhacka Ministër i Mbrojtjes – Niko Peleshi Ministër i Drejtësisë – Ulsi Manja Ministër i Punëve tëBrendshme – Bledi Çuçi Ministre e Financave dhe Ekonomisë – Delina Ibrahimi Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë- Belinda Balluku Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale – Ogerta Manastirliu Ministre e Arsimit dhe Sportit – Evis Kushi Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural- Frida Krifca Ministre e Kulturës Elva Margariti Ministre e Mjedisit dhe Turizmit, – Mirela Kumbaro 4 ministra shteti
Elisa Spiropali për Marrëdhëniet me Parlamentin Edona Bilalli ministre shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Bora Muzhaqi ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët Milva Ekonomi, ministre Shteti për Standardet e Shërbimeve.
(a.b;f.g/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me betimin e qeverisë së re, duke nxjerrë një foto nga kabineti i ri qeveritar. Përmes një postimi...
TIRANË– Zëdhënësja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Orjola Pampuri, ka reaguar pas betimit të qeverisë “Rama 3”. Ajo thotë se partia thek...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama tha para ministrave të tij se do të krijohet një agjensi për mediat dhe informimin e cila bazohet në disa modele që jan...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka ndarë pamjet nga brenda institucionit, aty ku është zhvilluar ceremonia e betimit të anëtarëve të Këshillit të Minist...
TIRANË- Ndërkombëtarët kanë përshëndetur betimin e kabinetit Rama 3 mëngjesin e sotëm në Presidencë dhe marrjen zyrtarisht të detyrës. Reagimet kanë ardhur...
TIRANË- Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi ka uruar kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë shqiptare për marrjen e detyrës zyrta...