LIVE UPDATES
Aktualitet

Black Friday në Shqipëri, ku pritet të shpenzojnë më shumë shqiptarët këtë vit?

Nga një ditë uljesh në një muaj të tërë ofertash, Black Friday po ndryshon mënyrën se si shqiptarët planifikojnë blerjet e fundvitit. Bizne

25 November 2026, 07:29 Nga E. D

Black Friday në Shqipëri, ku pritet të shpenzojnë më

TIRANË- Nga një ditë e vetme uljesh, Black Friday po shndërrohet në një sezon të mirëfilltë tregtar në Shqipëri. Bizneset po e shtrijnë periudhën e ofertave përgjatë gjithë nëntorit, duke synuar të përfitojnë nga përqendrimi i konsumit përpara festave të fundvitit.

Këtë vit, Black Friday shënohet më 27 nëntor, por për një pjesë të konsiderueshme të operatorëve tregtarë, fushatat kanë nisur prej javësh. Pritshmëritë e bizneseve të kontaktuara nga “Monitor” janë për rritje të shitjeve krahasuar me një vit më parë, ndërsa uljet e çmimeve në kategori të caktuara produktesh arrijnë deri në 80%.

Elektroshtëpiaket e mëdha, televizorët, dyshekët, veshjet dhe produktet e kujdesit personal janë ndër kategoritë ku pritet të përqendrohen shpenzimet e konsumatorëve shqiptarë.

Por ajo që po ndryshon nga viti në vit është edhe mënyra se si shqiptarët blejnë. Sipas operatorëve të tregut, konsumatorët po i planifikojnë më herët shpenzimet, krahasojnë ofertat dhe shfrytëzojnë periudhën e uljeve për blerjen e produkteve me vlerë më të lartë, të cilat në periudha të tjera të vitit mund t’i shtynin për më vonë.

Për bizneset, sfida mbetet rritja e volumit të shitjeve në kushtet e uljes së çmimit për njësi produkti, por edhe rritja e numrit të artikujve që konsumatori blen në një transaksion të vetëm.

Elektroshtëpiaket e mëdha, në krye të blerjeve

Ashtu si në vitet e mëparshme, edhe këtë vit, një pjesë e mirë e shpenzimeve gjatë Black Friday pritet të orientohen drejt pajisjeve elektroshtëpiake.

Blendi Dashi, drejtor i Shitjeve në Neptun, pohon për “Monitor” se përzgjedhja e produkteve që përfshihen në fushatën e nëntorit nis që në fillim të vitit, në bashkëpunim me furnitorët ndërkombëtarë.

Këtë vit, kompania ka zgjeruar gamën e produkteve në ofertë, duke përfshirë si artikujt e kategorive bazë dhe të mesme, ashtu edhe ato të segmentit premium.

“Sa i përket performancës së shitjeve, pritshmëritë tona janë pozitive dhe parashikojmë rritje krahasuar me vitin e kaluar, e mbështetur kryesisht nga zgjerimi i ndjeshëm i gamës së produkteve që kemi sjellë këtë sezon”, pohon z. Dashi.

Sipas tij, pesha kryesore e shitjeve gjatë Black Friday vijon të mbahet nga kategoria e elektroshtëpiakeve të mëdha, e ndjekur nga televizorët, ku këtë vit është zgjeruar oferta për teknologjitë OLED, MiniLED dhe QLED.

Interesi për pajisjet e teknologjisë së avancuar tregon se, gjatë periudhës së uljeve, një pjesë e konsumatorëve nuk orientohen domosdoshmërisht drejt produkteve më të lira, por shfrytëzojnë diferencën në çmim për të blerë produkte të një kategorie më të lartë.

Sa i përket vlerës mesatare të shportës së blerjeve, përfaqësuesit e Neptun presin që ajo të mbetet e qëndrueshme, pavarësisht uljes së çmimit për njësi, pikërisht për shkak të peshës që zënë pajisjet me vlerë të lartë në strukturën e shitjeve.

20% më shumë shitje produktet për shtëpi

Në segmentin e produkteve për shtëpinë, pritshmëritë e operatorëve janë gjithashtu për rritje të konsumit krahasuar me nëntorin e një viti më parë.

Orjana Muçi, Menaxhere e Top Shop Albania pohojnë për “Monitor” se këtë vit objektivi është rritja e shitjeve me rreth 20% krahasuar me Black Friday të vitit 2025, ndërsa uljet e çmimeve arrijnë deri në 80% në kategori të ndryshme produktesh.

Ndër produktet ku pritet të përqendrohet kërkesa janë dyshekët, pajisjet dhe enët e gatimit, pajisjet e pastrimit, si dhe ato të kujdesit personal.

Por, përtej kategorive që tradicionalisht kanë dominuar shitjet, biznesi evidenton një potencial në rritje edhe për pajisjet e fitnesit dhe ato të mirëqenies.

Sipas znj. Muçi, në kushtet kur konsumatori po bëhet më i kujdesshëm në administrimin e buxhetit familjar, strategjia e këtij viti është orientuar drejt rritjes së volumit të shitjeve dhe numrit të produkteve që përfshihen në një shportë blerjesh.

Një tjetër ndryshim që biznesi ka konstatuar në sjelljen konsumatore lidhet me planifikimin paraprak të blerjeve, veçanërisht për produktet me vlerë më të lartë.

“Ajo që po konstatojmë është se konsumatorët po orientohen gjithnjë e më shumë drejt sigurisë, cilësisë dhe besueshmërisë së markave. Ata kërkojnë produkte që ofrojnë vlerë reale, jetëgjatësi dhe garanci në përdorim”, pohon ajo.

Edhe farmacitë, pjesë e garës së uljeve

Nëse fillimisht Black Friday në Shqipëri ishte një fenomen i përqendruar kryesisht në tregtinë e veshjeve dhe elektronikës, vitet e fundit, një përfshirje gjithnjë e më të madhe kanë pasur edhe farmacitë, veçanërisht në segmentin e produkteve të kujdesit personal dhe dermo-kozmetikës.

Endri Fishta, CEO i Farmacity, pohon për “Monitor” se interesi për këtë fushatë ka ardhur në rritje nga viti në vit. Kompania e ka aplikuar për herë të parë Black Friday në vitin 2018, duke e kthyer më pas në një fushatë të përvitshme.

Këtë vit, mbi një e treta e portofolit të produkteve të Farmacity, ose më shumë se 3,000 artikuj, janë përfshirë në fushatën e uljeve, e cila arrin deri në -50%.

Sipas z. Fishta, një karakteristikë e tregut vendas është shtrirja e fushatës përgjatë gjithë muajit, ndryshe nga modeli klasik i Black Friday, i përqendruar në një ditë apo fundjavë.

Për biznesin, kjo mënyrë organizimi shmang ndikimin negativ në shitjet e periudhës përpara fushatës, kur konsumatorët, në pritje të uljeve, mund të shtyjnë blerjet e tyre.

Nga ana tjetër, përfshirja e një numri të madh artikujsh në ofertë u jep mundësi konsumatorëve të kursejnë në produktet që blejnë rregullisht, por edhe të provojnë produkte të reja.

Një pjesë e blerjeve gjatë nëntorit po lidhen edhe me dhuratat e fundvitit, duke zhvendosur një pjesë të konsumit që tradicionalisht përqendrohej në muajin dhjetor.

Moda dhe elektronika dominojnë, qendrat tregtare presin dyndje blerësish

Qendrat tregtare në kryeqytet presin një rritje të frekuentimit dhe të xhiros së dyqaneve gjatë ditëve të fundit të nëntorit.

Elda Hysenbelli, drejtoreshë e përgjithshme e Tirana East Gate (TEG), pohon për “Monitor” se, bazuar në ecurinë e viteve të mëparshme, pritshmëritë janë për një rritje të konsiderueshme të xhiros krahasuar me ditët e zakonshme të aktivitetit tregtar.

Këtë vit, përfshirja e dyqaneve në fushatën e uljeve është e gjerë, ndërsa moda dhe elektronika vijojnë të mbeten ndër kategoritë më të kërkuara nga konsumatorët.

Megjithatë, sipas drejtueses së TEG, interesi i blerësve po diversifikohet edhe drejt produkteve të bukurisë, artikujve sportivë, aksesorëve dhe produkteve të stilit të jetesës.

Në një vit kur qendra tregtare pritet të arrijë rreth 12 milionë vizita, pritshmëritë për Black Friday janë pozitive, si në drejtim të frekuentimit, ashtu edhe të vlerës mesatare të blerjeve.

“Sikurse në tregjet ndërkombëtare, edhe konsumatori shqiptar po bëhet më i informuar, më selektiv dhe më strategjik në vendimmarrjen e tij. Ai krahason ofertat, planifikon shpenzimet dhe kërkon gjithnjë e më shumë vlerë për paratë që shpenzon”, pohon znj. Hysenbelli.

Për qendrat tregtare, megjithatë, rritja e numrit të vizitorëve nuk përkthehet domosdoshmërisht në të njëjtën masë në rritje të xhiros. Një nga treguesit e rëndësishëm për bizneset mbetet raporti mes numrit të vizitorëve dhe atyre që kryejnë realisht një blerje.

A po rritet shporta e blerjeve, apo thjesht numri i artikujve?

Në ndryshim nga pritshmëritë për rritjen e shitjeve, bizneset e kontaktuara nga “Monitor” nuk japin ende një shifër konkrete mbi vlerën mesatare të shportës së blerjeve për Black Friday të këtij viti.

Në sektorin e elektronikës, vlera e shportës pritet të mbështetet nga blerjet e pajisjeve me çmim të lartë, ndërsa në segmentet e produkteve për shtëpinë dhe kujdesit personal, objektivi i operatorëve është që konsumatori të blejë më shumë artikuj brenda të njëjtit buxhet.

Për bizneset, rritja e volumit të shitjeve nuk nënkupton domosdoshmërisht edhe rritje të proporcionalisht të fitimeve, për shkak të uljes së marzheve për produkte të caktuara. Megjithatë, sipas komunikimeve me bizneset, fushata krijon mundësi për qarkullim më të shpejtë të inventarit, përmirësim të likuiditetit dhe tërheqje të klientëve të rinj.

Ajo që mbetet për t’u parë është nëse zgjerimi i fushatave promocionale përgjatë nëntorit po gjeneron konsum shtesë në ekonominë shqiptare, apo po zhvendos në kohë një pjesë të blerjeve që familjet do të kryenin gjithsesi gjatë muajve të ardhshëm./Monitor

black friday ne shqiperi

Sondazh

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, plagosen tre persona, mes tyre një i mitur

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, plagosen tre persona, mes tyre një i mitur

Policia e qëlloi me plumb gome në sy gjatë protestave, Erion Vishkulli paraqitet për të dëshmuar...

Spiropali: Rama ose të bëhet burrë e të mbajë përgjegjësi ose të ikë

Spiropali: Po kam folur, në interes të Shqipërisë dhe qeverisë si Ministre e Jashtme

Spiropali: Të hapet gara brenda PS-së pas 17 vitesh, jam e gatshme të marrë pjesë

Hetimi nga SPAK, Spiropali: Kallëzim anonim dhe luftë politike, nuk më bëjnë dot shantazh

Spiropali: Nuk janë mollët dhe dardhat problemi, por baçja e kontaminuar

Çështja Balluku, Spiropali: Isha një nga dy deputetët që nuk votova me grupin e PS, mora kritika

Spiropali: 40 vetë as e kanë ngritur dorën në mbledhjen e grupit parlamentar

A do të krijoni parti të re? Spiropali: Jam socialiste e bindur, do bëj betejën time

Spiropali pas shkarkimit nga grupi i PS-së: Vendime nul, nuk pati votim

Elisa Spiropali: Pushteti është ekstremisht i përqëndruar te një dorë

Spiropali flet pas përjashtimit nga grupi i PS-së: Po e marr si dekoratë, ata që duhet të ikin...

Digjet një makinë gjatë natës në Vlorë, dyshime se flakët nisën nga një kosh mbeturinash

Hynin në banesa dhe kryenin grabitjet për 10 minuta, arrestohen tre shqiptarë në Spanjë...

"Bandat do të përfundojnë para ligjit"/ Berisha: Nuk ka zgjedhje në kushtet e partisë shtet

"Fjalën e fundit e ka sovrani"/ Berisha i drejtohet Ramës: 28 Nëntori po vjen!

Bylykbashi largohet nga drejtimi politik i PD-së në Durrës: Dorëzova detyrën te Berisha

Pas plagosjes me thikë, alarm në Fier! Një tjetër person kapet në kamera me thikë në dorë

178 ditë tubim/ Protestuesit grumbullohen para godinës së Kryeministrisë

Ambasadori i SHBA, Eric Wendt zhvillon një vizitë në Prokurorinë e Posaçme

Ndërhyrja kirurgjikale e Veliajt, Ndreca: Nuk e përcakton prokurori se kush mjek do e operojë...

Spiropali u përjashtua nga Grupi Parlamentar i PS, Balla: Më vjen keq që duhet të shkonim...

Rama: Qytetari do njoftohet në E-Albania! Së shpejti policët dhe inspektorët e terrenit

Shiu dhe dëbora sjellin probleme në Tropojë, shembet rruga Bajram Curri–Cernicë, bllokohet...

Reshjet e para të dëborës mbërrijnë edhe në Qafë-Thore, borëpastrueset dalin në terren

Reshjet e dëborës përfshijnë juglindjen e vendit, zbardhen zonat malore të Korçës dhe Ersekës

Vijon marshimi në Tiranë, qytetarët prej 177 ditësh në protestë kundër Ramës: Më 28 nëntor...

Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimin dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor

Ndreca nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit: Do t’i kërkoj Gjykatës të ndërhyjë

Avokati Plarent Ndreca denoncon pengesën në burgun e Fierit: Prej 90 minutash jam në pritje...

Tensione në protestën para Kryeministrisë, policia shtyn qytetarët dhe nuk i lejon...

Zbulohet ambienti sekret nëntokësor i kanabisit në Shkodër, 10 të arrestuar!

Ndërhyrje në lumin e Vërdovës, IKMT shemb banesa dhe ura për t’i hapur rrugë rehabilitimit

Berisha: Negociata pa paragjykime për të zgjedhur kandidatin për bashkinë e Tiranës

Berisha: Do të paraqesim amendamentet tona për rritjen e pagave dhe vendosjen e minimumit jetik

Berisha u bën thirrje mediave: Kohën që ia jepni ish-Çupit, ish-Spahisë, llogariteni për PS-në

Berisha: Mediat llogarisin si minutazh të PD-së edhe kur ‘ish-ët’ e mi bëhen avokatë të Ramës

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi