30 October 2026, 13:51
Nga G.M
foto ilustruese
TIRANË- Bordi i Transparencës ka përcaktuar tarifat e reja për tregtimin e karburanteve në vend. Nga vendimi i sotëm, nafta do të shitet me pakicë me një çmim maksimal prej 218 lekësh për litër, ndërsa benzina nuk do të kalojë 179 lekë për litër.
Ndërkohë, në tregun e shumicës, nafta do të tregtohet deri në 206 lekë për litër dhe benzina deri në 167 lekë për litër. Këto çmime do të nisin të zbatohen sot në orën 15:00 dhe do të jenë në fuqi deri në vendimmarrjen e radhës së Bordit të Transparencës.
Njoftim për Shtyp
Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve”, në zbatim të nenit 21/3 dhe nenit 21/5 të Ligjit 8450, datë 24.2.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar, si dhe të Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, zhvilloi mbledhjen e rradhës.
Kështu Bordi i Transparencës në datë 30Tetor 2026, vendosi:
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 218 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 206 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 179 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 167 lekë/litër.
?️Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 30 ora 15.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.
?Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
?️ Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg./Dosja.al
bordi i transparencës
Aktualitet
30 October 2026, 13:33
G.M
parat e ofruara për efektivët
DURRËS- Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës, pasi tentuan tu ofronin para ...
Aktualitet
30 October 2026, 13:30
G.M
Pjesëmarrësit e samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, më 5 qershor 2026.
Mali i Zi mund t’i përfundojë negociatat ...
Aktualitet
30 October 2026, 13:23
G.M
DVP Lezhë
LEZHË- Një 36-vjeçar nga Puka është identifikuar dhe shpallur në kërkim si një nga autorë...
Aktualitet
30 October 2026, 12:51
G.M
Gazmend Hoxha
KOSOVË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqjen nga ...
Aktualitet
30 October 2026, 12:30
G.M
pamje
TIRANË- Orjan Cishkeku, është 19-vjeçari nga Dibra që është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshoh...
Aktualitet
30 October 2026, 12:20
G.M
Qindra njerëz protestuan të hënën në Prishtinë, duke kërkuar përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda...
Aktualitet
30 October 2026, 12:07
G.M
Ilir Beqaj
TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur këtë të premte në Gjykatën ...
Aktualitet
30 October 2026, 11:24
G.M
foto ilustruese
FUSHË ARRËZ- Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në hyrje të Fushë-A...
Aktualitet
30 October 2026, 11:26
G.M
Erion Veliaj
TIRANË- Erion Veliaj u transferuar një ditë më parë nga burgu i Durrësit në atë të Fierit, ndër...
Aktualitet
30 October 2026, 11:22
G.M
foto ilustruese
TIRANË- Një person ka përfunduar në pranga, ndërsa dy të tjerë janë vënë nën hetim nga ...