30 October 2026, 13:33
Nga G.M
parat e ofruara për efektivët
DURRËS- Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës, pasi tentuan tu ofronin para efektivëve të Policisë Rrugore për të shmangur ndëshkimin për shkeljet e konstatuara gjatë qarkullimit.
Bëhet fjalë për një 47-vjeçar, i cili u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe ofroi 4000 lekë, një 50-vjeçar me kontroll teknik të skaduar dhe automjet që tejkalonte fuqinë e lejuar nga patenta, i cili ofroi 2000 lekë, si dhe një 23-vjeçar nga Kosova, që po përdorte celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe tentoi të jepte 1000 lekë. Të tre drejtuesit po hetohen për veprën penale 'Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike', ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
NJOFTIMI:
Policia Rrugore e Durrësit godet 3 tentativa për mitëdhënie. Procedohen penalisht drejtuesit e automjeteve, të cilët ofruan para për të shmangur masa administrative. Shërbimet e Policisë Rrugore të Durrësit, gjatë monitorimeve intensive për identifikimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, si dhe për parandalimin e aksidenteve dhe për garantimin e parametrave të sigurisë në rrugë, ndaluan për verifikime automjetet që drejtonin shtetasit:
-D. H., 47 vjeç, banues në Durrës, i cili rezultoi se ishte në gjendje të dehur;
-M. Sh., 50 vjeç, banues në Durrës, i cili rezultoi se posedonte certifikatë të kontrollit teknik të automjetit, me afat të përfunduar, si dhe se drejtonte automjet me fuqi motorike më të madhe se ajo e përcaktuar në lejen e drejtimit që posedonte;
-A. S., 23 vjeç, banues në Kosovë, i cili u konstatua duke përdorur celularin.
Për të shmanguar masat administrative, këta shtetas tentuan të korruptonin efektivët, duke ofruar përkatësisht 4000, 2000 dhe 1000 lekë. Në vijim të veprimeve procedurale për të tre ka nisur procedimi penal, për veprën “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike". Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
durres
Aktualitet
30 October 2026, 13:30
G.M
Pjesëmarrësit e samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, më 5 qershor 2026.
Mali i Zi mund t’i përfundojë negociatat ...
Aktualitet
30 October 2026, 13:23
G.M
DVP Lezhë
LEZHË- Një 36-vjeçar nga Puka është identifikuar dhe shpallur në kërkim si një nga autorë...
Aktualitet
30 October 2026, 12:51
G.M
Gazmend Hoxha
KOSOVË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqjen nga ...
Aktualitet
30 October 2026, 12:30
G.M
pamje
TIRANË- Orjan Cishkeku, është 19-vjeçari nga Dibra që është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshoh...
Aktualitet
30 October 2026, 12:20
G.M
Qindra njerëz protestuan të hënën në Prishtinë, duke kërkuar përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda...
Aktualitet
30 October 2026, 12:07
G.M
Ilir Beqaj
TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur këtë të premte në Gjykatën ...
Aktualitet
30 October 2026, 11:24
G.M
foto ilustruese
FUSHË ARRËZ- Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në hyrje të Fushë-A...
Aktualitet
30 October 2026, 11:26
G.M
Erion Veliaj
TIRANË- Erion Veliaj u transferuar një ditë më parë nga burgu i Durrësit në atë të Fierit, ndër...
Aktualitet
30 October 2026, 11:22
G.M
foto ilustruese
TIRANË- Një person ka përfunduar në pranga, ndërsa dy të tjerë janë vënë nën hetim nga ...
Aktualitet
30 October 2026, 11:06
G.M
pamje
VLORË- Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë shqiptare, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritte...