https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
Aksident tragjik në Etiopi, autobusi bie në lumë, humbin jetën 66 persona (FOTO)
Sipas autoriteteve, katër të plagosur po trajtohen në spitalin e përgjithshëm në Bonë.
30 December 2024, 07:30Nga N.F
Aksidenti
ETIOPI- 66 persona humbën jetën në një aksident rrugor në jug të Etiopisë. Lajmin e njoftoi dje shërbimi shëndetësor shtetëror. Departamenti i Shëndetësisë Shtetërore Shidama tha në Facebook se aksidenti i trafikut ka marrë jetën e 66 personave, pa dhënë shumë detaje.
Sidama ndodhet rreth 300 kilometra në jug të kryeqytetit Addis Abeba. Sipas autoriteteve, katër të plagosur po trajtohen në spitalin e përgjithshëm në Bonë. Pamjet e publikuara tregojnë njerëzit mund rreth një automjeti të dëmtuar, pjesërisht të zhytur në ujërat e lumit ndërsa tentojnë ta nxjerrin nga uji.
Imazhet e tjera tregojnë kufoma, të mbuluara me qefina blu, të rreshtuar në tokë. Agjencia shprehu ngushëllimet e saj për familjet e viktimave të aksidentit, duke shtuar se do të publikojë më shumë informacion rreth aksidentit kur të bëhet i disponueshëm.