1 February 2026, 12:13
Nga I.A

SERBI- Ambasadori rus në Serbi, Alexander Botsan Kharchenko, ka thënë se negociatat për shitjen e aksioneve ruse në Industrinë e Naftës së Serbisë (NIS) te kompania hungareze MOL, nuk kanë përfunduar ende, mirëpo është shënuar përparim.
Në një intervistë dhënë për media, Kharchenko ka thënë se “i gjithë procesi po shkon në drejtimin që u përshtatet të gjithëve, çka është konfirmuar në deklarimet e zyrtarëve serbë”.
“Mund të them se rezultatet aktuale të bisedimeve janë në linjë të plotë me marrëdhëniet miqësore mes Rusisë dhe Serbisë. Dhe, më e rëndësishmja, ato ofrojnë mundësi për vazhdim bashkëpunimi në fushën e energjisë dhe çdo sektor tjetër”, ka thënë Kharchenko.
I pyetur nëse e sheh vendimin e autoriteteve amerikane për të zgjatur licencën e punës për NIS-in deri më 20 shkurt si sinjal që pala amerikane mund t’ia japë dritën e gjelbër marrëveshjes përfundimtare për shitjet e aksioneve ruse te MOL-i, apo nëse sheh komplikime tjera në ardhje, ai ka thënë se është “shumë i rezervuar në këtë drejtim”.
“Çështja e NIS-it është shumë e komplikuar, janë edhe autoritetet amerikane të përfshira dhe nuk mund të përjashtojmë asgjë. Kjo është bota në të cilën jetojmë. Vendimi amerikan për të zgjatur licencën është me rëndësi, sidomos për ruajtjen e funksionalitetit të NIS-it dhe rafinerisë, sepse ky është një burim i rëndësishëm për sigurinë energjetike të Serbisë. Me fjalë tjera, kemi rreze shprese”, ka thënë Bocan Kharcenko.
Aktualisht NIS-i është nën sanksione amerikane për shkak të pronësisë së madhe ruse në të, dhe në mënyrë që masat ndëshkuese të largohen, administrata amerikane është duke kërkuar largimin e dorës ruse nga pronësia.
Grupi hungarez MOL ka konfirmuar më 19 janar se ka nënshkruar një marrëveshje kornizë me Gazprom Neft-in e Rusisë për të blerë 56.15 për qind të aksioneve në NIS. Konfirmimin përfundimtar për marrëveshjen duhet ta japë Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja e Departamentit amerikan të Thesarit./REL
alexander botsan kharchenko nis
Bota
1 February 2026, 11:42
I.A
Aksidenti
TURQI- Një aksident trafiku me pasoja vdekjeprurëse ndodhi të dielën në Antalia të Turqisë, kur një ...
Bota
1 February 2026, 10:50
I.A
Boris Pistorius
GJERMANI- Pak para bisedimeve të reja për ndryshimen në Abu Dhabi (01.02.2026), ministri gjerman i Mbrojtjes Boris...
Bota
1 February 2026, 08:50
I.A
Mohammad Bayer Ghalibaf
IRAN- Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bayer Ghalibaf ka njoftuar se Irani i ka shpallur ushtritë evropiane si 'o...
Bota
31 January 2026, 22:47
D.S
Grafiku
SHBA- Një listë e bashkëpunëtorëve të mundshëm të Jeffrey Epstein u publikua nga Departament...
Bota
31 January 2026, 22:26
D.S
Lajçak dhe Gjukanoviç
MALI I ZI- Ish-presidenti dhe Ish-kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, përmendet në...
Bota
31 January 2026, 21:59
D.S
Foto nga protesta
DANIMARKË- Mijëra protestues u bashkuan një marshimi të heshtur drejt ambasadës amerikane në Kop...
Bota
31 January 2026, 21:39
D.S
Keir Starmer
MBRETËRI E BASHKUAR- Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer tha që Andrew Mountbatten-Windsor duhe...
Bota
31 January 2026, 20:42
D.S
Foto nga qelia
SHBA- Janë publikuar pamje nga ambientet e brendshme të qelisë ku vuante denimin i pandehuri i abuzimit seksual Jeffrey ...
Bota
31 January 2026, 20:30
D.S
Steve Witkoff dhe Kirill Dmitriev
RUSI- Të dërguarit e SHBA-së dhe Rusisë, Steve Witkoff dhe Kiri...
Bota
31 January 2026, 18:30
D.S
Miroslav Lajçak
SLLOVAKI- Ish-Ministri i Jashtëm sllovak, Miroslav Lajçak dha dorëheqjen nga posti si këshilltar i kryeminist...