27 September 2026, 17:22
Nga G.M
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka folur për arrestimin e pesë personave në Britani, të dyshuar për përgatitjen e një akti terrorist pranë bazës ajrore RAF Fairford. Trump e cilësoi operacionin si një zhvillim fantastik dhe tha se të arrestuarit po planifikonin të shkaktonin dëme të mëdha.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, Trump deklaroi se bashkëpunimi mes Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë funksionoi shumë mirë, duke shtuar se personat ishin ndjekur prej një kohe të gjatë para arrestimit. Ngjarja nisi rreth orës 00:45 të kësaj të diele, kur autoritetet u njoftuan për tre automjete të dyshimta që po lëviznin në drejtim të RAF Fairford. Forcat e armatosura të policisë ndërhynë në zonë dhe arrestuan pesë burra nën dyshimin për përgatitjen e një akti terrorist.
Mësohet se, rreth automjeteve është vendosur një perimetër sigurie prej 400 metrash, ndërsa një njësi e specializuar e ushtrisë britanike po kryen kontrolle për praninë e mundshme të eksplozivëve. Autoritetet e kanë cilësuar situatën si një incident madhor, por kanë theksuar se ajo është nën kontroll. Si masë paraprake, rreth 85 banesa në zonën përreth janë evakuuar./Dosja.al
donald trump raf fairford
Bota
27 September 2026, 17:10
G.M
Aleksandar Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pritet të dorëzojë ditën e sotme dor&...
Bota
27 September 2026, 17:02
G.M
Takim 20 minuta i ministrit të Jashtëm gjerman, Wadephul dhe atij rus, Lavrov në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme t...
Bota
27 September 2026, 16:56
G.M
Foto ilustruese
LITUANI- Lituania ka nisur një stërvitje të gjerë për përgatitjen ndaj një krize të mundshme të...
Bota
27 September 2026, 16:40
G.M
foto ilustruese
ANGLI- Një rast që filloi në orët e para të mëngjesit të së dielës si një alarm policor p...
Bota
27 September 2026, 16:32
G.M
Pamje nga Oleshki
UKRAINA- Oleshki në jug të Ukrainës, dikur ishte një qytet i qetë pranë lumit Dniepër, me shtëpi...
Bota
27 September 2026, 16:27
G.M
Pamje nga sulmi
JEMEN- Të paktën shtatë persona janë vrarë dhe 40 të tjerë janë plagosur, mes tyre edhe fëmij&...
Bota
27 September 2026, 16:14
G.M
OpenAI
SHBA- Agjentët e inteligjencës artificiale të OpenAI kanë skanuar më shumë se 16 mijë herë një faqe i...
Bota
27 September 2026, 16:08
G.M
RAF Fairford
BRITANI E MADHE- Pesë persona janë arrestuar nga autoritetet britanike nën dyshimin se po përgatitnin një akt terrori...
Bota
27 September 2026, 15:56
G.M
Pedro Sánchez
SPANJA- Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, ka deklaruar se qeveria e tij po punon intensivisht për të paraqitur nj...
Bota
27 September 2026, 15:31
G.M
Zjarrfikësit në një treg të dëmtuar pas sulmeve me dronë të Rusisë në Zaporizhja të Ukrainës më 26...