https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
'Banditët nuk na japin municione'/ Prigozhin nuk kursehet ndaj zyrtarëve rusë: Tradhëtarë! Kjo që po bëni është krim
Prigozhin pretendoi se armët nuk ishin dorëzuar në fushën e betejës dhe tha se luftëtarët e tij nuk kishin municion për të luftuar kundër artilerisë ukrainase për shkak të “tradhtisë” nga zyrtarët rusë, të cilët ai i përshkroi si “banditë”.
27 April 2023, 20:08Nga a.l
Yevgeny Prigpzhin
RUSI- Shefi i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin ka sulmuar ‘vendimmarrësit’ rusë, duke i quajtur tradhtarë. Po ashtu Prigozhin ka hedhur herë pas herë akuza ndaj Rusisë për mungesë të municioneve luftarake.
“Një grup kriminal nuk na dha municion”, tha Prigozhin në një deklaratë audio pesëminutësh në platformën Telegram.
Prigozhin pretendoi se armët nuk ishin dorëzuar në fushën e betejës dhe tha se luftëtarët e tij nuk kishin municion për të luftuar kundër artilerisë ukrainase për shkak të “tradhtisë” nga zyrtarët rusë, të cilët ai i përshkroi si “banditë”, shkruajnë mediat e huaja.
“Unë mendoj se kjo që po ndodh sot është një krim kundër Rusisë dhe popullit rus. Kriminelët duhet të mbajnë përgjegjësi”, tha kreu i Wagner.