LIVE UPDATES
Bota

Diyanet mund të censurojë përkthimet e Kuranit, shqetësime në lidhje me lirinë fetare në Turqi

Diyaneti është një nga autoritetet qeveritare më me ndikim në Turqi. Sipas informacioneve të saj, ajo punëson mbi 140,000 njerëz dhe ofron shërbime fetare në më shumë se 100 vende të botës.

1 July 2025, 08:23 Nga N.F
Diyanet mund të censurojë përkthimet e Kuranit, shqetësime
Foto

TURQI- Autoriteti fetar turk, Diyanet mund të ndalojë përkthimet e Kuranit që i konsideron të papajtueshme me parimet islame. Kjo po shkakton kritika dhe ka nxitur shqetësime në lidhje me lirinë fetare.

Diyaneti është një nga autoritetet qeveritare më me ndikim në Turqi. Sipas informacioneve të saj, ajo punëson mbi 140,000 njerëz dhe ofron shërbime fetare në më shumë se 100 vende të botës. E themeluar në vitin 1924, agjencia ka qenë në varësi të drejtpërdrejtë të Presidentit islamik-konservator Rexhep Tajip Erdogan që nga viti 2018. Buxheti i saj vjetor prej afërsisht tre miliardë eurosh tejkalon edhe buxhetet e disa ministrive, përfshirë Ministrinë e Brendshme Turke.

Diyaneti menaxhon 90,000 xhami në të gjithë Turqinë, organizon pelegrinazhe vjetore, koordinon ritualet për Kurban Bajramin dhe organizon kurse kurani dhe ngjarje kulturore. Gjithashtu ajo trajnon imamë dhe i dërgon ata për të dhënë mësim si në vend ashtu edhe jashtë Turqisë. Fondacioni i saj është aktiv në 150 vende dhe arrin miliona njerëz përmes programeve arsimore dhe bursave, nga Lindja e Largët në Amerikën Latine.

Diyanet merr autoritetin e interpretimit të përkthimeve të kuranit

Në vitet e fundit, kompetencat e Diyanetit janë zgjeruar vazhdimisht. Agjencisë i është dhënë ndërkohë edhe kompetenca për të interpretuar përkthimet kuranore. Një ligj i miratuar së fundmi i jep fuqinë për të shqyrtuar përkthimet, e nëse ato "nuk përputhen me karakteristikat themelore të islamit", mund të ndalohen. "Kopjet problematike" që janë botuar tashmë mund të konfiskohen dhe shkatërrohen. Kjo vlen edhe për përmbajtjen dixhitale, siç janë tekstet, regjistrime audio dhe video në internet.

Presidenti Erdogan i kishte dhënë më parë Diyanetit këtë autoritet me dekret, gjë që çoi në klasifikimin e disa përkthimeve si "të pavërteta". Megjithatë, ky vendim nuk u pranua në Gjykatën Kushtetuese. Me ligjin e ri, kjo kompetencë tani është sanksionuar ligjërisht dhe kështu nuk është më antikushtetuese.

Kritikët: "Shpallje falimentimi e shtetit turk"

Teologët kritikë ndaj qeverisë flasin për censurë dhe një  "islam të diktuar nga shteti" që rrezikon lirinë fetare. Për teologun e njohur Prof. Dr. Sönmez Kutlu, ky hap është një deklaratë falimentimi e shtetit. Sipas tij, një vend me mbi 100,000 punonjës të Diyanet dhe më shumë se 100 fakultete teologjie duhet të jetë në gjendje ta mbrojë Kuranin nga të ashtuquajturat përkthime problematike jo përmes ndalimeve, por përmes metodave intelektuale dhe shkencore. Ai gjithashtu paralajmëron se botimet që përmbajnë vargje kuranore të përkthyera që dyshohet se "kundërshtojnë karakteristikat themelore të Islamit" mund të çojnë gjithashtu në hetime dhe ndjekje penale.

Teologu Ihsan Eliacik e sheh autoritetin e ri të Dijanetit si një shkelje themelore të Islamit. "Në Islam," thotë Eliacik, "asnjë institucion nuk mund të qëndrojë midis njerëzve dhe Allahut. Megjithatë, shqyrtimi i Kuranit nga Dijaneti për 'vërtetësinë' bën pikërisht këtë." Përkthimi i Kuranit nga vetë Eliacik më parë ishte konsideruar problematik dhe u ndalua nga Diyaneti. Ai paditi Gjykatën Kushtetuese dhe fitoi. Me dispozitat e reja ligjore, kjo nuk është më e mundur.

Ömer Özsoy, Profesor i Teologjisë në Universitetin Goethe në Frankfurt am Main, dyshon se ligji i ri pasqyron ndikimin në rritje të qarqeve shumë fetare në qeveri. "Për rreth një dekadë, këto qarqe kanë kundërshtuar hapur teologjinë akademike, kritike dhe pluraliste në fakultetet teologjike islame në Turqi", thotë Özsoy e shton se ata "kanë kryer fushata sistematike kundër teologëve të shquar për njëfarë kohe". Ligji i ri mund të zbatohet gjerësisht në një "interpretim shtypës dhe të motivuar politikisht", thekson eksperti.

Roli i përkthimeve të Kuranit

Kurani, libri i shenjtë i myslimanëve, është shkruar në arabisht. Përkthimet janë të rëndësishme për t'i bërë tekstet të arritshme për miliona njerëz. Megjithatë, ato përfshijnë edhe interpretime, veçanërisht kur bëhet fjalë për fjalë ose fragmente të paqarta. Kjo e bën temën shumë të ndjeshme. Rëndësia e përkthimeve të Kuranit në vendet jo-arabe si Turqia është rritur vitet e fundit. Në të kaluarën, shpjegon profesori i teologjisë Özsoy, "studimi i Kuranit ishte përgjegjësi e dijetarëve fetarë". Megjithatë, teologu thotë se gjërat janë ndryshe sot. 

"Sot, besimtarët laikë e lexojnë Kuranin drejtpërdrejt dhe e interpretojnë atë në mënyrë të pavarur". Sipas tij, kjo është për shkak të individualizimit, të menduarit kritik dhe shfaqjes së lëvizjeve dhe trendeve të ndryshme. Sipas Özsoy, numri i përkthimeve turke të Kuranit është rritur në dekadat e fundit. Shumë prej përkthyesve nuk kanë kualifikimet e nevojshme profesionale. Ky problem diskutohet gjerësisht midis ekspertëve dhe ekziston literaturë e gjerë akademike mbi këtë temë.

Feja është gjithnjë e më shumë në qendër të diskursit shoqëror në Turqi. Të rinjtë, në veçanti lexojnë shkrimet e shenjta dhe diskutojnë për islamin, duke vënë në pikëpyetje shumë nga teoritë e tij, gjë që përbën shqetësim për qeverinë. Presidenti Erdogan ka theksuar prej kohësh dëshirën e tij për të rritur një "brez të devotshëm".

Megjithatë, studimet e fundit nga instituti i sondazheve Konda tregojnë të kundërtën: përqindja e njerëzve që e përshkruajnë veten si fetarë ra nga 55 përqind në vitin 2018 në 46 përqind sot, ndërsa përqindja e ateistëve ose jobesimtarëve u rrit nga dy në tetë përqind gjatë së njëjtës periudhë./ DW

kuran turqi

Sondazh

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes