Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Art&Argëtim
FOTO/Festivali i filmit në Kanë, disa nga yjet që shkëlqyen në tapetin e kuq
Aktoret si Eva Longoria, Katherine Langford dhe Lashana Lynch ishin ndër të parët që erdhën në festën historike
18 May 2022, 10:59Nga DOSJA
Foto nga ceremonia e festivalit të filmit në Kanë
FRANCË-Disa nga yjet e Hollywood-it janë nisur me avion për të marrë pjesë në ceremoninë vjetore që mbahet në Francë. Ndër premierat e parashikuara janë “Top Gun: Maverick” me protagonist Tom Cruise dhe Elvis me Austin Butler. 21 filma të tjerë po luftojnë për çmimin prestigjioz të Festivalit, ‘Palmën e Artë’.
Sipas Dailymail, aktoret si Eva Longoria, Katherine Langford dhe Lashana Lynch ishin ndër të parët që erdhën në festën historike, me secilin yll që befasoi me fustanet e paraqitjet elegante.
Katherine Langford
Lashana Lynch
Eva u pa duke qëndruar në një ballkon në hotelin Martinez në prag të festivalit të 75-të vjetor të filmit në Kanë, teksa shprehu entuziazmin e saj për pjesëmarrjen në këtë ngjarje.
Eva Longoria
Gjithashtu ndër të parët që doli në tapetin e kuq ishte Forest Whitaker, të cilit iu dha një ‘Palmë e Artë’. Festivali i Filmit në Kanë 2022 nisi zyrtarisht më 17 maj e do të përfundojë më datë 28