Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
FOTO-VIDEO/Policia greke zbulon 64 kilogramë kokainë, trafikantët e kishin fshehur në një kontenier me karkaleca
Sipas burimeve policore, është hera e parë që droga zbulohet jo në një ngarkesë frutash (zakonisht banane), por në frigoriferë ku ruhen karkalecat.
18 August 2023, 17:07Nga m.s
kontenieret me droge
GREQI- Autoritetet greke kanë gjetur më shumë se 64 kilogramë kokainë në një kontenier me karkaleca në portin e Pireut. Operacioni është ngritur nga nëndrejtoria e Prokurorisë së Narkotikëve, pranë Drejtorisë së Sigurisë së Athinës, me pjesëmarrjen e autoriteteve doganore, si dhe nga Prokuroria e Narkotikëve pranë S.D.O.E.
Në kuadër të hetimeve dhe në vijim të shfrytëzimit të informacioneve të marra nga Administrata Amerikane e Zbatimit të Drogës (DEA), u gjet një kontenier me origjinë nga Ekuadori, në të cilin ndodheshin 58 pako me gjithsej 64 kilogramë kokainë.
Përfitimi i pritshëm nga importimi dhe shitja e sasisë së konfiskuar të kokainës e kalon shumën prej 2.000.000 euro, ndërkohë që vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Sipas burimeve policore që folën për 'Protothema.gr', është hera e parë që droga zbulohet jo në një ngarkesë frutash (zakonisht banane), por në frigoriferë ku ruhen karkalecat.
“Deri tani trafikantët zakonisht transportonin drogë në ngarkesa me banane. Për shkak se ngarkesa të tilla janë kapur shumë herë, tani kanë gjetur mënyra të reja. Është hera e parë që kokaina gjendet në një frigorifer ku mbahen karkaleca deti”, theksuan ata.
Të njëjtat burime shtuan se tashmë po krijohet një situatë e re, jo vetëm në Greqi, por edhe në Evropë në përgjithësi, pasi rrjetet kriminale po kërkojnë vazhdimisht mënyra të reja për të transportuar mallrat e tyre.
“E gjithë Europa është e shqetësuar për këtë, pasi sasitë e gjetura herë pas here janë shumë të mëdha. Hetimet do të rriten, si dhe bashkëpunimi mes vendeve”, përfunduan ata.