1 February 2023, 16:36
Nga k.m.
Foto ilustruese
ITALI- Gjykata e Lartë e Italisë ka vendosur që fëmijët nuk janë të detyruar të shohin gjyshërit e tyre nëse nuk dëshirojnë ta bëjnë këtë.
Vendimi i Gjykatës së Lartë të Kasacionit ka të bëjë me ankesën e prindërve të dy fëmijëve që dolën kundër vendimit të një gjykate më të ulët që i kishte detyruar fëmijët të kalonin kohë me gjyshërit e tyre nga babai. Çështja shumëvjeçare u nis nga gjyshërit dhe një xhaxha nga babai, të cilët u ankuan se nuk ishin në gjendje të takonin fëmijët për shkak të pengesave të vendosura nga prindërit, me të cilët kishin konflikte familjare.
Gjyshërit fituan si në gjykatën e të Shkallës së Parë, ashtu edhe në gjykatën e Apelit të Milanos, e cila në vitin 2019 urdhëroi takime mes tyre dhe fëmijëve në prani të një punonjësi social, ndërsa paralajmëroi prindërit për dëmtimin e mundshëm psikologjik të fëmijëve nga privimi i takimeve me të afërmit e tyre.
Prindërit argumentuan se takimet nuk u deshën nga fëmijët për shkak të tensioneve të vazhdueshme familjare dhe kështu apeluan në Gjykatën e Lartë për të rrëzuar vendimin. Në vendimin e saj, Gjykata e Lartë vendosi që interesat e fëmijëve duhet të mbizotërojnë mbi ato të gjyshërve dhe se nuk mund të imponohet "një marrëdhënie e padëshiruar", aq më tepër nëse fëmijët e kanë mbushur moshën 12 vjeç.
Sipas një ligji familjar të futur në Itali në vitin 2006, një fëmijë ka të drejtë të mbajë një marrëdhënie me gjyshërit, edhe nëse prindërit e tyre ndahen. Gjyshërit gjithashtu kanë të drejtë t'i kërkojnë gjykatës të përcaktojë nëse vendimi i prindit për t'u mohuar atyre aksesin tek nipërit e mbesat e tyre është i dëmshëm për mirëqenien e fëmijës dhe rrjedhimisht i paligjshëm.
itali
Bota
1 February 2023, 16:33
a.l
SHBA-Indi
SHBA- Shtetet e Bashkuara dhe India po ndërmarrin hapa për të forcuar partneritetin e tyre të mbrojtjes. Planet u s...
Bota
1 February 2023, 16:21
k.m.
Foto ilustruese
ITALI- Një vrasës mafioz, Massimiliano Sestito, 52 vjeç, u arratis mbrëmjen e 30 janarit nga shtëpia ku po vuant...
Bota
1 February 2023, 16:13
a.l
Oleksiy Danilov
UKRAINË- Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Danilov ka paral...
Bota
1 February 2023, 16:10
k.m.
Victor Orban dhe Recep Tajip Erdogan
BUDAPEST- Hungaria do të mbështesë kandidaturën e presidentit turk Tajip Erdogan për Ç...
Bota
1 February 2023, 16:05
A.B
Ministria e Brendshme e Azerbajxhanit ka arrestuar afër 40 persona, nën dyshimet se janë pjesë e një rrjeti të spiunazhit irania...
Bota
1 February 2023, 16:00
k.m.
Foto ilustruese
SHBA- Një grup ndërkombëtar studiuesish kanë përdorur softuer të veçantë për të rikriju...
Bota
1 February 2023, 15:55
A.B
Messina Denaro
ITALI-Prokurorët e Palermos kanë nisur hetimet për të zbuluar kartat e identitetit të bosit të mafias ...
Bota
1 February 2023, 15:51
k.m.
Gillian Keegan
BRITANI E MADHE- Sekretarja e Shtetit për Arsimin, Gillian Keegan është në epiqendër të një skandali n&e...
Bota
1 February 2023, 15:47
a.l
arrestohet çifti rus në restorant
RUSI- Autoritetet ruse kanë arrestuar një çift, të identifikuar si Olesya Ovchinnikova ...
Bota
1 February 2023, 15:35
a.l
Universiteti në Milano
ITALI- Një ngjarje e rëndë është shënuar në Milano të Italisë. Mediat iltaliane ra...