Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
Sulmi i Hamasit në Izrael, ministria e Jashtme: 8 francezë janë zhdukur, mund të jenë vrarë ose marrë peng!
Ministria e Jashtme tha të hënën se pothuajse 62,000 shtetas francezë ishin regjistruar në konsullatën e përgjithshme në Tel Aviv, me 25,000 të tjerë në Jerusalem. Shumë udhëtarë francezë ishin gjithashtu të pranishëm në Izrael në kohën e sulmeve.
10 October 2023, 21:07Nga a.l
Catherine Colonade
FRANCË- Ministria e Jashtme njofton se të paktën tetë shtetas francezë u zhdukën, u vranë ose u morën peng, pas sulmit të Hamasit në Izrael në fundjavë, ndërsa konfirmoi vdekjen e vetëm dy shtetasve, shkruajnë mediat e huaja.
“Franca shpreh keqardhjen për vdekjen tragjike të një shtetasi të dytë francez, i cili ra viktimë e sulmeve terroriste të Hamasit kundër Izraelit. Ne po vazhdojmë përpjekjet tona për të sqaruar situatën e atyre shtetasve tanë që mbeten të pagjetur”, tha ministria.