20 October 2023, 19:17
Nga r.ll
Andrew Wilkinson
SHBA- Autoritetet amerikane janë vënë në kërkim të një personi i cili dyshohet se ka qëlluar për vdekje një gjyqtar jashtë shtëpisë së tij. Policia e identifikoi viktimën si gjyqtari i Gjykatës së Qarkut të Uashingtonit, Andrew Wilkinson, 52 vjeç, nga Hagerstown.
Në kërkim është shpallur Pedro Argote, 49 vjeç, i cili sipas policisë është i armatosur dhe i rrezikshëm. Autoritetet dyshojnë se vrasja e gjyqtarit lidhet me betejën ligjore për kujdestarinë e fëmijëve të Argote. Sipas BBC, gjykatësi Wilkinson drejtonte çështjen e divorcit të 49-vjeçarit me gruan e tij.
Sipas të dhënave të gjykatës në Masryland, Argote nuk mori pjesë në seancën dëgjimore të enjten në mëngjes, ku gjykatësi i dha kujdestarinë e fëmijëve nënës së tyre. Pas kësaj dyshohet se 49-vjeçar është nisur në shtëpinë e gjykatësit dhe e ka qëlluar me armë. Në momentin e të shtënave gruaja dhe djali i gjykatësit Wilkinson ishin brenda në shtëpi.
Wilkinson u bë gjyqtar në vitin 2020, pasi punoi si avokat për më shumë se 20 vjet, sipas Arkivave Shtetërore të Maryland. Ai ishte aktiv në kishën e tij dhe trajner i sporteve rinore. Autoritetet amerikane dërguan oficerë në shtëpitë e gjyqtarëve të tjerë në zonë, por besohet se Wilkinson ishte objektivi i vetëm i autorit.
andrew wilkinson pedro argote vrasje ne shba
Bota
20 October 2023, 19:19
A.TH
Avioni
ANGLI- Një aeroplan rrëshqiti nga pista në aeroportin Leeds Bradford teksa po ulej në pistë. Shkak është b&e...
Bota
20 October 2023, 19:11
h.k
Javier Milei
ARGJENTINË-Javier Milei, njeriu që udhëheq garën për t'u bërë presidenti i ardhshëm i Argjentinës...
Bota
20 October 2023, 19:03
r.ll
Judith dhe Natalie Raanan
PALESTINË- Dy pengje amerikane nënë e bijë të mbajtura nga Hamasi janë liruar "për arsye human...
Bota
20 October 2023, 18:52
I.A
Raketa
SHBA- SHBA-ja, ose e dyfishon ndihmën për aleatët e saj të sulmuar, ose i lë sulmuesit të fitojnë, thotë n&e...
Bota
20 October 2023, 18:46
A.TH
Katharina Günther-Wünsch
GJERMANI- Frika për protesta e rritja e frymës pro palestineze është edhe në sh...
Bota
20 October 2023, 18:43
h.k
Nancy Faeser
GJERMANI-Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser, ka thënë të premten se mbështetësit e Hamasit duhet të d&...
Bota
20 October 2023, 18:35
r.ll
Presidenti i Turiqisë, Recep Tayyip Erdogan
TURQI- Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka bërë thirrje Izraelit&nbs...
Bota
20 October 2023, 18:24
A.TH
Policia franceze
FRANCË- Franca vijon të mbetet nën alarmin e sulmeve të mundshme terroriste ndaj hebtejeve që me nisjen e sulemev...
Bota
20 October 2023, 18:15
h.k
Dondal Trump, ish-President i SHBA-ve
SHBA-Gjykatësi Arthur Engoron tha se Donald Trump la një koment të pavërtetë dhe nën&cc...
Bota
20 October 2023, 18:04
r.ll
pamje nga avioni me ndihma mjekesore
EGJIPT-Një tjetër aeroplan që transporton furnizime mjekësore të Organizatës Bot&eu...