12 January 2025, 07:43
Nga N.F
Foto ilustruese
GAZA- Shërbimi i mbrojtjes civile të Rripit të Gazës raportoi dje, të shtunën për tetë të vdekur nga një bombardim ajror izraelit në një shkollë në pjesën veriore të enklavës palestineze. Shkolla mësohet ishte kthyer në një qendër për pritjen e personave të zhvendosur nga vendbanimet e tyre.
"Tetë persona, duke përfshirë dy fëmijë dhe dy gra, u vranë në bombardimet izraelite të shkollës Halwa, e cila pret mijëra njerëz të zhvendosur në qytetin e Jabalia", tha zëdhënësi i mbrojtjes civile të Rripit të Gazës, Mahmoud Basal.
Ai shtoi se tridhjetë persona u plagosën, mes tyre 19 fëmijë. Ushtria izraelite njoftoi se kishte shënjestruar terroristët në një qendër komandimi që dikur përdorej si shkollë, duke siguruar se kishte marrë të gjitha masat e nevojshme për të kufizuar rrezikun e goditjes së civilëve.
Që nga 6 tetori, Izraeli ka kryer operacione intensive tokësore dhe ajrore në pjesën veriore të Rripit të Gazës për të parandaluar rigrupimin e njësive të Hamasit. Lufta në Rripin e Gazës u shkaktua nga sulmi i paprecedentë i Hamasit në Izrael më 7 tetor 2023, i cili vrau 1,208 njerëz në anën izraelite, shumica prej tyre civilë, sipas një raporti të AFP-së bazuar në të dhënat zyrtare izraelite.
46,537 njerëz, shumica e të cilëve civilë, janë vrarë që atëherë në operacionet hakmarrëse shkatërruese të Izraelit në Rripin e Gazës, sipas shifrave nga ministria e shëndetësisë e qeverisë së Hamasit të enklavës, të cilat konsiderohen të besueshme nga OKB. Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) vlerëson se rreth 10,000 banorë të Rripit të Gazës të cilët janë klasifikuar si të zhdukur janë varrosur në rrënojat e ndërtesave të rrafshuara.
lufta izrael-hamas
Bota
12 January 2025, 07:34
N.F
Zjarret
SHBA- Zjarrfikësit po luftojnë me kohën dhe kushtet e motit në frontet ende të pakontrollueshme të zjarreve rreth Los...
Bota
11 January 2025, 22:52
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump synon të ulë shpenzimet qeveritare kur të marrë detyrën më 20 janar. De...
Bota
11 January 2025, 22:43
I.A
Jack Smith
SHBA- Këshilltari special, Jack Smith, i cili ka përfunduar punën rreth dy hetime penale ndaj presidentit të zgjedhur amerik...
Bota
11 January 2025, 22:39
E. D
foto ilustruese
IRANË- Irani zhvilloi të shtunën manovra ushtarake që simulojnë mbrojtjen ajrore, njoftoi media shtetërore, n...
Bota
11 January 2025, 22:34
E. D
foto ilustruese
SHBA- Ministria e Jashtme ruse denoncoi të shtunën sanksionet e reja të Shteteve të Bashkuara kundër sektorit ener...
Bota
11 January 2025, 22:32
E. D
Elise Stefanik
SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump emëroi ligjvënësen e Nju Jorkut, Elise Stefanik për të shërbyer si a...
Bota
11 January 2025, 21:41
E. D
foto ilustruese
STRASBURG- Kaosi dhe paniku mbizotëruan herët pasditen e sotme pasi dy tramvaje u përplasën në stac...
Bota
11 January 2025, 21:23
E. D
foto ilustruese
SHBA- Mes një numri të madh fluturimesh të anuluara, zyrtarët në disa shtete jugore paralajmëruan të sht...
Bota
11 January 2025, 21:17
E. D
foto ilustruese
IZRAEL- I dërguari i Presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, u takua të shtu...
Bota
11 January 2025, 19:27
E. D
foto ilustruese
Mijëra njerëz kanë protestuar kundër një konvente të partisë ekstremit të djathtë – Alte...