31 July 2026, 07:37
Nga E. D
Donald Trump
SHBA- SHBA-të kanë njoftuar se “Bordi i Paqes” ka arritur një marrëveshje me Hamasin për çarmatosje dhe transferimin e kontrollin politik dhe ushtarak të Gazës te një qeveri palestineze në detyrë (Komiteti Kombëtar për Administrimin e Gazës). Por marrëveshja kërkon që Hamasi dhe Izraeli të ndërmarrin një sërë hapash të vështirë gjatë shtatë deri në tetë muajve të ardhshëm.
Në një konferencë me gazetarët, një zyrtar amerikan shpjegoi se grupi palestinez do të dorëzonte armët në këmbim të tërheqjes përfundimtare të Izraelit nga Rripi i Gazës. Nga ana tjetër, një anëtar i Hamasit, Ghazi Hamad, konfirmoi për Al Jazeera se pas negociatave të vështira, ishte arritur një marrëveshje, por ai gjithashtu deklaroi se grupi palestinez nuk do të ndërmerrte asnjë hap në lidhje me çarmatimin përpara se Izraeli të tërhiqet nga Rripi i Gazës.
Edhe disa media izraelite kanë cituar burime zyrtare izraelite, ku thonë se ata nuk janë të gatshëm të pranojnë një tërheqje nga asnjë pjesë e Gazës derisa Hamasi të jetë çarmatosur plotësisht. Madje edhe deklaratat e presidentit, Donald Trump në Truth Social, lënë të kuptohet se tërheqja izraelite do të ndodhë vetëm pas çarmatimit të plotë të kundërshtarëve.
Presidenti amerikan e përshkroi marrëveshjen në Truth si një marrëveshje historike për çarmatimin e plotë të Hamasit dhe të të gjitha grupeve të tjera të armatosura në Gaza. Trump foli për çarmatosjen e Hamasit në disa faza, por fillimisht me një tërheqje graduale të Izraelit, e cila do të zëvendësohej nga një forcë ndërkombëtare stabilizimi që do të punonte në bashkëpunim me një forcë të re policore palestineze.
"Sot, Bordi i Paqes arriti një marrëveshje HISTORIKE për ÇARMATIMIN E PLOTË të Hamasit dhe të gjitha grupeve të tjera të armatosura në Gaza. Ky është një hap monumental drejt PAQES dhe SIGURISË së qëndrueshme. Kjo marrëveshje është një hap kritik drejt qeverisjes së Gazës nga një qeveri e re palestineze që do të punojë ngushtë me Bordin e Paqes për të ndihmuar popullin palestinez. Në të njëjtën kohë, Izraeli do të ketë sigurinë që meriton, me Gazën që nuk do të përdoret më si bazë për sulme terroriste.
Ky është një moment i rëndësishëm në zbatimin e Planit 20-Pikësh të Trump. Marrëveshja do të zbatohet në faza të strukturuara me kujdes. Ndërsa çarmatimi përfundon, forcat izraelite do të tërhiqen dhe Forca Ndërkombëtare e Stabilizimit do të punojë me një forcë të re policore palestineze për të marrë përgjegjësinë që Gaza të jetë e sigurt për banorët e saj dhe fqinjët e saj.
Një vit më parë pati një luftë të dhunshme, krizë humanitare dhe pengje të mbajtura në robëri brutale. Ne kemi bërë përparim historik dhe ka ende shumë punë për të bërë. Dua të falënderoj ndërmjetësit - Egjiptin, Katarin dhe Turqinë - për përpjekjet e tyre të rëndësishme, dhe veçanërisht ekipin tim të shquar, puna e palodhur e të cilit e bëri të mundur këtë përparim historik.
Kërcënimi që doli nga Gaza më 7 tetor NUK do të lejohet të rindërtohet! Sipas kësaj marrëveshjeje, Gaza më në fund do të jetë në duart e një qeverie të re palestineze që i shërben POPULLIT të saj. URIME TË GJITHËVE PËR KËTË ZHVILLIM TË MREKULLUESHËM, QË TË GJITHË THASHIN SE NUK MUND TË ARRITET KURRË!" shkruan Trump në platformën Truth Social.
Çarmatimi i Hamasit dhe tërheqja e Izraelit do të shënonin vërtet një pikë kthese të madhe për Gazën dhe do të hapnin rrugën për rindërtimin e Rripit të shkatërruar nga lufta. Megjithatë ka shumë dyshime në lidhje me zbatimin e planit të veprimit. Përbërja e institucioneve palestineze që do të qeverisin Gazën është e paqartë. Ende nuk se cilat vende do të kontribuojnë në forcën ndërkombëtare të stabilizimit apo kur do të vendoset ajo.
Autoritetet e Hamasit, që aktualisht administrojnë Rripin e Gazës, pritet t'ia dorëzojë armët një force të re policore palestineze, e trajnuar nga forca ndërkombëtare e stabilizimit, e cila do të ketë gjithashtu detyrën të ndihmojë në procesin e çarmatimit dhe do të vendoset midis zonave të kontrolluara nga palestinezët dhe forcave izraelite. Por, me zgjedhjet që po afrohen në tetor, duket e pamundur që Netanyahu të jetë i përgatitur të bëjë ndonjë lëshim ndaj Hamasit.
Po ashtu një zyrtar amerikan ka theksuar se do të duhen rreth 200 deri në 250 ditë për të zbatuar planin e çarmatimit, por sipas tij, fokusi nuk do të jetë tek shpejtësia, por tek hapat konkretë dhe të verifikuar nga të dyja palët për të ecur përpara. Në njoftim, zyrtarët amerikanë thanë gjithashtu se Irani është përpjekur ta bindë Hamasin të mos ecë përpara me marrëveshjen, por grupi palestinez nuk kishte ndjekur këshillën e Teheranit./Dosja.al
lufta ne lidjen e mesme shba gaza izrael donald trump
Bota
30 July 2026, 17:27
G.M
Foto ilustruese
SPANJË- Një punëtor ndërtimi në Spanjë përballet me deri në 10 vjet burg pasi u arrestua me ak...
Bota
30 July 2026, 16:52
G.M
Foto ilustruese
ANGLI- Një zjarr i madh ka përfshirë zonën e Dunwich Heath në Anglinë lindore, vetëm pak kilometra n&eum...
Bota
30 July 2026, 16:04
G.M
Pamje
SPANJA- Mijëra emigrantë po mbërrijnë në këmbë në enklavën spanjolle të Ceutës në Af...
Bota
30 July 2026, 15:36
G.M
Foto ilustruese
RUSI- Rusia dyshohet se ka përdorur për herë të parë këtë vit një raketë të prodhuar...
Bota
30 July 2026, 15:11
G.M
Foto ilustruese
GAZA- Shenjat nga negociatat midis Izraelit dhe palës palestineze në Gaza janë pozitive, pasi të dy...
Bota
30 July 2026, 14:57
G.M
Portugali
PORTUGALI- Rreth 800 zjarrfikës u mobilizuan këtë mëngjes për të shuar një zjarr në shkurr...
Bota
30 July 2026, 14:23
G.M
Foto ilustruese
GREQI- Mijëra njerëz janë evakuuar në ishullin grek të Kretës, ndërsa zjarret e përhapura nga er&eu...
Bota
30 July 2026, 14:16
G.M
Pamje
SHBA- Ushtria amerikane ka deklaruar se ka përfunduar një valë të rëndë sulmesh kundër Iranit në hakmarrje p&...
Bota
30 July 2026, 13:09
G.M
Viktima
INDONEZI- Një burrë 35-vjeçar në Indonezi u vra tragjikisht kur një piton shtatë metr...
Bota
30 July 2026, 12:55
G.M
Pamje nga Polonia
POLONI- Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka deklaruar për një sulm të undshëm raketor nga Rusia. Si...