20 September 2022, 11:28
Nga d.a.
Adnan Syed
SHBA- Një gjykatës në Baltimore ka urdhëruar lirimin e Adnan Syed-it pasi përmbysi dënimin e tij për një vrasje të vitit 1999, e cila u shtjellua në emisionin popullor "Serial". Gjykatësja Melissa Phinn të hënën urdhëroi përmbysjen e dënimit dhe lirimin e 41 vjeçarit Syed, i cili ka kaluar më shumë se dy dekada pas hekurave.
Syed asnjëherë nuk e ka pranuar fajësinë për vrasjen e ish të dashurës së tij, Hae Min Lee. Rasti tërhoqi vëmendjen e publikut të gjerë në vitin 2014, kur emisioni "Serial" u përqëndrua në vrasjen e Hae Min Lee dhe ngriti dyshime për disa nga provat që prokurorët kishin përdorur kundër zotit Syed.
Javën e kaluar, prokurorët paraqitën një mocion, në të cilin thuhej se një hetim i gjatë kishte zbuluar prova të reja që mund të minonin dënimin e zotit Syed, ish të dashurit të zonjës Lee, në vitin 2000. Prokurorja e shtetit të Merilendit, Marilyn Mosby tha se hetuesit po presin rezultatin e analizave të ADN-së, para se të vendosur nëse do të kërkojnë një gjykim të ri ose çertifikim të pafajësisë së tij.
Adnan Syed nuk foli gjatë seancës dhe as me gazetarët pas vendimit. Por, avokatja e tij Erica Suter e përshkruajti reagimin e tij ndaj vendimit, duke thënë “Ai tha se nuk mund ta besonte se vërtetë po ndodhte.”/VOA/
lirohet adnan syed vrasja e hae min lee melissa phinn
Bota
20 September 2022, 11:15
d.a.
UÇK
KOSOVË- Anëtari i OVL-UÇK Faton Klinaku ka thënë se ata si lëvizje e mbështesin dhe do të marrin ...
Bota
20 September 2022, 11:16
d.a.
luftanije ruse
RUSI- Inteligjenca britanike e Mbrojtjes ka thënë në vlerësimin e saj më 20 shtator se beson që flota ruse n&e...
Bota
20 September 2022, 11:07
d.a.
Kosove
SERBI- Nënkryetari i Lëvizjes Dveri në Serbi, Ivan Kostiç, paralajmëroi se nëse presidenti serb Aleksandër Vu&c...
Bota
20 September 2022, 11:02
d.a.
Rrahman Jasharaj
KOSOVË- Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj është shprehur se nuk ndihet fajtor për vazhdimin e grevës s&...
Bota
20 September 2022, 10:57
n.m.
Irit Lillia
ANKARA- Pas katër vitesh, Izraeli ka emëruar ambasadoren e re në Turqi duke i hapur rrugë normalizimit të plotë t...
Bota
20 September 2022, 11:08
d.a.
Mitrovice
Nga New York Times
Kur evropianët dhe amerikanët u zmbrapsën të tmerruar këtë pranverë nga dëshmitë...
Bota
20 September 2022, 11:00
d.a.
Thierry Breton
BRUKSEL- Projektligji i paraqitur në Bruksel ka për qëllim të shmangë mungesat me produkte të rëndës...
Bota
20 September 2022, 10:52
d.a.
OKB
SHBA- Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, nis të martën punimet teksa bota përballet me kriza të shumta, duk...
Bota
20 September 2022, 10:40
d.a.
Mbledhja
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua me ministrat e jashtëm të Armenisë dhe Azerbajxhanit të hën&eum...
Bota
20 September 2022, 10:19
d.a.
vaksinim
KOSOVË- Ministria e Shëndetësisë së Kosovës që nga muaji korrik ka njoftuar prindërit e fëmijëve...