5 July 2023, 10:56
Nga f.i
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media sot ka folur për takimin e djeshëm që ka pasë me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak.
“I kam siguruar jo vetëm Lajcakut, por edhe të dielën pasdite Borrellit që Qeveria kurrsesi nuk kontribuon në eskalim asnjëherë. Ne duam polici për zbatim ligji dhe për siguri publike që s’e përjashton askënd. Policët që janë nëpër ndërtesat në Veri nuk janë duke zhvilluar operacione sepse në komunikatën që e ka lëshuar Borrell nga Moldavia kur po mbahej samiti i Komunitetit Politik Europian, Borrell tha se ka operacione në afërsi të ndërtesave komunale. Unë ia konfirmova që nuk ka patur dhe nuk ka”,-tha Kurti.
Ndërkohë, Kurti tha se s’duhet harruar se ka marrëveshje dhe se nuk ka zgjidhje sepse s’po zbatohet ajo. Kryeministri ka theksuar se është i gatshëm ta nënshkruajë marrëveshjen dhe ta zbatojë atë.
"Sa i përket normalizimit – unë po e vë gjithmonë theksin te fakti se kemi nevojë për zbatim të marrëveshjes dhe le të mos harrojmë që kemi marrëveshje. Sepse shumëçka që trumpetohet sot në mediat vendore, ato në Serbi dhe ato ndërkombëtare e ka krijuar përshtypjen thua se s’kemi zgjidhje se s’kemi marrëveshje. Në fakt, nuk kemi zgjidhje sepse s’kemi zbatim të marrëveshjes dhe këtu Kosova nuk ka kurrfarë faji, për shkak se ne jemi treguar të gatshëm edhe ta nënshkruajmë marrëveshjen dhe më pastaj që ta zbatojmë me shpejtësi”,-theksoi Kurti.
tensionet në veri të kosovës albin kurti
Bota
5 July 2023, 10:53
f.i
Millorad Dodik
BOSNJE HERCEGOVINË- Deputetët kryesorë të Parlamentit Evropian që merren me rajonin e Ballkanit Perëndimo...
Bota
5 July 2023, 10:39
f.i
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Alnin Kurti ka thënë se është dakort për mbajtie të zgjedhjeve t&eu...
Bota
5 July 2023, 10:30
k.m.
Albin Kurti
PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka vënë kushte homologut shqiptar, Edi Rama, i cili do të shko...
Bota
5 July 2023, 10:20
f.i
Luiz Inacio Lula da Silva
BRAZIL- Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva ka deklaruar se vendet e zhvilluara nuk i përmbushin detyrimet e tyre...
Bota
5 July 2023, 10:14
k.m.
Wang Wenbin
PEKIN- Kina vlerëson marrëdhëniet me Bashkimin Evropian dhe mirëpret shefin e politikës së jashtme të 'bllok...
Bota
5 July 2023, 10:15
f.i
foto ilustruese
KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kaçamik të Kosovës, ku një grua ësht&eum...
Bota
5 July 2023, 10:13
f.i
foto ilustruese
SUDAN- Një avion luftarak i forcave të armatosura sudaneze u rrëzua të martën ndërsa operonte mbi hap&eu...
Bota
5 July 2023, 10:05
k.m.
Evan Gershkovich
Kremlini mbajti të martën të hapur mundësinë e kontakteve me Uashingtonin në lidhje me një shkëmbi...
Bota
5 July 2023, 09:52
f.i
Klemen Groshelj
KOSOVË- Anëtari i Parlamentit Evropian, Klemen Groshelj është shprehur se presidenti serb, Aleksandër Vu&cc...
Bota
5 July 2023, 09:47
f.i
KFOR
KOSOVË- KFOR ka reaguar pas deklaratave të deputetes britanike, Alicia Kearns, e cila ka thënë se ka armë që po kontraba...