28 April 2025, 08:19
Nga M.B
Policia në Vankuver pas sulmit me makinë. 27 prill 2025.
KANADA- I dyshuari për sulmin me makinë në Vankuver, që la të vdekur 11 persona në një festival filipnez, është akuzuar për vrasje, tha policia kanadeze. Të dyshuarit, që u identifikuar si Kai-Ji Adam Lo, 30-vjeç, nga Vankuver, iu ngritën tetë akuza për vrasje të shkallës së dytë, sipas departamentit policor në Vankuver.
Lo, i cili doli para gjykatës dhe më pas u dërgua në paraburgim, dyshohet se ka vepruar qëllimshëm dhe kishte probleme të shëndetit mendor, tha policia kanadeze. Ende nuk është konfirmuar motivi për sulmin e të shtunës mbrëma në Vankuver, edhe pse policia nuk e ka hedhur poshtë mundësinë se rasti ka të bëjë me terrorizëm.
Sulmi me makinë ndaj turmës së njerëzve tronditi mbarë Kanadanë. Shefi i policisë, Steve Rai, tha se i dyshuari që goditi turmën me makinën e tij ishte i njohur për policinë dhe profesionistët e shëndetit mendor. Policia kanadeze tha se sulmi në Vankuver “ishte dita më e errët në historinë e qytetit tonë”.
Komuniteti filipinez ishte mbledhur në lagjen Fraser të Vankuverit kur pjesëmarrësit në festival u goditën nga një veturë. Festivali quhet Lapu Lapu dhe nderon një udhëheqës antikolonial filipinez të shekullit 16-të. Sulmi është dënuar nga politikanë në Kanada.
“Mbrëmë, familjet humbën një motër, një vëlla, një nënë, baba, djalë dhe vajzë. Këto familje do të jetojnë çdo ditë me këtë makth”, tha kryeministri kanadez, Mark Carney.
Udhëheqësi konservator në Kanada, Pierre Poiliever, shkroi në X se “jam i tronditur nga lajmet që po vijnë nga festivali Lapu Lapu në Vankuver”. Presidenti i Filipineve, Ferdinand Marcos, dënoi sulmin dhe tha se është i pikëlluar me ngjarjet në Vankuver. Dita e Lapu Lapu shënohet në Filipine për të kujtuar udhëheqësin indigjen Lapulapu, i cili udhëhoqi mposhtjen e eksploruesit portugez, Ferdinand Magellan, gjatë betejës më 1521./ REL
sulmi ne vankuver
Bota
28 April 2025, 07:52
M.B
Foto nga takimi
SHBA- Presidenti i SHBA-ve Donald Trump thotë se homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky është i gatshëm t&rsq...
Bota
28 April 2025, 07:38
M.B
Foto ilustruese
STOKHOLM- Shpenzimet botërore ushtarake arritën në 2718 miliardë dollarë në vitin 2024, që paraqet nj&eu...
Bota
27 April 2025, 22:49
N.F
Foto
SHBA- Bashkimi Evropian po e paraqet veten si një strehë të sigurt për akademikët që përballen me shkurtime fondesh...
Bota
27 April 2025, 22:44
N.F
Foto ilustruese
TURQI- Një tërmet i ri me magnitudë 4.9 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur në Turqi mbrë...
Bota
27 April 2025, 22:32
N.F
Takimi
VATIKAN- Varrimi i Papa Françeskut bashkoi liderët e botës në Vatikan. Përveç detajeve nga ceremonia mortore e Pap...
Bota
27 April 2025, 19:00
N.F
Gashi
SHKUP- Shumica parlamentare është e qëndrueshme pavarësisht tronditjeve në koalicionin VLEN, thotë kryetari i Kuvendit ...
Bota
27 April 2025, 16:42
N.F
Foto ilustruese
ZVICËR- Zvicra regjistroi një rritje të madhe të incidenteve raciste dhe ksenofobike në vitin 2024, veç...
Bota
27 April 2025, 16:15
N.F
Peter Erdo
VATIKAN- Pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut më 21 prill, kanë nisur spekulimet për pasuesin e tij në krye t...
Bota
27 April 2025, 15:47
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
VATIKAN- Priftërinjtë e Bazilikës së Santa Maria Maggiore po u kërkojnë pelegrinëve të b...
Bota
27 April 2025, 14:11
r.ll
foto ilustruese
MOSKË- Rusia e ka pranuar për herë të parë se ka dërguar ushtarë të Koresë së Veriut n&eu...