20 August 2024, 15:37
Nga N.F
Foto ilustruese
RUSI- Ligjvënësit ukrainas e kanë miratuar më 20 gusht një projektligj që ndalon punën e organizatave fetare të lidhura me Kishën Ortodokse Ruse, të cilën Kievi e sheh si mbështetëse të luftës së nisur prej Moskës në Ukrainë, më 2022.
Deputeti Oleksandr Honcharenko, ka thënë se 25 anëtarë të Parlamentit e kanë miratuar projektligjin, i cili sapo të nënshkruhet nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të hapë rrugën për ndalim të punës së një dege ukrainase të Kishës Ortodokse, e lidhur me Patriarkanën e Moskës.
Legjislacioni ndalon aktivitetet e organizatave fetare të lidhura me qendrat e ndikimit “në një shtet që kryen agresion të armatosur kundër Ukrainës”. Në dokument përmendet se këto aktivitete do të ndalohen edhe me ligj. Projektligji ka qenë çështje e ndjeshme për ligjvënësit.
Në korrik, disa deputetë kanë refuzuar të votojnë për këtë dokument, mirëpo disa të tjerë i kanë bllokuar në sallë, dhe kanë mbajtur në duar mbishkrime, “Kisha e Moskës vret”. Partia e Zelenskyt, Shërbyesit e Popullit, është e ndarë lidhur me fatin e legjislacionit që shënjestron Kishën, roli kontrovers i së cilës ka rritur edhe më shumë tensionet, prej nisjes së luftës.
Ligjvënësit ukrainas e kanë miratuar projektligjin në lexim të parë, në tetor të vitit 2023. Dega ukrainase e lidhur me Patriarkanën e Moskës funksionon nën Kishën Ortodokse të Ukrainës, e cila më parë ka qenë nën juridiksion të patriarkut ortodoks rus në Moskë.
Mirëpo, Kisha Ortodoksee e Ukrainës i ka shkëputur të gjitha lidhjet me Moskën një vit më parë, për shkak të nisjes së luftës, dhe zyrtarët e lidhur me Kishën ruse janë akuzuar se po mbajnë lidhje me Rusinë. Shërbimi ukrainas i Sigurisë ka thënë në tetor se janë iniciuar 68 raste penale, përfshirë akuza për tradhti, kundër përfaqësuesve të degës së lidhur me Moskën, prej kur ka nisur lufta.
Dega ukrainase e lidhur me Kishën e Moskës, ka insistuar që legjislacioni nuk është në përputhje me Kushtetutën e Ukrainës dhe Konventën Evropiane për të Drejta të Njeriut, dhe e ka akuzuar Kievin që po tenton të portretizojë klerikët dhe besimtarët ukrainas si “agjentë të Federatës Ruse”. Kisha Ortodokse Ruse mbështet në masë të madh presidentin rus, Vladimir Putin, dhe luftën e Moskës në Ukrainë./ REL
rusi ligjvenesit ukrainas
Bota
20 August 2024, 15:24
E. D
Peter Stano
MITROVICË- Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano në një konferencë për media ka thënë ...
Bota
20 August 2024, 15:07
E. D
kamala harris dhe donald trump
SHBA- Zëvendëspresidentja Kamala Harris në tre sondazhet e zhvilluara në një javë tregojnë...
Bota
20 August 2024, 15:06
N.F
Burns
SARAJEVË- Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane (CIA), William Burns, ka mbërritur në Sarajevë ...
Bota
20 August 2024, 15:02
E. D
fotot ilustruese
SHBA- Një muaj pasi njoftoi se nuk do të rikandidojë, Presidenti Joe Biden iu drejtua Kuvendit Kombëtar Demokrat t&eum...
Bota
20 August 2024, 11:34
M.B
Foto ilustruese
GAZA- Ushtria izraelite ka thënë të martën se ka nxjerr trupat e gjashtë pengjeve të marra prej militantë...
Bota
20 August 2024, 09:41
M.B
Donald Trump
SHBA- Irani ka qenë mbrapa tentimeve të fundit për të hakuar fushatën presidenciale të Donald Trumpit, kanë...
Bota
20 August 2024, 09:31
M.B
Volodymyr Zelensky
UKRAINA- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka kërkuar të hënën përsëri vendeve aleate ta l...
Bota
20 August 2024, 08:52
M.B
Antony Blinken
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i bëri thirrje të hënën Hamasit ta pranojë një propozim t&...
Bota
20 August 2024, 08:28
M.B
Joe Biden
SHBA- Një Parti Demokrate e rigjallëruar u mblodh mbrëmjen e së hënës për të dëgjuar fjalën p&...
Bota
19 August 2024, 22:48
N.F
Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha gjatë një interviste për Zërin e Amerikës se hapja e urës mbi ...