Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
Mbi 30 minuta muzikë! Trump kthen fushatën në Pensilvani në festë (VIDEO)
Muzika zgjati për rreth 39 minuta, ndërsa Trump dukej se po e shijonte, pasi bëri disa lëvizje kërcimi në skenë, në drejtim të turmës.
15 October 2024, 16:06Nga E. D
Donald Trump
SHBA- Donald Trump ktheu fushatën tij mbrëm e kaluar në Pensilvani, në një festë të improvizuar me muzikë prej gati 40 minuta. Pasi dy prej anëtarëve të audiencës i ra të fikët, për shkak të temperaturave të larta në vend, kandidati republikan presidencial ndaloi pyetjet që po i bëheshin dhe tha: “Le të dëgjojmë muzikë… kush dreqin dëshiron të dëgjojë pyetje, apo jo?”
Muzika zgjati për rreth 39 minuta, ndërsa Trump dukej se po e shijonte, pasi bëri disa lëvizje kërcimi në skenë, në drejtim të turmës. Pjesa tjetër e fushatës me pyetje dhe përgjigje zgjati rreth 30 minuta.
Përgjegjësi i fushatës së Trump, Steven Cheung postoi në X "Se ishte një festë dashurie në bashkinë e PA! Të gjithë ishin aq të emocionuar sa po i binin të fikët, kështu që Donald Trump vendosi muzikë. Askush nuk donte të largohej dhe donte të dëgjonte më shumë këngë nga DJ e famshëm në Spotify”.