LIVE UPDATES
Bota

Renditja e Eurostat/ Shqiptarët, ndër më elegantët e Europës, obeziteti nën mesataren e BE-së

Në renditjen europiane, Shqipëria qëndron pranë vendeve me normat më të ulëta, si Greqia me 12.8% dhe Rumania me 12.9%, ndërsa më poshtë rezultojnë vetëm Mali i Zi me 7.8% dhe Italia me 7%. Në kahun tjetër, Malta kryeson me 26.6%, e ndjekur nga Letonia me 24.6% dhe Islanda me 24.2%.

6 September 2026, 22:26 Nga E. D
Renditja e Eurostat/ Shqiptarët, ndër më elegantët e
foto ilustruese

TIRANË- Shqipëria renditet ndër vendet europiane me përqindjen më të ulët të popullsisë obeze. Sipas të dhënave të Eurostat, 12.6% e shqiptarëve klasifikoheshin si obezë në vitin 2022, bazuar në indeksin e masës trupore (BMI), dukshëm më pak se mesatarja e BE-së prej 16.3%.

Në renditjen europiane, Shqipëria qëndron pranë vendeve me normat më të ulëta, si Greqia me 12.8% dhe Rumania me 12.9%, ndërsa më poshtë rezultojnë vetëm Mali i Zi me 7.8% dhe Italia me 7%. Në kahun tjetër, Malta kryeson me 26.6%, e ndjekur nga Letonia me 24.6% dhe Islanda me 24.2%.

Për Shqipërinë, megjithatë, të dhënat e fundit të disponueshme i përkasin vitit 2022, ndaj krahasimi me shumicën e vendeve të tjera, që i kanë të dhënat e përditësuara për 2025-n, duhet lexuar me këtë rezervë.

BMI (Body Mass Index), ose indeksi i masës trupore, është një tregues që lidh peshën e një personi me gjatësinë e tij dhe llogaritet duke pjesëtuar kilogramët me katrorin e gjatësisë në metra.

Sipas Eurostat, një i rritur konsiderohet obez kur BMI është 30 ose më shumë, ndërsa vlerat nga 25 deri nën 30 klasifikohen si mbipeshë. Eurostat e përdor shkallën e obezitetit si një nga treguesit për monitorimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), konkretisht SDG 2 – “Zero uri” dhe SDG 3 – “Shëndet dhe mirëqenie”.

Arsyeja është se SDG 2 nuk lidhet vetëm me mungesën e ushqimit, por edhe me kequshqyerjen dhe cilësinë e të ushqyerit; në Europë, obeziteti është një nga problemet më të përhapura që lidhen me ushqyerjen. Ndërsa për SDG 3, treguesi shërben për të matur një faktor të rëndësishëm rreziku për sëmundje kronike dhe për gjendjen e përgjithshme shëndetësore të popullsisë

Europa, italianët më elegantët

Në vitin 2025, 16.3% e personave të moshës 18 vjeç e lart në Bashkimin Europian ishin obezë, që do të thotë se kishin një indeks të masës trupore (BMI) prej 30 ose më të lartë. Një tjetër 35.4% e popullsisë ishte në kategorinë para obezitetit, me një BMI nga 25 deri në 30. Në total, më shumë se gjysma e popullsisë së BE-së ishte mbipeshë, qoftë obeze apo në fazën para obezitetit.

Burrat kishin më shumë gjasa të ishin mbipeshë sesa gratë. Shkalla e obezitetit ishte 17.4% te burrat dhe 15.3% te gratë. Gjithashtu, 41.9% e burrave ishin në kategorinë para obezitetit, krahasuar me 29.3% të grave. Në të kundërt, nënpesha ishte më e përhapur te gratë, me 2.9%, krahasuar me 1.0% te burrat.

Normat më të larta të obezitetit u regjistruan në Maltë, ku më shumë se një e katërta e popullsisë ishte obeze (26.6%). Më pas renditeshin Letonia me 24.6% dhe Finlanda me 23.2%. Normat më të ulëta u regjistruan në Itali, me vetëm 7.0%, e ndjekur nga Greqia me 12.8% dhe Rumania me 12.9%./ Monitor 

shqiperi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin