3 June 2024, 12:16
Nga N.F
Darka
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç pas fitores së regjistruar ditën e djeshme në zgjedhjet lojale ka postuar në rrjetin e tij social në "Instagram" një video nga festa e zhvilluar. Me mbi shkrimin djali im Danilo dhe vëllezërit e mi, Rroftë Serbia, në video dëgjohen duke i kënduar këngë nacionaliste Kosovës.
Në videon e publikuar nga Vuçiç, shihet një grup i ulur në një tavolinë me ushqime teksa pinë verë dhe këndojnë “Jam djalë nga Kosova”.
“Kam lindur atje poshtë, ku rrjedh ëndrra, jam një djalë nga Kosova, jam krenar për të, kam lindur atje, atje do të mbetem, o bozhur, o simbol, fushat e Kosovë”, thuhet në tekstin e këngës ndërsa të ftuarit këndojnë më pasion dhe ngrihen nga tavolina për të "shijuar" vargjet.
Zgjedhjet lokale u mbajtën në 89 qytete dhe bashki. Listat rreth Partisë Progresive Serbe (SNS) fituan në Beograd, Nish dhe Novi Sad. Të gjitha listat e SNS-së dhe partnerëve të saj të koalicionit në zgjedhjet lokale mbanin emrin e Presidentit të Serbisë – “Aleksandar Vuçiç – Serbia nesër”, të cilin opozita e pa si keqpërdorim dhe konflikt interesi, duke qenë se Kushtetuta e përcakton kreun e shtetit si president të të gjithë qytetarëve.
Zgjedhjet lokale në Serbi u përsëritën pas atyre të dhjetorit pas akuzave për vjedhje votash dhe pamundësi për të krijuar një kuvend të qytetit dhe një pjesë e opozitës bojkotoi zgjedhjet e djeshme. Dita e zgjedhjeve u shënua me incidente në qendrat e votimit, nga qendra e thirrjeve të SNS-së, gaz lotsjellës, përplasje e deri tek pagesa e qytetarëve për të votuar për SNS-në dhe sjellja e njerëzve në qendrat e votimit me autobus.
vucic kosova serbia zgjedhje lokale
Bota
3 June 2024, 10:45
N.F
Ardita Sinani
PRESHEVË- Ardita Sinani nga PVD ka shpallur fitoren në Preshevë ndërsa “Fronti për Ndryshim” del t&...
Bota
3 June 2024, 10:38
N.F
Policia
GJERMANI- Ndërroi jetë polici i lënduar, i sulmuar të premten në Manhaim. Policia po ruante një miting të lë...
Bota
3 June 2024, 10:35
N.F
Foto ilustruese
GJEORGJI- Kryetari i Parlamentit të Gjeorgjisë, Shalva Papuashvili, tha se ka nënshkruar ligjin kontrovers për “a...
Bota
3 June 2024, 09:03
N.F
Magneti
SHBA- Një çift nga Neë York gjatë kërkimeve me magnet në një liqen në zonë zbuluan një kasafort...
Bota
3 June 2024, 08:39
N.F
Avionet
PORTUGALI- Dy avionë të vegjël Yakovlev Yak-52 u përplasën pasditen e djeshme teksa merrnin pjesë...
Bota
3 June 2024, 08:35
r.ll
permbytjet ne gjermani
GJERMANI- Vërshime ujërash, forca shpëtimi në aksion të pandërprerë kundër përmbytjeve...
Bota
3 June 2024, 07:49
N.F
Foto ilustruese
IZRAEL- Një ndihmës i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Izraeli e ka pranuar një marrëveshje korniz&eu...
Bota
3 June 2024, 07:38
N.F
Foto ilustruese
GREQI- Autoritet greke kanë nisur hetimet pas gjetjes së një trupi të pajetëi cili u gjet në zon&eu...
Bota
3 June 2024, 07:41
r.ll
foto ilustruese
SERBI- Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet në Serbi duket se është drejt fitores në zgjedhjet e përs&eum...
Bota
3 June 2024, 07:35
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby tha të diel&e...