LIVE UPDATES
Bota

"Takimi gjermano-francez i bollshëm nga perspektiva kulinare por i mangët nga përmbajtja", DW: Sa larg shkon "fryma e Tulonit"?

Kancelari Federal u prek në Tulon nga përkeqësimi i të dhënave të tregut të punës gjerman dhe menjëherë e ngriti çështjen me partnerët e tij francezë: numri i më shumë se tre milionë të papunëve në Gjermani është provë se reformat në tregun e punës dhe procedurat e licencimit janë urgjentisht të nevojshme.

30 August 2025, 09:11 Nga N.F
"Takimi gjermano-francez i bollshëm nga perspektiva kulinare por i
Foto

FRANCË- Gazpaço, pesto dhe levrek deti: nga një perspektivë kulinare, takimi gjermano-francez ishte i bollshëm, por nga përmbajtja i mangët. Të dyja palët theksuan atmosferën e mirë, ndoshta rezultatin më të rëndësishëm.

Një formacion nderi i marinsave francezë mirëpriti Kancelarin gjerman Friedrich Merz dhe gjysmën e kabinetit federal në një fortesë ushtarake në Gjirin e Tulonit. Merz përshëndeti të pranishmit me një "Bonjour" miqësor dhe me buzëqeshje dashamirëse. Pas shkëmbimit të nderimeve, u zhvillua një takim pune një orë e gjysmë midis dy delegacioneve të kabinetit.

Më pas u bë një foto në grup mes bimëve mesdhetare. Për ta shoqëruar atë, gjatë drekës së përbashkët të punës u shërbyen gazpaço, pesto dhe levrek deti mesdhetar. Më pas, shumica e ministrave i lanë dy udhëheqësit, Merz dhe Macron, detyrën e vështirë të përmbledhin rezultatet e pakta konkrete të Këshillit të Ministrave gjermano-francez.

Merzi theksoi marrëdhënien e tij të mirë personale me Presidentin francez Emmanuel Macron. Ata ndanë vizionin e tij për një botë që po kalon një transformim të thellë, në të cilin evropianët, por veçanërisht gjermanët dhe francezët, duhet të punojnë ngushtë së bashku. Për Merz-in, "fryma e Tulonit" ishte "një vizion i qartë i realitetit dhe një vullnet i vendosur për ta formësuar atë".

Kjo atmosferë e mirë midis delegacioneve gjermane dhe franceze në qytetin portual jugor francez ishte ndoshta rezultati më i rëndësishëm i këtij Këshilli të Ministrave franko-gjerman. Përndryshe, kishte vetëm një grumbull dokumentesh me shumë faqe, të ashtuquajturat road map, që mbulonin, ndër të tjera, çështjet e konkurrencës dhe tregtisë.

Ekonomia e dobët në të dyja vendet - temë debati

Kancelari Federal u prek në Tulon nga përkeqësimi i të dhënave të tregut të punës gjerman dhe menjëherë e ngriti çështjen me partnerët e tij francezë: numri i më shumë se tre milionë të papunëve në Gjermani është provë se reformat në tregun e punës dhe procedurat e licencimit janë urgjentisht të nevojshme.

Gjermania dhe Franca po avokojnë gjithashtu për një koordinim më të mirë evropian për çështjet digjitale. Të dyja palët kanë thirrur një samit digjital në Berlin për 18 nëntor.

Gjermania dhe Franca thellojnë bashkëpunimin mediatik

Gjermania dhe Franca duan të thellojnë bashkëpunimin edhe në sektorin e medias për të luftuar dezinformimin. Ndër të tjera, ato planifikojnë të zgjerojnë kanalin Arte. Sipas ministrit të Kulturës të Gjermanisë Weimer një deklaratë për këtë qëllim u nënshkrua në Toulon. Arte është një "model suksesi dhe një dritë e idesë evropiane". Qëllimi është të zhvillohet një ofertë evropiane transmetimi në 24 gjuhë që plotëson ofertat kombëtare të transmetimit dhe medias dhe tërheq grupe të reja të synuara.

Bashkëpunimi Deutsche Welle - France Médias Monde zgjerohet

Gjermania dhe Franca ranë dakord gjithashtu të forcojnë bashkëpunimin midis transmetuesve ndërkombëtarë Deutsche Welle dhe France Médias Monde. Qëllimi i përbashkët është të shpërndajnë informacion të besueshëm përtej kufijve të BE, shpjegoi Weimer. Bashkëpunimi është edhe një reagim ndaj tërheqjes së fondeve nga SHBA për mediat e pavarura, ndër to Zëri i Amerikës dhe Radio Evropa e Lirë.

Presidenti Macron - garantues i marrëdhënieve franko-gjermane

Takimi në bregdetin francez të Mesdheut u eklipsua nga kriza serioze qeveritare në Paris. Për shkak të votëbesimit të afërt ndaj kryeministrit francez Bayrou, disa nga ministrat francezë të pranishëm në Toulon mund të lënë postet e tyre javën e ardhshme. Prandaj, Presidenti francez Macron vazhdoi të paraqitej si garantues i marrëdhënieve franko-gjermane. Pavarësisht krizës së ripërtërirë qeveritare, Macron deklaroi se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen para përfundimit të mandatit të tij në vitin 2027./ DW

macron merz

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...