21 August 2026, 18:25
Nga D.S
UKRAINE
RUSI- Dronët rusë goditën një qendër të frekuentuar tregtare në qytetin lindor Krivji Rih të premten pasdite, duke vrarë të paktën pesë persona dhe plagosur dhjetëra të tjerë.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e dënoi sulmin duke e cilësuar si “cinik dhe të neveritshëm”.
Videot e publikuara në rrjetet sociale shfaqën ekipet e shpëtimit duke ngarendur për t’iu dalë në ndihmë të plagosurve që gjendeshin në rrugën jashtë qendrës, ndërsa nga ndërtesa dilte tym.
Më pas, rreth gjysmë ore më vonë, një dron i dytë goditi çatinë e ndërtesës – një sulm që “shënjestroi ekipet e emergjencës”, tha Zelensky.
“Deri tani, janë raportuar pesë viktima”, shtoi ai.
Oleksandr Ganzha, kreu i administratës ushtarake të rajonit të Dnipropetrovskut, tha se 91 persona të tjerë ishin plagosur, 21 prej tyre rëndë.
Dyqanet brenda qendrës tregtare janë përfshirë nga zjarri, shtoi ai.
Krivji Rih, qyteti i lindjes së presidentit Zelensky, është përballur me sulme të vazhdueshme ruse gjatë gjithë luftës.
Qyteti industrial ndodhet rreth 60 kilometra larg nga vija e frontit.
Rusia ka intensifikuar bombardimet ndaj qyteteve ukrainase gjatë muajve të fundit.
Kombet e Bashkuara raportuan se numri i civilëve të vrarë në vitin 2026 ishte rritur në nivelin më të lartë që nga muajt e parë të luftës, që nisi në shkurt të vitit 2022.
Zelensky u bëri thirrje aleatëve të Ukrainës për përgjigje të fuqishme ndaj këtij sulmi.
“Bota duhet t’u përgjigjet atyre në përputhje me rrethanat, me presion real ndaj agresorit. Që paqja të jetë e mundur, Rusia duhet të përballet me përgjegjësi reale”, tha ai.
Vendet aleate të Ukrainës do të takohen të hënën për të rikonfirmuar mbështetjen për Kievin, teksa bisedimet do të zhvillohen në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, njoftoi të premten zyra e presidentit francez, Emmanuel Macron./REL
ukraine
Bota
21 August 2026, 16:56
E.d
Një makinë policore në Suedi.
Një sulmues i armatosur me shpatë plagosi disa persona në një shkollë të mesme n...
Bota
21 August 2026, 15:56
E.M
ANGLI- Ethel Caterham e njohur nga Libri i Rekordeve Guinness si personi më i vjetër në botë ka festuar ditëlindjen e saj të...
Bota
21 August 2026, 15:48
E.d
Foto ilustruse
Mungesa e luftës në Afganistan gjatë pesë vjetëve që kur talianët rimorën pushtetin, teksa forcat nd...
Bota
21 August 2026, 15:40
D.S
Netanyahu
TURQIA- Turqia i ka kërkuar zyrtarisht Interpol-it lëshimin e një "njoftimi të kuq" për arrestimin e kry...
Bota
21 August 2026, 14:52
E.d
Një teknik punon me tytat e armëve në objektin e Kidma Tech.
Gjatë një vizite në një fabrikë të prodhimit t&eu...
Bota
21 August 2026, 11:23
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump po ndryshon fushën e betejës me Iranin, por jo objektivin. Pas bombardimeve, kërcë...
Bota
21 August 2026, 11:04
E. D
Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov
RUSI- Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov ka deklaruar...
Bota
21 August 2026, 09:20
E. D
SHBA- Një 35-vjeçare është arrestuar nga FBI, pasi dyshohet se po planifikonte një sulm me bombë në Kapitolin e Shtetit t...
Bota
21 August 2026, 09:09
E. D
foto ilustruese
ANGLI- Një fenomen i fuqishëm El Nino që po zhvillohet në Oqeanin Paqësor mund të jetë ndër m&...
Bota
21 August 2026, 08:48
E. D
GJERMANI- 187.744 sipërmarrje në Gjermani ndërprenë gjatë vitit të kaluar aktivitetin e tyre, duke shënuar numrin m&eu...