Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Një total prej 41 personash u plagosën gjatë kalimit të tornados, ndërsa qindra shtëpi u dëmtuan.
FRANCË- Një tornado e fuqishme goditi disa zona të departamentit Aude në Francën jugperëndimore të hënën, duke shkaktuar dëme të mëdha, veçanërisht në fshatin Poma. Një total prej 41 personash u plagosën gjatë kalimit të tornados, ndërsa qindra shtëpi u dëmtuan.
Mediat e huaja bëjnë me dije se më i godituri ishte Pomais, një fshat me rreth 1,000 banorë i vendosur midis Carcassonne dhe Limousin. Sipas vlerësimeve fillestare, rreth 300 shtëpi u dëmtuan, ndërsa në disa raste erërat e forta shkulën çati të tëra.
"Më shumë se 120 zjarrfikës janë në vendngjarje", njoftoi prefektura Aude, duke shtuar se priten përforcime nga prefekturat fqinje dhe se operacionet ishin duke u zhvilluar për të siguruar ndërtesat e dëmtuara.
Midis të plagosurve ishte një grua shtatzënë e cila u lëndua kur një pjesë e shtëpisë së saj u shemb mbi të. Videot qw po qarkullojnw në rrjetet sociale treguan një vorbull të fuqishme që kalonte nëpër disa komunitete në zonë. Shërbimi francez i motit Météo-France tha se erërat deri në 117 kilometra në orë u regjistruan në fshatin e afërt Arquet-en-Val.
Autoritetet franceze kishin vënë zona të mëdha të jugperëndimit të vendit në alarm portokalli për stuhi, ndërsa shumë zona përjetuan ndërprerje të energjisë elektrike dhe probleme serioze me udhëtimin.
Probleme në trena, rrugë dhe aeroporte
Stuhitë që goditën Francën jugore kanë shkaktuar ndërprerje të mëdha në rrjetin e transportit. Trenat u vonuan, rrugët u mbyllën dhe vonesa dhe anulime fluturimesh u raportuan në aeroportet e Bordeaux, Marseille, Nisës dhe Tuluzës, madje edhe në Paris, sipas Ministrit të Transportit Philippe Tabaro.
Në Aude, organizatorët anuluan fazën e tretë të turit çiklistik Vuelta a España që po zhvillohej në rajon, pasi breshëri i madh i detyroi çiklistët të kërkonin strehim. Që nga ora 19:30, rreth 2,800 familje në dhjetë komuna në Aude mbetën pa energji elektrike.
Mesatarisht, Franca regjistron disa dhjetëra tornado çdo vit. Sipas Météo-France, ende nuk është e qartë se deri në çfarë mase ngrohja globale po ndikon në frekuencën ose intensitetin e fenomeneve të tilla./Dosja.al
????️ Vidéo exceptionnelle de la #tornade qui a touché les environs de Carcassonne !
— vigiprevention_meteo (@VigipreventionM) August 24, 2026
Des grêlons de plusieurs centimètres, jusqu’à 3 à 5 cm, ont également touché les secteurs proches. Mais c’est surtout la tornade qui a causé d’importants dégâts, avec notamment des habitations… pic.twitter.com/KVTBgWanFG
Ngushtica e Hormuzit SHBA- SHBA-të po shtojnë përpjekjet e tyre për të frenuar flukset e naftës iraniane, duke...
Stambolli TURQI- Një gjykatë turke dënoi të hënën pesë kryetarë bashkish të drejtuara nga partia kryesore opoz...
Foto Ilustruese Më 22 gusht oqeanet e botës ishin më të ngrohta se kurrë më parë, që ngafillimi i matjeve në v...
Pete Hegseth SHBA- Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, tha se Shtetet e Bashkuara nuk e përjashtojnë përdorimin e forcës usht...
Sergei Rasokhin RUSI- Për dy vjet, Sergei Rasokhin jetoi i fshehur në Rusi për t’iu shmangur shërbimit ushtarak. Së fundmi, ...
Scott Bessent SHBA- Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, njoftoi të hënën se Shtetet e Bashkuara kanë shtuar trysnin&eum...
Lugina e Vdekjes SHBA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Parkun Kombëtar të Luginës së Vdekjes. në...
foto ilustruese FRANCË- Përdorimi i telefonave celularë do të ndalohet përfundimisht në të gjitha shkollat e mesme ...
Foto ilustruese ITALI- Hajdutët e artit në Evropë po kryejnë më shumë grabitje të dhunshme që ...
Pamje nga operacioni SPANJË- Policia spanjolle ka sekuestruar 1,410 kilogramë kokainë dhe ka arrestuar tre persona gjatë një opera...