15 July 2022, 21:14
Nga I.A
Telat Xhaferi
SHKUP- Në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut vazhduan përplasjet lidhur me propozimin francez që synon kompromisin me Bullgarinë dhe çeljen e bisedimeve me Bashkimin Evropian.për Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë.
Opozita maqedonase, e cila e cilëson propozimin si të dëmshëm për interesat e vendit, u përpoq ta pengonte debatin e nisur që nga dita e enjte. Hapja e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut parashikohet të bëhet në dy faza.
Seanca në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut lidhur me propozimin francez vlerësohet si historike nga një pjesë e politikanëve, të cilët synojnë integrimin pa pengesa të vendit në Bashkimin Evropian, ndërsa pjesa tjetër, ligjvënës dhe eksponentë të opozitës maqedonase e quajnë atë të turpshme.
Ligjvënësit opozitarë po përdorën mjete zhurmuese për të penguar fjalimet e kolegëve të tyre të shumicës parlamentare. Të dy palët hedhin kritika dhe akuza të rënda kundër partive rivale lidhur me interesat e shtetit dhe të popullit maqedonas.
Propozimi francez i ofron Maqedonisë së Veriut hapjen në dy faza të bisedimeve për anëtarësim në bllok. Siç njoftoi dje Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në parlament, Bashkimi Evropian është i gatshëm që brenda pak ditësh të mbajë konferencën ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut, sapo kjo e fundit të miratojë propozimin francez.
Zonja von der Leyen është Presidentja e dytë e Komisionit Evropian që i është drejtuar institucionit më të lartë ligjvënës të Maqedonisë së Veriut. Para saj, Romano Prodi në këtë cilësi pati mbajtur një fjalim në vitin 2001 me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit të Shkupit me Bashkimin Evropian.
Kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski, i cili hapi të enjten debatin duke e arsyetuar propozimin francez, u prit me fishkëllima nga opozita, ndërsa fliste për ofertën evropiane për një të ardhme më të mirë dhe të qëndrueshme të qytetarëve të vendit të tij dhe mbi pacenueshmërinë e gjuhës, historisë dhe identitetit maqedonas.
Dhjetra deputetë duan të marrin fjalën në debat. dhe në këto rrethana nuk mund të parashikohet nëse debati do të përfundojë brenda së premtes.
Pas fazës së parë të çeljes së bisedimeve, që do të ishte miratimi i propozimit nga Parlamenti në Shkup, faza e dytë duket tepër më e vështirë. Brukseli kërkon rishikimin e Kushtetutës dhe njohjen e pakicës bullgare. Për këtë gjë nevojiten votat e dy të tretave të deputetëve në parlament,81 gjithsej, për të bërë ndryshime kushtetuese dhe miratuar atë. Aktualisht, partitë e koalicion në pushtet nuk i kanë votat e mjaftueshme, duke shtuar këtu edhe ligjvënësit e opozitës shqitare të gatshëm për të shprehur mbështetjen.
Marrë nga VOA
propozimi francez negociatat me be 2022
Bota
15 July 2022, 21:04
I.A
Janet Yellen
SHBA- Shtetet e Bashkuara po bëjnë presion për të zbatuar një plan që synon të detyrojë Rusinë t&...
Bota
15 July 2022, 20:28
s.s
Vendet ekstraverte dhe introverte në Evropë
Fjalët introversion dhe ekstraversion u prezantuan në psikologji nga psikiatri zviceran&nb...
Bota
15 July 2022, 20:11
I.A
Joe Biden
IZRAEL- Presidenti amerikan Joe Biden është i njohur për gafat e tij në daljet në publik. Këtë herë Biden...
Bota
15 July 2022, 20:12
s.s
Emoji
Lista e Unicode Consortium përmban një set me 21 “emoji” të reja, ndryshe nga viti i kaluar ku listës iu shtuan 112, ...
Bota
15 July 2022, 20:00
I.A
vëllezërit Bytyqi
SHBA- Më 14 korrik, Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit Amerikan miratoi rezolutën për rastin e vrasjes ...
Bota
15 July 2022, 19:25
s.s
Pokemon
Kompania Pokemon nuk resht së suprizuari fansat e tij që janë të apasionuar pas këtij filmi vizatimor. Lajmi që kompa...
Bota
15 July 2022, 19:21
I.A
Isuf Koka
SHKUP- Prokuroria e Maqedonisë së Veriut ka dal me të dhëna të reja lidhur me incidentin afër sheshit Skënderb...
Bota
15 July 2022, 19:14
I.A
Joe Biden dhe Mohammed bin Salmani
ARABIA SAUDITE- Presidenti i SHBA Joe Biden është përshëndetur nga princi i kurorës saudit me m...
Bota
15 July 2022, 18:57
I.A
Pamje nga fishekzjarret
FRANCË- Një djalë 7-vjeçar dhe motra e tij 24-vjeçare u vranë në një incident dramatik ...
Bota
15 July 2022, 18:41
I.A
Foto Ilustruese
RUSI- Një nënë ruse, identiteti i së cilës nuk dihet, u arrestua sepse sapo kishte shitur foshnj&e...