29 March 2023, 14:41
Nga a.l
Glauk Konjufca
KOSOVË- Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka zhvilluar një takim me kongresistin Ritchie Torres. Përmes një postimi në rrjete sociale, Konjufca deklaron se fokusi i bisedimeve ishte bashkëpunimi Kosovë-SHBA dhe zhvillimet politike në Kosovë. Po ashtu ai shtoi se me zyrtarin Torres diskutuan edhe për mbështetjen amerikane për proceset euroatlantike të Republikës së Kosovës.
POSTIMI I PLOTË:
Përherë kënaqësi ta takoj Kongresistin dhe mikun e madh të Kosovës e shqiptarëve, z.Ritchie Torres. Gjatë takimit të ngrohtë diskutuam për bashkëpunimin e ngushtë Kosovë – SHBA, zhvillimet politike në shtetin tonë dhe mbështetjen amerikane për proceset euroatlantike të Republikës së Kosovës.
Siç ka thënë dhe z.Torres, SHBA-ja nuk ka mik më të mirë se Kosovën dhe Kosova nuk mund të ketë mik më të mirë në botë se SHBA-në.
Jam thellësisht mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme të Kongresistit Torres ndaj Republikës së Kosovës dhe përkushtimin e tij në forcimin e miqësisë dhe thellimin e marrëdhënieve dypalëshe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Thank You Ritchie!
Një ditë më parë Konjufca ka takuar përfaqësuesin special për Ballkanin Perëndimor, Gabirel Escobar. Ata diskutuan për zhvillimet aktuale politike në vend dhe rajon, për procesin e dialogut dhe marrëveshjen e Ohrit, si dhe hapat e mëtejmë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.
glauk konjufca
Bota
29 March 2023, 14:36
a.l
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se marrëveshja me Serbinë duhet të zbatohet në tër&...
Bota
29 March 2023, 14:16
f.i
Suella Braverman
BRITANI- Ministrja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Suella Braverman, synon të ulë faturën e strehimit të a...
Bota
29 March 2023, 13:45
I.A
Biden dhe Netanyahu
SHBA- Presidenti i SHBA Joe Biden i kërkoi të martën kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu që të heqë...
Bota
29 March 2023, 13:03
I.A
Foto Ilustruese
RUSI- Pak pas përfundimit të takimit të nivelit të lartë në Moskë me presidentin rus, Vladimir Putin, li...
Bota
29 March 2023, 12:46
I.A
Shqipërim Arifi
TIRANË- Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi ka bërë një deklaratë të f...
Bota
29 March 2023, 11:57
I.A
Pjetër Shala
HAGË- Avokati mbrojtës i Pjetër Shalës, Jean-Louis Gilissen, ka kërkuar që seancat në këtë p...
Bota
29 March 2023, 11:22
I.A
Mbretëresha Margrethe
DANIMARKË- Mbretëresha Margrethe ka shtyrë një sërë ngjarjesh verore pas operacionit t&e...
Bota
29 March 2023, 10:50
I.A
Vrima e zeze
ANGLI- Një vrimë e zezë ultramasive rreth 33 miliard herë më e madhe se masa e diellit është zbuluar nga as...
Bota
29 March 2023, 10:44
I.A
Pjetër Shala
HAGË- Në Gjykatën Speciale është duke vazhduar gjykimi ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çli...
Bota
29 March 2023, 10:38
f.i
Ruan Xiaohuan
KINË-Blogeri i njohur i 'Program Think', i cili ekspozonte korrupsionin e politikanëve kinezë është arrestuar. ...