28 May 2024, 12:44
Nga M.B
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo në Bruksel.
BELGJIKA- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e ka nënshkruar të martën një marrëveshje të sigurisë me kryeministrin e Belgjikës, Alexander De Croo në Bruksel. Zelensky ka thënë se marrëveshja në vlerë të 977 milionë dollarëve tregon për përkushtimin e Belgjikës për t’i ofruar mbështetjes Ukrainës në periudhë 10-vjeçare. Sipas presidentit ukrainas, marrëveshja tregon “për herë të parë” që Ukraina do të pranojë 30 aeroplanë ushtarakë F-16, dhe i pari do të dërgohet më vonë gjatë këtij viti.
Kjo marrëveshje e sigurisë është rezultat i një vendimi të marrë prej krerëve të shteteve anëtare të NATO-s, përgjatë një samiti në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius, në korrik të vitit të kaluar. Atëherë, vendet anëtare janë pajtuar që të nënshkruajnë marrëveshje bilaterale me Ukrainën, për t’ia garantuar sigurinë këtij vendi në periudhë afatgjatë. Marrëveshjet garantojnë që Ukraina do të pranojë armë dhe ndihmë financiare, për t’i mbushur zbrazëtirat që ka, derisa vendi të jetësojë synimin për anëtarësim në NATO.
Marrëveshja vjen teksa Rusia vazhdon të avancojë në fushëbetejë në tokën ukrainase. Ushtria ukrainase e ka vuajtur mungesën e armëve dhe municionit në muajt e fundit, derisa Shtetet e Bashkuara e kanë miratuar ndihmën ushtarake në vlerë të 61 miliardë dollarëve për këtë vend. Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./ REL
lufta ukraine-rusi
Bota
28 May 2024, 12:33
M.B
Flamuri i Spanjës dhe i Kosovës
SPANJA- Me synimin për të kontribuar në arritjen e paqes mes izraelitëve dhe palestinezë...
Bota
28 May 2024, 10:16
M.B
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez
MADRID- Spanja e ka njohur të martën edhe zyrtarisht shtetin palestinez, ndërsa njëjtë ...
Bota
28 May 2024, 09:55
B.Z
Ministri i jashtëm polak, Radoslaw Sikorski.
POLONI - Polonia nuk duhet të përjashtojë mundësinë e dërgimit të trup...
Bota
28 May 2024, 09:46
M.B
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.
NEW YORK- Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë të mart&e...
Bota
28 May 2024, 09:26
M.B
Albin Kurti
KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar në një intervistë për “Financial Times”, se...
Bota
28 May 2024, 09:19
B.Z
Joe Biden
IZRAEL - Administrata e presidentit amerikan Joe Biden i ka bërë thirrje Izraelit të marrë çdo masë paraprake p&e...
Bota
28 May 2024, 09:18
M.B
Kryeministri Tusk takohet me ushtarë në Karakule
POLONIA- Programi "Mburoja Lindore" është operacioni më i madh për p&eu...
Bota
28 May 2024, 09:13
M.B
I ngarkuari i BE për Politikën e Jashtme, Josep Borrell
BRUKSEL- Që të arrihet paqja në Lindjen e Mesme, BE i mbete...
Bota
28 May 2024, 09:03
M.B
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez
EUROPA- Spanja, Irlanda dhe Norvegjia do ta njohin të martën edhe zyrtarisht shtetin palestinez. Krye...
Bota
28 May 2024, 09:01
B.Z
Pamje nga kamerat e sigurisë
GREQI - Pamjet nga një grabitje e dështuar në Greqi kanë bërë xhiron e rrjetit gjatë 2...