7 August 2026, 13:45
Nga G.M
Aleksandar Vuçiç dhe Volodymyr Zelensky
SERBI- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të vizitojë nesër Beogradin, në vizitën e tij të parë zyrtare në Serbi. Lajmi është bërë i ditur nga zyra e presidentit serb Aleksandar Vuçiç, ndërsa nuk janë publikuar ende detaje të plota për programin e vizitës.
Sipas raportimeve të mediave të huaja, Zelensky dhe Vuçiç u takuan në korrik në Kiev, gjatë samitit Ukrainë-Evropa Juglindore. Në atë takim, Serbia ishte i vetmi shtet pjesëmarrës që nuk nënshkroi deklaratën e përbashkët në mbështetje të Ukrainës dhe për rritjen e presionit ndaj Rusisë. Të dy liderët kanë zhvilluar gjithashtu një bisedë telefonike, pas së cilës Vuçiç deklaroi se Serbia dhe Ukraina janë të angazhuara për përmirësimin e marrëdhënieve përmes dialogut.
Serbia e ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës, por nuk i është bashkuar sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Moskës. Pavarësisht se është vend kandidat për anëtarësim në BE, Beogradi vazhdon të ruajë marrëdhënie të afërta me Rusinë. Vizita e Zelenskyt pritet të jetë një tjetër hap në përpjekjet për forcimin e marrëdhënieve mes Ukrainës dhe Serbisë./Dosja.al
aleksandar vuçiç serbi zelensky
Bota
7 August 2026, 13:25
G.M
Erdogan, Mohammed bin Salman dhe Shehbaz Sharif.
MEKË- Turqia, Arabia Saudite dhe Pakistani kanë nënshkruar një marrëveshje të...
Bota
7 August 2026, 13:07
G.M
Pamje nga aksidenti
TURQI- Një person ka humbur jetën dhe 10 të tjerë janë plagosur në një aksident të rënd&eu...
Bota
7 August 2026, 12:45
G.M
Foto ilustruese
ITALI- Një 16-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme, ku ndodhej sot jashtë Fire...
Bota
7 August 2026, 12:20
G.M
Friedrich Merz
GJERMANI- Brenda partisë CDU kanë nisur diskutime për një skenar të pazakontë politik, zëvendësimin ...
Bota
7 August 2026, 11:29
G.M
Mojtaba Khamenei
IRAN- Misteri rreth fatit të udhëheqësit të ri suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei, po thellohet. Pretendohet se K...
Bota
7 August 2026, 11:16
G.M
Foto ilustruese
UKRAINË- Hakerë rusë pretendojnë se kanë siguruar dokumente që dëshmojnë përfshirje të dr...
Bota
7 August 2026, 11:08
E. D
Ndërtesa e Kongresit amerikan në Uashington
SHBA- Një grup senatorësh amerikanë, republikanë dhe demokratë, kanë k&...
Bota
7 August 2026, 08:51
E. D
Mijëra rusë, që e kundërshtojnë luftën në Ukrainë, janë larguar nga Rusia
RUSI- Në kohën kur u largu...
Bota
7 August 2026, 08:45
E. D
AfD rritet në elektorat
GJERMANI- Sondazhi i fundit i institutit Infratest dima për prirjet politike dhe shoqërore në Gjerman...
Bota
7 August 2026, 08:40
E. D
GJERMANI- Kushtetuta gjermane garanton se askush nuk mund të detyrohet të shërbejë në ushtri me armë. Nëse rikthehet rekrut...