2 November 2026, 18:18
Nga E.d
Elaina Gomez-Vileda
SHBA- Një konflikt mes fqinjëve për muzikën e lartë ka përfunduar me një ngjarje tragjike në Albuquerque të New Mexico-s, ku një vajzë 16-vjeçare ka humbur jetën pasi u qëllua me armë zjarri nga një 10-vjeçar.
Ngjarja ndodhi të shtunën, më 31 tetor, në një kompleks banimi, ku fillimisht nisi një debat mes dy familjeve për zhurmën e muzikës. Përplasja verbale u përshkallëzua në konflikt fizik, ku u përfshinë edhe fëmijët e dy familjeve.
Sipas hetimeve paraprake, nëna e 10-vjeçarit, 40-vjeçarja Elaina Gomez-Vileda, dyshohet se i kërkoi të birit të shkonte në banesë për të marrë pistoletën. Fëmija u kthye me armën dhe qëlloi në kokë 16-vjeçaren Kaiserlein Rangel, e cila ndërhyri për të ndarë dy gratë. Adoleshentja humbi jetën në vendngjarje.
Pas të shtënave, 40-vjeçarja u largua në apartament së bashku me të birin. Ajo telefonoi shërbimet e emergjencës, duke pretenduar se ishte sulmuar nga fqinjët. Ndërkohë, babai i viktimës mbërriti në vendngjarje dhe tentoi të hynte në banesën e familjes së dyshuarit.
Gjatë ndërhyrjes së policisë pati edhe të shtëna me armë zjarri, ndërsa 40-vjeçarja u arrestua. Ajo përballet me disa akuza të rënda, mes tyre vrasje, komplot për vrasje, keqtrajtim të të miturit dhe neglizhencë në lejimin e aksesit të fëmijës në armë zjarri.
Sipas autoriteteve, pistoleta e përdorur në ngjarje rezultoi e raportuar më parë si e vjedhur. Ndërkohë, 10-vjeçari nuk është akuzuar deri më tani, ndërsa autoritetet po shqyrtojnë hapat e mëtejshëm për shkak të moshës së tij./Dosja.al
shba
Bota
2 November 2026, 18:00
E.d
Friedrich Merz
GJERMANI- Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka theksuar potencialin ekonomik të Europës, duke nënvizuar se kontinenti nuk &eum...
Bota
2 November 2026, 17:49
G.M
dronë
ARABIA SAUDITE- Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite ka kapur dhe shkatërruar dy dronë në zonën e kryeqyteti...
Bota
2 November 2026, 17:39
G.M
Khamenei dhe Trump
IRAN- Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, i ka dhënë dritën jeshile qeverisë iraniane pë...
Bota
2 November 2026, 17:25
G.M
pamje
FRANCË- Dyqani i njohur BHV, një prej pikave historike tregtare në zemër të Parisit, ka hyrë në procedurë...
Bota
2 November 2026, 17:17
G.M
pamje
SPANJË- Të paktën shtatë emigrantë kanë humbur jetën në përpjekje për të mbërritur në I...
Bota
2 November 2026, 17:00
G.M
Kandidati demokrat për në Senatin Amerikan, James Talarico, flet gjatë një tubimi fushate në Qendrën Muzikore Bayou në Hjust...
Bota
2 November 2026, 16:56
G.M
i riu
ITALI- Një histori e pazakontë po tërheq vëmendjen në Napoli të Italisë, ku një i ri rreth ...
Bota
2 November 2026, 16:50
G.M
Carl Busby
ANGLI- Pas 28 vitesh udhëtim nëpër botë, 50 mijë kilometrash të përshkuara në këmbë dhe kalimit n...
Bota
2 November 2026, 16:10
G.M
pamje
ITALI- Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar në Positano, në provincën e Salernos, në Itali...
Bota
2 November 2026, 15:55
G.M
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur bindjen se republikanët do të arrijnë rezultate të mira në zgj...