2 November 2026, 17:39
Nga G.M
Khamenei dhe Trump
IRAN- Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, i ka dhënë dritën jeshile qeverisë iraniane për të zhvilluar negociata me Shtetet e Bashkuara, duke hapur një mundësi të re për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme. Lajmi u bë i ditur nga presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, i cili deklaroi se Teherani po përpiqet ta zgjidhë krizën përmes dialogut dhe se Khamenei i ka deleguar qeverisë disa përgjegjësi për këtë proces.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, zhvillimi vjen në një moment tensionesh të larta mes Iranit, SHBA-së dhe Izraelit, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump ka lënë të hapur mundësinë e një zgjidhjeje diplomatike, pavarësisht kërcënimeve për sulme të reja ushtarake.
Nafta bie me 6%
Sinjalet për rifillimin e negociatave ndikuan menjëherë në tregjet ndërkombëtare. Çmimi i naftës Brent ra me rreth 6%, duke u luhatur pranë 106 dollarëve për fuçi. Rënia lidhet me pritshmëritë se një marrëveshje mes Uashingtonit dhe Teheranit mund të shmangë përshkallëzimin ushtarak dhe ndërprerjen e furnizimeve globale me energji.
Në kuadër të përpjekjeve diplomatike, Teherani ka paraqitur një plan dyditor për uljen e tensioneve dhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, përmes ndërmjetësimit të Katarit. Sipas propozimit të ministrit të Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ditën e parë SHBA-ja duhet të ndërmarrë disa masa konkrete, ndërsa ditën e dytë do të mundësohej rihapja e ngushticës dhe rikthimi i lundrimit në normalitet.
Irani kërkon nga Shtetet e Bashkuara heqjen e sanksioneve të reja të vendosura pas memorandumit të 17 qershorit, reduktimin e pranisë ushtarake amerikane në nivelet përpara fillimit të luftës më 28 shkurt, përfundimin e bllokadës detare dhe zbatimin e përjashtimeve të mëparshme nga sanksionet për eksportet e naftës iraniane. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka theksuar se Teherani nuk do të tërhiqet nga këto kërkesa, duke paralajmëruar se rihapja e Ngushticës së Hormuzit dhe rifillimi i negociatave do të varen nga pranimi i tyre nga Uashingtoni.
Trump mes presionit të Izraelit dhe diplomacisë
Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar kontakte me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, i cili kërkon një qëndrim më të ashpër ndaj Iranit. Megjithatë, Trump ka shprehur gatishmërinë për t'i dhënë më shumë kohë diplomacisë përpara se të marrë një vendim për veprime të reja ushtarake.
Katari po luan një rol të rëndësishëm në ndërmjetësimin mes dy vendeve, ndërsa një delegacion iranian ka zhvilluar kontakte në Doha për të gjetur një marrëveshje. Për momentin, gjithçka mbetet në pritje të përgjigjes amerikane. Pranimi ose refuzimi i kushteve të Teheranit mund të përcaktojë nëse rajoni do të shkojë drejt një marrëveshjeje diplomatike apo një përshkallëzimi të ri të konfliktit./Dosja.al
Ajatollah Ali Khamenei
Bota
2 November 2026, 17:25
G.M
pamje
FRANCË- Dyqani i njohur BHV, një prej pikave historike tregtare në zemër të Parisit, ka hyrë në procedurë...
Bota
2 November 2026, 17:17
G.M
pamje
SPANJË- Të paktën shtatë emigrantë kanë humbur jetën në përpjekje për të mbërritur në I...
Bota
2 November 2026, 17:00
G.M
Kandidati demokrat për në Senatin Amerikan, James Talarico, flet gjatë një tubimi fushate në Qendrën Muzikore Bayou në Hjust...
Bota
2 November 2026, 16:56
G.M
i riu
ITALI- Një histori e pazakontë po tërheq vëmendjen në Napoli të Italisë, ku një i ri rreth ...
Bota
2 November 2026, 16:50
G.M
Carl Busby
ANGLI- Pas 28 vitesh udhëtim nëpër botë, 50 mijë kilometrash të përshkuara në këmbë dhe kalimit n...
Bota
2 November 2026, 16:10
G.M
pamje
ITALI- Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar në Positano, në provincën e Salernos, në Itali...
Bota
2 November 2026, 15:55
G.M
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur bindjen se republikanët do të arrijnë rezultate të mira në zgj...
Bota
2 November 2026, 15:46
G.M
Shën Sofi
TURQI- Hapësira të panjohura deri më tani nëntokësore të Shën Sofisë në Stamboll po dalin g...
Bota
2 November 2026, 15:31
G.M
Donald Trump
SHBA- Aleatët evropianë druhen se një humbje e republikanëve në zgjedhjet e mesit të mandatit mund ta shtyjë D...
Bota
2 November 2026, 15:13
E.M
UKRAINË- Dronët ukrainas kanë goditur një impiant nafte në rajonin e Samarës, në qytetin Prosvet, rreth 835 kilometra në...