27 October 2026, 18:48
Nga G.M
Ilaria Sula dhe Mark Antony Samson
ITALI- Gjykata e Tretë e Krimeve të Rënda në Romë ka dënuar me burgim të përjetshëm Mark Antony Samson, autorin e vrasjes së 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula, në mars të vitit 2025. I riu vrau me thikë ish-të dashurën e tij dhe më pas e futi trupin në një thes, duke e hedhur nga një greminë.
Samson, i cili e ka pranuar autorësinë e krimit, nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit në kompleksin e burgut Rebibbia, ku u shpall vendimi. Ai akuzohet për vrasje me rrethana rënduese, përfshirë paramendimin, si dhe për fshehjen e kufomës. Pas vendimit, babai i Ilaria Sulës, Flamur Sula, deklaroi se drejtësia ishte vënë në vend, por theksoi se dhimbja e familjes nuk do të marrë fund.
“Drejtësia u vu në vend, por burgimin e përjetshëm të vërtetë e kemi ne, unë dhe bashkëshortja ime. Ai ende merr frymë, ndërsa vajza ime nuk merr më frymë. Ky është një moment i rëndësishëm për drejtësinë. Unë kam pasur gjithmonë besim te drejtësia dhe nuk jam braktisur. U them miqve të Ilarias dhe të rinjve në përgjithësi që të respektoni njëri-tjetrin dhe të flisni me prindërit. Mos heshtni”, deklaroi ai.
Edhe nëna e 22-vjeçares, Gezime Sula, iu drejtua të rinjve me një apel për respektimin e grave.
“Respektoni gratë, duajini ato. Tani ajo është në paqe.”, u shpreh e ëma.
Sakaq, studentja shqiptare u vra më 25 mars 2025, kur ish-partneri i saj e goditi tri herë me thikë në fyt. Pas krimit, ai e futi trupin e saj në një thes dhe e hodhi nga një greminë në zonën e Capranica Prenestina. Trupi u gjet më 2 prill, ndërsa Samson pranoi më vonë autorësinë e vrasjes, duke deklaruar se nuk arrinte të shpjegonte se çfarë e kishte shtyrë të vepronte në atë mënyrë./Dosja.al
mark antony samson ilaria sula
Aktualitet
27 October 2026, 18:11
E.d
Iliara Sula dhe Mark Antony Samson
ITALI- Gjykata e Assizes në Romë ka dënuar me burgim të përjetshëm Mark Antony Samson, ...
Aktualitet
27 October 2026, 18:02
E.d
Arlinda Zekaj
PEJË- Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim për Jeton Sylajn, ish-bashkëshortin e Arlinda Zekaj...
Aktualitet
27 October 2026, 17:17
E.d
Pamje
TIRANA- Një studente pjesëmarrëse në protestën para Kryeministrisë ka kërkuar largimin e figurave të vjetra poli...
Aktualitet
27 October 2026, 16:50
G.M
Arlinda Zekaj dyshohet se u vra nga kunati i saj derisa ishte në betejë ligjore për dhunë në familje me bashkëshortin e saj, i ci...
Aktualitet
27 October 2026, 16:53
E.M
TIRANË- Të lënduarit nga protestat studentore në Tiranë vijojnë ende të jenë të shtruar në Spitalin Universit...
Aktualitet
27 October 2026, 16:44
E.d
Pamje
PEJË - Dhjetëra qytetarë janë mbledhur këtë të martë para Gjykatës në Pejë, në shenjë p...
Aktualitet
27 October 2026, 16:38
E.M
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka caktuar masat e sigurisë për personat e arrestuar pas protestës, në kuadër të dy ç&...
Aktualitet
27 October 2026, 16:29
E.d
Pamje
TIRANA- Studentët dhe qytetarët protestues kanë zhvendosur tubimin drejt Kryeministrisë, duke marshuar pas grumbullimit pran&eu...
Aktualitet
27 October 2026, 16:16
E.d
Pamje
DIVJAKA- Një 29-vjeçar është kapur nga policia, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në fshatin Kryekuq të Divjakë...
Aktualitet
27 October 2026, 15:57
G.M
studenti
TIRANË- Protestat studentore në Tiranë po vijojnë prej disa ditësh me tone të ashpra. Pas tensioneve të shumta, p&...