Nuk ndalet revolta/ Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë, tensione dhe përplasje me policinë
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Lëvizje në Bashkinë e Tiranës/ Veliaj firmos shkarkimin e dy drejtuesve, në pikëpyetje edhe e ardhmja e drejtoresh&...
Ironia e studentëve protestues/ Improvizojnë manekinin me fotografinë e Ramës, tentojnë ti vënë flakën 21 ...
Sipas vendimit të marrë më 17 nëntor 2026, çmimi i naftës për shitje me pakicë nuk duhet të kalojë 201 lekë për litër, nga 204 lekë që ishte më parë.
TIRANË- Bordi i Transparencës ka ndryshuar çmimet e karburanteve në vend. Mësohet se Bordi i Transparencës ka vendosur që nafta të shitet me 3 lekë më pak për litër dhe benzina me 3 lekë më pak.
Sipas vendimit të marrë më 17 nëntor 2026, çmimi i naftës për shitje me pakicë nuk duhet të kalojë 201 lekë për litër, nga 204 lekë që ishte më parë. Ndërsa çmimi i shitjes me shumicë është përcaktuar në jo më shumë se 189 lekë për litër. Sa i përket benzinës, çmimi i saj për konsumatorët nuk duhet të kalojë 160 lekë për litër, ndërsa për shitjen me shumicë është vendosur kufiri prej 148 lekësh për litër.
Njoftimi i plotë:
Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve”, në zbatim të nenit 21/3 dhe nenit 21/5 të Ligjit 8450, datë 24.2.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar, si dhe të Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, zhvilloi mbledhjen e rradhës.
Kështu Bordi i Transparencës në datë 19 Nëntor 2026, vendosi: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 201 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 189 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 160 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 148 lekë/litër. Cmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 ekë/litër për automjetet. Gjithashtu, çmimi i gazoilit për aktivitetin e peshkimit do të jetë 105 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 19 ora 14.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg./Dosja.al
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se buxheti për vitin 2027 nuk është 1...
Ina Zhupa TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar pas qëndrimit të qeverisë kundër nismës për s...
Pamje TIRANA- Projektligji i ri për donacionet dhe sponsorizimet ka kaluar me sukses shqyrtimin në Komisionin për Edukimin, Shkencën dhe S...
Niko Peleshi TIRANA- Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi i është drejtuar zyrtarisht Komisionit të Venecias, duke kërkuar ekspertizë li...
Edi Rama GJERMANI- Kryeministri Edi Rama është nisur drejt Berlinit, ku do të marrë pjesë në një takim të niveli...
TIRANË- Kuvendi ka miratuar në parim projektbuxhetin për vitin 2027, pas një seance plenare që zgjati rreth 14 orë dhe u shoq&eum...
TIRANË- Në kufi të afatit ligjor të funksionimit të Komisionit për Reformën Zgjedhore, mazhoranca dhe opozita vendos&eu...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në Agjencinë për Media dhe Informim, për të njohur punën e i...
Aleksandar Vuçiç SERBI- Partia Popullore Evropiane (PPE) është drejt vendimit për të pezulluar nga radhët e saj Pa...
TIRANË- Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka denoncuar një tjetër detaj të rëndë që ka ndodhur me djal...