LIVE UPDATES
Politike

"Asnjë pension nën 200 euro"/ Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Në lidhje me këtë, lideri demokrat tha se këto masa mund të financohen përmes shkurtimit të shpenzimeve operative të administratës dhe rishikimit të fondeve të parashikuara për tendera dhe prokurime publike. 

19 November 2026, 12:37 Nga E.d
"Asnjë pension nën 200 euro"/ Berisha: Rrogat e ulëta
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partsië Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%. Gjatë një konference për mediat, Berisha deklaroi gjithashtu se asnjë pension në Shqipëri nuk duhet të jetë më i ulët se 200 euro.

Në lidhje me këtë, lideri demokrat tha se këto masa mund të financohen përmes shkurtimit të shpenzimeve operative të administratës dhe rishikimit të fondeve të parashikuara për tendera dhe prokurime publike. Kreu i PD-së kërkoi përgjysmimin e menjëhershëm të të gjitha shpenzimeve operative, duke përmendur si shembull reduktimin e automjeteve në dispozicion të drejtuesve të institucioneve dhe zëvendësministrave.

Sali Berisha: Përgjysmim i menjëhershëm i të gjitha shpenzimeve operative është absolutisht pa asnjë pasojë në funksionimin e administratës, përkundrazi krijimin e një mjedisi më transparent dhe më pak korruptiv. E paimagjinueshme. E kuptoni njëherë ç’do të thotë? Drejtorët me tre vetura. Asnjë veturë.
Zëvendësministrat me dy vetura. Asnjë veturë. Shtesë në rrugë për mjetin e udhëtim. Personal ta kenë, shtesë për naftën. Autobusin, shtesë për biletën.

Ky ishte standardi i mëparshëm. Dhe vetëm duke hequr një veturë të zëvendësministrave u kursyen 46 milionë euro. Tani ata janë bërë palë më palë. Këshilltarët e Edi Ramës marrin sa tre kabinete. E paimagjinueshme. Prandaj nuk ka rritje rrogash. Ka tallje me pensionistët. T’ua dyfishojmë këtë që u dhamë vitin e kaluar. Po çfarë u dhatë vitin e kaluar? Njerëz të pashpirt. U dhatë thërrime dhe grimca qesharake. Dhe tani bërtasin dhe po i lumturojnë se po u dyfishojnë atë që dhanë vitin e kaluar. Paratë janë që të gjitha. Absolutisht pa asnjë lloj pasoje negative, përveçse shumë pozitive sepse i nxjerr nga dhimbja. Pra dyfishim i menjëhershëm. Tre, rrogat. Ka rritur vetëm rrogat e narkobanditëve. 2500 euro për të rrahur, për të torturuar, për të masakruar të rinjtë në protestë. Rritje me 50 përqind të rrogave të ulëta. Me 30 përqind të rrogave të mesme. Asnjë qindarkë rrogat e larta. Asnjë qindarkë! Po, rrogat e ulëta do rriten.

Asnjë pension në Shqipëri nën 200 euro. Ky thotë janë 10 miliardë, a e dini ju sa është fondi i përgjithshëm i rrogave? Është rreth 103 miliardë lekë apo është 1 miliard e 300 milionë. Rritja e rrogave të ulëta në 50 përqind dhe rrogave të mesme në 30 përqind përballohet pa asnjë vështirësi.  Pa asnjë pasojë sepse këta kanë lënë për tenderat dhe për prokurimet 2.2 miliardë euro. Aty ku këta vjedhin, sipas KLSH, 90 përqind të fondit të investimit. Zhduket. Këta pra lënë për investime, i rrisin në mënyrën më të pabazuar dhe të tjerët, pensionistët, rrogëulëtit i lënë të numërojnë kafshatat. Asnjë qindarkë. Rritja e parashikuar e rrogave është qesharake. Pra rrogat e ulëta duhet të rriten me 50 përqind. Rrogat e mesme me 30 përqind. Asnjë qindarkë rrogat e larta. Pse? Se janë më të lartat në rajon në paturpësinë më të madhe. Në qoftë se një rrogë mesatare, krahasuar me mesataren e BE, është 15-20 përqind e saj, rroga e lartë shkon ndonjëherë edhe më e lartë se rrogat e BE, ndonjëherë shkon tek 70 përqind e tyre. Ato nuk duhet të preken.  Ato të mbahen aty ky janë./Dosja.al

Sali Berisha

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin