29 October 2026, 08:50
Nga G.M

Fondi i sigurimeve shëndetësore, që financon një pjesë të madhe të funksionimit të spitaleve, qendrave shëndetësore, shërbimeve mjekësore dhe barnave të rimbursueshme, do të rritet me vetëm 1.5% në vitin 2027, më pak se inflacioni i parashikuar prej 3%. Ndërkohë, shpenzimet kapitale do të zgjerohen me 14.4%, pavarësisht se investimet publike janë zëri buxhetor me probleme të përsëritura në realizimin e fondeve të planifikuara.
Sipas projektbuxhetit 2027, fondi i sigurimeve shëndetësore do të arrijë në 70.3 miliardë lekë, nga 69.3 miliardë lekë që është plani i rishikuar për vitin 2026. Shtesa është vetëm 1 miliard lekë dhe, nëse inflacioni realizohet sipas parashikimit të qeverisë, fuqia reale financuese e fondit do të tkurret me rreth 1.5%.
Kjo ecuri krijon presion mbi financimin e shërbimeve shëndetësore, në kushtet kur kostot e barnave, materialeve mjekësore, pajisjeve dhe shërbimeve mund të rriten, ndërsa nevojat për kujdes shëndetësor ndikohen edhe nga plakja e popullsisë.
Në të kundërt, për investimet kapitale janë planifikuar 201.5 miliardë lekë, nga 176.2 miliardë lekë në vitin 2026, me një shtesë prej 25.3 miliardë lekësh, mbi 14%. Fondi i investimeve publike do të jetë gati tri herë më i madh se ai i sigurimeve shëndetësore.
Për çdo 1 miliard lekë shtesë që planifikohet për fondin e sigurimeve shëndetësore në vitin 2027, qeveria parashikon mbi 25 miliardë lekë më shumë për investimet kapitale.
Megjithatë, ndryshimi më i rëndësishëm nuk lidhet vetëm me madhësinë e fondeve, por me aftësinë e institucioneve për t’i shpenzuar ato. Ndryshe nga projektet kapitale, që mund të shtyhen në kohë për shkak të problemeve me prokurimet, projektimin apo zbatimin, shërbimet shëndetësore kanë nevoja të vazhdueshme financimi gjatë gjithë vitit. Spitalet, qendrat shëndetësore dhe skemat e rimbursimit të barnave duhet të përballojnë kërkesën për shërbime pavarësisht ecurisë së investimeve publike.
Pikërisht për këtë arsye, orientimi i shtesave buxhetore krijon një debat mbi prioritetet e financimit publik, sidomos kur fondet e investimeve nuk realizohen sipas parashikimeve Për vitin 2027, investimet kapitale parashikohen të zënë 20.6% të shpenzimeve totale buxhetore, ndërsa fondi i sigurimeve shëndetësore vetëm 7.2%, në një kohë që Shqipëria ka nevoja akute për plotësimin e nevojave me medikamente sidomos për neoplazmat./MONITOR
Ekonomi
28 October 2026, 07:16
E.d
Foto ilustruse
Aleanca e Profesionistëve të Lirë shpreh shqetësimin se Paketa Fiskale 2027 nuk garanton koherencë të mjaftueshme...
Ekonomi
27 October 2026, 12:40
I.A
TIRANË- Individët me paga bruto mbi 700 mijë lekë në muaj do të përballen me një normë më të lartë ...
Ekonomi
27 October 2026, 11:00
I.A
TIRANË- Rritja ekonomike në vendet e Ballkanin Perëndimor pritet të përshpejtohet në vitin 2026 dhe të forcohet më tej ...
Ekonomi
27 October 2026, 10:55
I.A
TIRANË- Me paketën e re fiskale, qeveria propozon ndryshime edhe në skemën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për bizneset. Nga...
Ekonomi
27 October 2026, 10:53
I.A
TIRANË- Paketa e re fiskale parashikon një rritje të barrës tatimore për bizneset vitin e ardhshëm, përmes rritjes së t...
Ekonomi
25 October 2026, 08:32
Foto ilustruese
TIRANË- Nëse shihni zhvillimet në tregjet financiare, tabloja që shfaqet është e pazakontë. I...
Ekonomi
25 October 2026, 08:00
Foto ilustruese
TIRANË- Shqipëria renditet në fund të Europës për numrin e të diplomuarve me doktorate në fushat e shk...
Ekonomi
25 October 2026, 07:54
Foto ilustruese
TIRANË- Çmimet e ushqimeve në Shqipëri prej vitit 2025 kanë arritur mbi mesataren e Bashkimit Europian, nd&eum...
Ekonomi
25 October 2026, 07:47
Foto Ilustruese
TIRANË- Çmimet e larta të karburanteve kanë thelluar barrën financiare të familjeve shqiptare. Prej korrikut t...
Ekonomi
24 October 2026, 08:54
I.A
TIRANË- Ministria e Financave ka publikuar të dhënat për performancën paraprake të treguesve fiskalë të konsoliduar p&e...