LIVE UPDATES
Ekonomi

Buxheti humbi 280 milionë euro nga pandemia në 2020-n, përmirësohet dhjetori, por rimbursohet më pak TVSH

12 February 2021, 08:09 Nga DOSJA
Buxheti humbi 280 milionë euro nga pandemia në 2020-n,

Pandemia ka dhënë efekt të ndjeshëm në performancën e të ardhurave buxhetore në vitin 2020, ndonëse në muajt e fundit situate ka ardhurt drejt përmirësimit.

Sipas statistikave fiskale paraprake të publikuara nga Ministria e Financave, totali i të ardhurave në buxhet për vitin 2020 ishte 425 miliardë lekë, me një tkurrje prej 7.5%, ose 34.7 miliardë lekë (280 milionë euro) më pak sesa vit ii kaluar.

Ndërsa në buxhetin e rishikuar në mes të vitit, financat prisnin që rënia e të ardhurave të ishte 3%, në raport me faktin e 2019-s, por fakti ka rezultuar më i përkeqësuar në raport me pritshmëritë. Në total financat kanë arritur të mbledhin 20.8 miliardë lekë më pak se plani i mesvitit, duke kufizuar po me të njëjtën masë edhe shpenzimet e parashikuara buxhetore.

Megjithatë, në dhjetor është shënuar ecuria më e mirë e vitit, me 42 miliardë lekë të ardhura, me një rritje prej 9% në krahasim me dhjetorin e vitit 2019.

Për gjithë vitin 2020, ecurinë më negative e shënoi tatami mbi të ardhurat personale (-12.4 miliardë lekë) dhe tatim fitimi (-8.2 miliardë lekë). Ndërsa kanë ngushtuar gradualisht hendekun TVSH_ja, zëri kryesor it ë ardhurave në buxhet (-2 mld lekë), pushteti vendor (-1.1 mld lekë) dhe të ardhurat nga fondet speciale-sigurimet (-712 mln lekë).

Në ecurinë e TVSH-së neto ka ndikuar pozitivisht dhe fakti që rimbursimet janë shumë më të ulëta se në 2019-n, në 16.5 miliardë lekë, nga 23.5 miliardë lekë në 2019-n, ose rreth 7 miliardë lekë më pak.

Ministria e Financave  shpjegon dhe arsyet e kësaj ecurie:’

Të ardhurat e arkëtuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (përfshirë edhe Kontributet e mbledhura nga DPT), u vlerësuan në masën 372 miliardë lekë, 27 miliardë më pak ose -6.8% krahasuar me vitin 2019, si dhe 10.8 miliardë ose 2.8% më pak se plani vjetor (i rishikuar sipas AN 28) për vitin 2020. Në këtë mosrealizim kanë ndikuar faktorë të cilët do të shpjegohen në analizën specifike të secilit prej tatimeve më poshtë.

Të ardhurat doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) u realizuan në vlerën 153.1 miliardë lekë, 9.9 miliardë lekë ose 6.1% më pak se viti fiskal 2019, si dhe 2.3 miliardë lekë ose 1.5% më pak se plani i të ardhurave doganore për 12 mujorin e vitit 2020. Sipas Analizës së 60 grup mallrave, peshën më të madhe të kontributit në totalin e të ardhurave doganore e zë karburanti total me rreth 22.6% të të ardhurave (nga ku 21.9% karburant importi), cigaret me rreth 14.2% të të ardhurave, si dhe metalet bazë dhe artikujt prej tyre zënë 5.2% të të ardhurave totale doganore. Ndërkohë, ndikimin më të madh në rritje krahasuar me 12 mujorin e vitit 2019 e kanë dhënë të ardhurat nga importi i sheqerit (42%), dhjamërat shtazore, detergjentë dhe parfumeri, mielli dhe gruri, etj. Një rënie kundrejt periudhës së mëparshme kanë pasur të ardhurat doganore nga karburantet e importit, karburantet prodhim vendi, energjia elektrike dhe cigare.

Të ardhurat nga TVSH në import për 12 mujorin rezultojnë 100.5 miliardë lekë, 2.3 miliardë lekë ose 1.7% më pak se një vit më parë, si dhe 0.6 miliardë ose 0.5% më pak se plani për vitin 2020. Ekzistojnë një sërë faktorësh që kanë ndikuar në mosrealizimin e performancës së tatimit mbi vlerën e shtuar. Rënia e importeve të taksueshme ka ndikuar direkt në uljen e arkëtimeve të TVSH-së në import. Situata ekonomike prej Covid-19 është reflektuar në uljen e të ardhurave nga TVSH-ja e mbledhur në doganë për disa kategori artikujsh. Po gjatë vitit 2020, ulja drastike e çmimit të karburanteve në tregjet ndërkombëtare krahasuar me vitin 2019, ndikoi në uljen e bazës së TVSH-së për karburantet e importit, të cilat zënë një peshë të konsiderueshme rreth 15% në strukturën e TVSH-së në import, duke dhënë efekt negativ prej 1.6 miliardë lekësh. Gjatë vitit 2020, produkte doganore me efekt pozitiv në të ardhurat e TVSH-së janë importi i dhjamërave shtazore, sheqeri, detergjentë dhe parfumeri, mielli dhe gruri, të cilat kanë një kontribut pozitiv +0.7 miliardë lekë. Ndër produktet me efekt negative renditen energjia elektrike, karburantet, automjetet e përdorura, etj., me një efekt -4.3 miliardë lekë.

Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 44.6 miliardë lekë, 2.2 miliardë lekë ose 4.7% më pak se viti 2019, si dhe 0.7 miliardë lekë ose 1.6% më pak se plani i akcizës për vitin 2020. Ndikim të rëndësishëm në të ardhurat nga akciza ka pasur produkti i duhanit prodhim vendi, me një rritje +12 ton (+41%) me një efekt +41 milionë lekë më shumë se viti i kaluar. Produktet e akcizueshme që kishin ndikim negative janë karburantet e prodhuara në vend, me një rënie prej 57.7 mijë ton (-66.5%) krahasuar me një vit më parë, duke sjellë një efekt negative në akcizë me -2.4 miliardë lekë. Akciza e rimbursuar është 0.55 miliardë lekë ose sa 35.2% e akcizës së rimbursuar në të njëjtën periudhë në vitin 2019.

Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 1.8 miliardë lekë, 31.9% ose 0.8 miliardë lekë më pak se viti i kaluar dhe realizim në masën 70.1% kundrejt planit, ose 0.8 miliardë lekë më pak. Të ardhurat nga renta minerare e naftës bruto janë 1.4 miliardë lekë, 830 milionë ose 37.8% më  pak se renta e vitit 2019. Krahasuar me vitin e kaluar, të ardhurat nga renta minerare për naftën bruto kanë rënë si rezultat i rënies së çmimit të naftës bruto në tregjet ndërkombëtare, me një efekt -647 milionë lekë, por kjo rënie është shoqëruar nga rënia në sasinë e naftës bruto të eksportuar e cila ka sjellë efekt negativ në rentë me -183 milionë lekë. Gjatë vitit 2020 kemi një rënie të rentës për njësi nga 3.42 lekë/ton në 2.32 lekë/ton. Ndërkohë, të ardhurat nga mineralet e eksportuara kanë pësuar rënie në masën 38 milionë lekë, për shkak të rënies së së sasisë së mineraleve me 5.1%, me efekt 24 milionë lekë, efekt ky që është shoqëruar me një rënie të çmimit të mineraleve në tregjet ndërkombëtare me efekt –14 milionë lekë.

Të ardhurat nga taksat doganore janë arkëtuar në vlerën 6.2 miliardë lekë, 0.24 miliardë lekë ose 6.3% më pak se viti fiskal 2019, si dhe 219 milionë lekë ose 3.4% më pak se plani i vitit 2020. Peshën më të madhe në taksën doganore e zënë produkte si cigaret (10%), mish importi (8.3%), fruta – perime (7.3%), veshjet e këmbës (7.2%), etj.

Të ardhurat tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale dhe kontributet e mbledhura nga DPT), për vitin 2020  u realizuan në masën 219 miliardë lekë, 17 miliardë ose 7.2% më pak se viti i kaluar, si dhe 8.5 miliardë lekë, ose 3.7% më pak se plani i vitit 2020. Peshën kryesore në mosrealizimin e planit e zë mosrealizimi i Tatimit mbi Fitimin dhe Tatimi mbi të Ardhurat Personale.

Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (bruto), u realizua në masën 46.2 miliardë lekë, 2.6 miliardë ose 5.3% më pak se viti 2019, si dhe 4.5 miliardë ose 8.9% më pak se plani i TVSH për tu arkëtuar për vitin 2020. Mosrealizimi i të ardhurave nga TVSH-ja Bruto vjen si pasojë e goditjes që mori ekonomia shqiptare nga tërmeti i vitit të kaluar dhe pandemisë Covid-19. Rimbursimet për periudhën vitin 2020 arritën 16.5 miliardë lekë, 7 miliardë lekë ose 29.8% më pak se viti 2019, si dhe 4.5 miliardë lekë ose 21.4% më pak se plani i rimbursimit të TVSH-së për vitin 2020.

Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 28.4 miliardë lekë. Për shkak të shtyrjes së kësteve të pagesës së tatimit mbi fitimit në ndihmë të biznesit, këto të ardhura janë realizuar 8.2 miliardë lekë, ose 22.5% më pak se viti 2019, si dhe 2 miliardë lekë ose 6.7% më pak se plani për vitin 2020 për Tatimin mbi Fitimin.

Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 37 miliardë lekë, 9.1 miliardë lekë ose 19.7% më pak se viti 2019, si dhe 4 miliardë ose 9.9% më pak se plani vitin 2020.

Taksat nacionale, për periudhën Janar-Tetor 2020 u realizuan në masën 29.8 miliardë lekë, 4 miliardë lekë ose 11.9% më pak se viti 2019, si dhe 3.7 miliardë lekë ose 11% më pak se plani i përcaktuar për vitin 2020.

Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore (të administruara nga DPT), u realizuan në masën 91.1 miliardë lekë, 127 milionë lekë ose 0.1% më pak viti 2019, si dhe realizim 101.4% të planit për vitin 2020.

Shpenzimet

Shpenzimet e përgjithshme publike për vitin 2020, arritën në rreth 536.3 miliard LEK me një realizim në masën 97.6 përqind të planit vjetor sipas Buxhetit fillestar dhe 92.5 përqind të planit vjetor sipas Aktit Normativ nr.34 datë 16.12.2020 (AN nr.34). Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019 ky zë ka rezultuar 9 përqind më i lartë ose rreth 44.4 miliard LEK më shumë.

Shpenzimet korente dhe ato kapitale, sipas Ministrisë së Financave kanë shënuar një realizim respektivisht:

Deficiti

Niveli i deficitit për vitin 2020 rezultoi në 110.67 miliard LEK nga rreth 132.96 miliard LEK i planifikuar. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku niveli i deficitit arriti në masën rreth 31.5 miliard LEK, për vitin 2020 deficiti rezulton 79.1 miliard LEK më shumë.

Marre nga Monitor

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi buxheti monitor pandemia buxheti monitor pandemia


Sondazh

Ekonomi 11 February 2021, 07:17

Fitimi i sistemit bankar bie me 15% në 2020-n

Sistemi bankar rezultoi me një fitim prej 16.8 miliardë lekësh (136 milionë euro) në vitin 2020, sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, që i raporton të dh...

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...