22 November 2026, 15:00
Nga DOSJA

SPANJE - 22 nëntori është një datë e veçantë për Barcelonën. Pikërisht një vit më parë, katalanasit u rikthyen në shtëpinë e tyre historike, Spotify Camp Nou, pas një periudhe të gjatë larg stadiumit për shkak të punimeve të rikonstruksionit.
Ndeshja e parë u zhvillua ndaj Athletic Bilbaos dhe përfundoi me një fitore të thellë 4-0 për skuadrën katalanase. Në tribunat e stadiumit ishin të pranishëm 45.157 tifozë, pasi në atë fazë ishte marrë leje vetëm për hapjen e një pjese të impiantit.
Ishte një pasdite emocionuese, pasi Barcelona rikthehej në shtëpi pas 909 ditësh pa luajtur në Camp Nou. Që prej asaj dite, stadiumi është kthyer në një fortesë për skuadrën, me rezultate që konfirmojnë forcën e saj përpara tifozëve.
Në La Liga, vetëm Real Madridi ka arritur të marrë tri pikët në Camp Nou që nga rikthimi i Barcelonës. Suksesi i madrilenëve, më 26 tetor, ndërpreu një seri prej 18 fitoresh radhazi të katalanasve në shtëpi.
Në Champions League, ndërkohë, Atlético Madrid është skuadra tjetër që ka arritur të marrë një rezultat pozitiv në këtë stadium, në përballjen e zhvilluar më 8 prill.
Një vit pas rikthimit historik, Barcelona luan sërish përpara tifozëve të saj, me synimin për të vazhduar ecurinë pozitive në shtëpi. Edhe pse punimet nuk kanë përfunduar ende dhe stadiumi nuk ka arritur kapacitetin e plotë, këtë pasdite pritet të jenë të pranishëm më shumë se 62 mijë spektatorë.
Camp Nou po rikthehet gradualisht në madhështinë e tij, ndërsa për tifozët e Barcelonës, 22 nëntori do të mbetet një datë e veçantë.
B.T (Dosja.al)
Sport
22 November 2026, 14:30
BRAZIL - Dy emra të mëdhenj të futbollit botëror do të rikthejnë kujtimet e së kaluarës në një takim të ...
Sport
22 November 2026, 14:00
ANGLI - Roman Abramovich nuk e ka mbyllur ende plotësisht kapitullin e tij me Chelsea. Katër vite pas shitjes së klubit londinez te konsorciumi ...
Sport
22 November 2026, 13:30
Vitor Bruno në stolin e Anderlehtit
BELGJIKE - Anderlechti mund të pësojë një humbje të papritur në tavolinë, pavar&eu...
Sport
22 November 2026, 13:00
ANGLI - Real Madridi ka fituar garën për një prej talenteve më premtues të futbollit të ri. JJ Gabriel është larguar ng...
Sport
22 November 2026, 12:30
ANGLI - Mikel Arteta ka folur për të ardhmen e Kai Havertz te Arsenali, duke bërë të qartë se klubi nuk ka ndërmend të ...
Sport
22 November 2026, 12:00
RUMANI - Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në futbollin rumun, në përballjen mes Dinamo Bukureshtit dhe Petrolul, ku protagonistë...
Sport
22 November 2026, 11:48
SHBA - Lionel Messi është bërë protagonist i një momenti të tensionuar gjatë pjesës së parë të sfidë...
Sport
22 November 2026, 11:31
KOLUMBI - Një moment shqetësues është regjistruar në Kolumbi, menjëherë pas finales së Copa Sudamericana, ku Leandro Pa...
Sport
22 November 2026, 11:00
GJERMANI - Bayern Munich vazhdon të rritet si në aspektin sportiv, ashtu edhe në atë ekonomik. Gjatë asamblesë së përgj...
Sport
22 November 2026, 10:30
FRANCE - Paris Saint-Germain po shijon një nisje të jashtëzakonshme në Champions League, ku rezultatet pozitive po përkthehen edhe n&e...