8 November 2026, 12:39
Nga G.M
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka deklaruar se është i gatshëm për bashkëpunim me partitë opozitare, për të dalë me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet lokale. Gjatë një bashkebisedimi 'live' në rrjete sociale me ndjekësit, ai u bëri thirrje drejtuesve të forcave politike si 'Lëvizja Bashkë', 'Partia Mundësia', 'Shqipëria Bëhet' të lënë mënjanë kundërshtitë dhe të bashkohen në një front të përbashkët kundër qeverisë së Edi Ramës.
Në fjalën e tij, Berisha theksoi se propozimi i tij nuk lidhet domosdoshmërisht me një bashkëqeverisje apo koalicion në zgjedhjet e përgjithshme, por me bashkimin për largimin e Ramës dhe krijimin e një qeverie kujdestare që do të mundësonte reformën zgjedhore. Ai paralajmëroi se çdo hezitim për bashkëpunim shkon në favor të kryeministrit Rama, të cilin e cilësoi si e keqja e vendit.
Petrit Hamiti: A mendoni se mund të arrini të bashkoheni me partitë e tjera si Bashkë, Mundësia, Shqipëria Bëhet, për kandidatë të përbashkët në zgjedhjet lokale?*
Sali Berisha: Partia Demokratike është e sinqertë, është e hapur dhe absolutisht e gatshme për kompromise dhe ujdi me këto forca politike për kandidatë të përbashkët në mbarë vendin dhe për një betejë të përbashkët në rrëzimin e Edi Ramës në Tiranë dhe kudo në Shqipëri. Dhe unë prapë shfrytëzoj këtë moment, t'u bëj thirrje drejtuesve të këtyre partive të lënë me një anë kundërshtitë dhe të bashkohemi për të shpëtuar Shqipërinë nga një e keqe e madhe që s'e ka pasur ndonjëherë. Çdo hezitim shkon në favor të Edi Ramës.
Unë nuk u them atyre në qoftë se ata s'duan, hajde të qeverisim bashkë. Unë nuk u them atyre që në qoftë se ata nuk duan, urdhëro të dalim dhe në zgjedhjet e përgjithshme bashkë. Por hajde të rrëzojmë Edi Ramën, të shkojmë drejt krijimit të një qeverie kujdestare për të bërë reformën zgjedhore dhe ju siguroj se ajo reformë do të pasqyrojë plotësisht propozimet dhe sugjerimet e tyre. Plotësisht, unë i kam lexuar ato, kemi pasur dhe një dialog në këtë drejtim, pa asnjë hezitim. Dhe t'i japim atij edhe në zgjedhjet lokale mësimin që meriton, të shpëtojmë Shqipërinë nga kjo e keqe, e ju them prapë, mos hezitoni se kush përfiton. Çdo shqiptar e din që përfiton Rama dhe ju nuk duhet të jeni kurrë që të përfitojë kjo e keqe./Dosja.al
sali berisha
Politike
8 November 2026, 12:37
G.M
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka deklaruar se incidentet e ndodhura gjatë protestës së studentëv...
Politike
8 November 2026, 12:31
G.M
TIRANË- Kreu i Partsë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se protesta studentore ka vijuar me intensitet, ndërsa opozita do të organizo...
Politike
8 November 2026, 12:25
G.M
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka reaguar lidhur me raportin e fundit të Komisionit Europian për Shqip&...
Politike
8 November 2026, 10:31
G.M
Ina Zhupa
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar pas konfirmimit të nisjes së hetimeve nga SPAK lidhur me lib...
Politike
7 November 2026, 21:46
E.d
Agron Shehaj
TIRANA- Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka reaguar nga protesta për nisjen e hetimeve të SPAK lidhur me ç&...
Politike
7 November 2026, 21:32
E.d
Enkelejda Veliu
FIER- Enkelejda Veliu është zgjedhur kryetare e degës së Partisë Demokratike në Fier, duke shënuar një...
Politike
7 November 2026, 20:45
E.d
Harito Zoto
KORÇË- Harito Zoto është zgjedhur kryetar i degës së Partisë Demokratike në Korçë, p...
Politike
7 November 2026, 20:31
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të personave të ndaluar në ...
Politike
7 November 2026, 20:24
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përshëndetur studentët dhe qytetarët që morën pjesë n...
Politike
7 November 2026, 19:46
E.d
Përfaqësues politikë të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës
Kandidati i Listës Studentore nga Kosova, Jugosllav Gashiq,...