LIVE UPDATES
Politike

"Raporti i KE-së është më i rëndësishmi për integrimin në Bashkimin Evropian"/ Berisha: Opozita ka luajtur rolin e saj për këtë raport(VIDEO)

Gjatë një bashkëbisedimi 'live' në rrjetet sociale me ndjekësit, ai akuzoi kryeministrin Rama dhe qeverinë për cenimin e standardeve zgjedhore, bllokimin e drejtësisë dhe përdorimin e institucioneve në funksion të interesave politike.

8 November 2026, 12:25 Nga G.M
"Raporti i KE-së është më i rëndësishmi
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka reaguar lidhur me raportin e fundit të Komisionit Europian për Shqipërinë, duke e cilësuar atë si një pasqyrim të realitetit dramatik të vendit. Gjatë një bashkëbisedimi 'live' në rrjetet sociale me ndjekësit, ai akuzoi kryeministrin Rama dhe qeverinë për cenimin e standardeve zgjedhore, bllokimin e drejtësisë dhe përdorimin e institucioneve në funksion të interesave politike.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u ndal edhe te problematikat e evidentuara në prokurimet publike, duke pretenduar se tenderat anulohen dhe fitohen përmes procedurave të paracaktuara. Sipas tij, raporti i KE-së konfirmon denoncimet e opozitës për korrupsionin dhe keqmenaxhimin e fondeve publike. 

 


 
 BERISHA; Java ishte një javë tejet e trishtë për narkoregjimin e Padrinos së Shqipërisë. Raporti i Komisionit Europian që është dhe raporti më i rëndësishëm për procesin më kryesor të Shqipërisë, avancimin e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian, këtë vit ishte si asnjë vit më parë. Këtë vit raporti pasqyronte në tërësi në aspekte tërësore realitetin dramatik të Shqipërisë

.Në raport, në çdo rresht, në çdo paragraf, Padrino dhe organizata e tij kriminale merrnin nga një damkë të zezë.
Sipas raportit, zgjedhjet nuk plotësuan kriterin më themelor ndërkombëtar të zgjedhjeve të lira, barazinë e palëve në garë dhe u ndërthurën me ndikime nga më të ndryshmet. Raporti denoncon Edi Ramën dhe parlamentin për bllokimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Por në mënyrë të veçantë si strumbullari i zi në këtë raport qëndron Lubi Rama, t’ia heqim atë mbiemër Balluku ose ta quajmë Edvin Balluku, me vjedhjet e saj të pallogaritshme së bashku me Palloshin e Gjatë dhe 81 mandatet e krimit që bllokuan drejtësinë, bllokuan arrestimin e saj.

Raporti i jep një mbështetje protestave të fuqishme kundër narkoregjimit, sikundër denoncon rënien e prodhimit në Shqipëri, denoncon ligjet e klientelës dhe kërkon anulimin e menjëhershëm të tyre. Shpartallon siç është me denoncimet e tij prokurimet publike dhe fakton indirekt se ajo që thotë opozita se në 13 vite, nga rreth 72 miliardë euro taksa dhe tatime në total, Edi Rama, organizata e tij kriminale dhe lukunia e tij ka vjedhur dhe ka shpërdoruar të paktën 50 miliardë.
Po ku e thotë këtë? Lexoni çfarë thotë për prokurimet. 38 përqind e prokurimeve anulohen. Dihet pse anulohen, kur ata që janë në tender nuk pranojnë pazare paraprake, tenderi gjithnjë anulohet.

25 përqind e tenderave, thotë raporti, fitohen me një garë. Ai që fiton me një garë me tendera sekretë më shumë se çdokush tjetër është familja Rama, Armand Frangu, kunati i dashur i Linda Ramës dhe baxhanaku që shndërroi AKSHI-n në kopshtin privat të Edi Ramës. Pra ai, me procedura sekrete me një ofertë është numri një në Shqipëri. Raporti për prokurimet publike thotë se rreth 30 përqind e tenderave janë fituar me shumën më të lartë. Me shumën më të lartë sepse ajo shuma më e lartë do të thotë që paratë ndahen midis tenderuesit dhe tenderfituesit. 

Pra në historinë e raporteve të Komisionit Europian, ky raport damkos në mënyrë përfundimtare Edi Ramën, dhe unë falënderoj Komisionin Europian për raportin e tij, por theksoj këtu jashtë modestisë se opozita ka luajtur rolin e saj.
Se opozita ia doli të bindë dhe të sjellë në Shqipëri misionin faktmbledhës të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian, i cili hartoi një raport që është pasqyruar në tërësi plotësisht në raportin e Komisionit Europian.  Opozita ia doli të sjellë në Shqipëri si mision faktmbledhës misionin e EPP-së të përbërë nga përfaqësues të 30 partive, shumica e të cilëve sot janë në pushtet. 

Pra jemi mirënjohës por jemi gjithashtu krenarë sepse kemi bërë detyrën tonë në mbrojtje të interesave të qytetarëve shqiptarë.  Mbetet prapë punë për t'u bërë, mbetet punë veçanërisht për zbërthimin e mëtejshëm të narkoshtetit dhe Shqipërisë si protektorat krimi, problemi më madhor, ndër më madhorët në tërë historinë tonë./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin