7 November 2026, 20:31
Nga E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të personave të ndaluar në komisariate dhe duke paralajmëruar se gjobat e vendosura ndaj protestuesve do të dëmshpërblehen në vlerë tre herë më të lartë. Në një deklaratë për mediat, Berisha shprehu mirënjohjen për pjesëmarrjen e qytetarëve në protestë, duke vlerësuar qëndresën e tyre përballë forcave të policisë.
Ai garantoi studentët dhe qytetarët se gjobat e vendosura nga ajo që e cilësoi si narkoshtet do t'u kthehen me vlerë trefish më të lartë. Berisha paralajmëroi gjithashtu zyrtarët që vendosin firmat në aktet e ndëshkimit të protestuesve, duke deklaruar se do të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre, përfshirë edhe ndjekjen penale.
Sali Berisha: Shpreh mirënjohje shumë të thellë për studentët dhe qytetarët, për pjesëmarrjen e tyre të madhe, për trimërinë, rekordet e reja të trimërisë që treguan në përballjen dhëmb për dhëmb me mercenarët e Edi Ramës. Kërkoj lirimin e menjëhershëm të studentëve dhe qytetarëve të ndaluar në komisariate. Garantoj çdo student dhe qytetar se gjobat e narkoshtetit do t'u rikthehen atyre me vlerë tre herë më të lartë, por edhe gjobvënësi që vë firmën e tij, do të paguajë shumë shtrenjtë atë firmë që vendos.
U rikujtoj atyre që marrin aktin antikushtetues të firmosjes së firmave, mos kryeni krime të tilla se dhe penalisht mund të ndiqeni, paçka se absolutisht me rrogat tuaja, me të ardhurat tuaja, do të dëmshpërblehen të gjithë ata që keni ndëshkuar. Sot u faktua se protestuesit, studentët dhe qytetarët në revoltën e tyre paqësore, u provokuan në mënyrë të përsëritur nga policia e cila kryen, vepron me një skenar kriminal ndaj revoltës studentore./Dosja.al
sali berisha
Politike
7 November 2026, 20:24
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përshëndetur studentët dhe qytetarët që morën pjesë n...
Politike
7 November 2026, 19:46
E.d
Përfaqësues politikë të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës
Kandidati i Listës Studentore nga Kosova, Jugosllav Gashiq,...
Politike
7 November 2026, 16:59
Lorin Kadiu
Foto ilustruse
SPAK ka regjistruar procedim penal mbi bazën e kallëzimit që një grup ekspertësh dhe protestuesish depozituan më ...
Politike
7 November 2026, 12:42
E. D
TIRANË- Zv.presidentja e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe deputetja e Parlamentit austriak, Dr. Gudrun Kugler, ka reaguar pë...
Politike
7 November 2026, 12:29
E. D
Erion Veliaj
FIER- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pritet t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje k...
Politike
7 November 2026, 12:07
E. D
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Ish-presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka mbledhur mbrëmjen e së premtes mbësh...
Politike
7 November 2026, 09:11
E. D
FIER- Anëtarësia e Partisë Demokratike në Fier zhvillon sot, më 7 nëntor, procesin e votimit për zgjedhjen e kryetarit ...
Politike
7 November 2026, 09:07
E. D
KORÇË- Procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të degës së Partisë Demokratike në Korçë ka...
Politike
7 November 2026, 08:47
E. D
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përsëritur sërish sot ftesën për dialog me studentët. Ashtu si çdo ditë tjet&eu...
Politike
6 November 2026, 21:19
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur një nismë të re për promovimin e shahut në sistemin ar...