Berisha: Do të ngremë një agjenci kombëtare që do të merret me pronat e krimit dhe pronat e paligjshme të politikan&e...
Politike
Çështja "Partizani"/ Paraqitet në GJKKO ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu (VIDEO)
Ish-ministri Mediu do të dëshmojë para gjykatës, për sqaruar rrethanat dhe zhvillimet lidhur me këtë çështje.
9 November 2026, 10:10Nga E.d
Fatmir Mediu
TIRANA- Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu është paraqitur ditën e sotme në GJKKO. Bëhet me dije se ai është paraqitur, për të dëshmuar për çështjen “Partizani”. Ish-ministri Mediu do të dëshmojë para gjykatës, për sqaruar rrethanat dhe zhvillimet lidhur me këtë çështje.
Çështja "Partizani"
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzohet për “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, ndërsa dhëndri i tij Jamarbër Malltezi për “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohet për “Korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, ndërsa Xhimi Begeja dhe Andia Pustina akuzohet për "Pastrim Parash".
Më 7 korrik 2025 Jamarbër Malltezi është liruar nga arresti shtëpiak. Në seancë, Gjykata e Posaçme vendosi që Malltezi të lirohej nga arresti shtëpiak, në kërkim të garancisë pasurore, pas 20 muajsh që mbahej në këtë masë. Garancia pasurore që GJKKO ka kërkuar është 3 milion lekë./Dosja.al