https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Çfarë ndodhi gjatë natës në Shqipëri? KRIMI ‘zhvendoset’ në shtëpinë e tij në Vlorë, nuk shpëton as Lushnja, aut
3 June 2021, 08:39Nga DOSJA
TIRANË– Dy vrasje brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore në vend! Lushnja dhe Vlora u tronditën mbrëmjen e djeshme nga dy vrasje. Shqiptarët u zgjuan sërish me lajme atentatesh ‘mafioze’, dhe me humbjen e dy jetëve.
Vrasja e parë ndodhi në ‘shtëpinë’ e krimit. Në Vlorë! Aty ku kanë ndodhur vrasjet më të shumta në muajt e fundit.
Në Vlorë u ekzekutua mbrëmjen e djeshme, Shkëlzen Velaj nga disa persona ende të paidentifikuar. Ndaj tij u qëlluan gati 20 plumba, e 15 prej tyre e prekën në bark. Ai u ndjek deri në derën e banesës së tij nga autorët aty ku u ekzekutua me kallashnikov. Fjalët e fundit të tij ishin drejtur nënës së tij: O ma hape derën! Ende nuk dihet nëse Velaj ishte i përfshirë në trafikun e drogës apo kishte hesape të palara me ndonjë personazh të botës së krimit.
Mirëpo, Vlora nuk ishte qyteti i vetëm ku u vra një person. Në Lushnje, pak minuta më pas vrasjess ë Velajt, u qëllua me armë zjarri Rako Qorri. Ishte klienti i lokalit të tij, ai i cili në gjendje të dehur, pas një sherri mori armën dhe qëlloi ndaj Qorrit dhe djalit të këtij të fundit. Klejdi Qorri ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore.
Dy ishin jetët që u morën mbrëmjen e djeshme, mirëpo të panumërta kanë qënë në ditët e fundit.
Më 29 maj u qëllua në derë në të banesës së tij në Vlorë, Edison Begaj. Autori i cili ishte i veshur si polic, e qëlloi atë pa mëshirë në praninë e të miturve. Në Vlorë dhe në Elbasan po ashtu ka pasur ekzekutime. Everest Çaka, Bledar Birçaj dhe Delon Troqe, janë tre viktima që e gjetën vdekjen pak kohë pasi u kthyen në atdhe. Tre viktimat kanë qenë të përfshirë në trafikun e drogës, vrasjet kanë ndodhur në një kohë shumë të shkurtër nga njëra-tjetra.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Presidenca kërkon marrjen e provave shtesë për çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar. Në seancën e sotme në Gjykatën Kushtetuese, këshillt...
SHKODËR– Hektor Ndreu, 38 vjeç, është arrestuar pasi qarkullonte me armë zjarri në mjetin e tij në qytetin e Shkodrës. Arrestimi ndodhi në lagjen “T...
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha e konsideron kallashnikovin “AK-47” si pandeminë e vërtetë që po i merr jetën shqiptarëve. Në një postim në rrjet...
TIRANË- Gazetari i kronikës Flamur Vezaj, i cili jeton prej kohësh tashmë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka denoncuar në rrjetet sociale se trupa e re ...
MORINË– Policia e Kukësit ka arrestuar dy të rinj nga Kosova, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tyre kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi kanab...
Një debat mes dy nëpunësve të selisë së PS në Shkodër për një televizor dhe një akuzë për vjedhje nga pas.Roja i selisë së PS Shkodër Spartak Sofija i cili puno...
TIRANË– Gjatë natës është vjedhur magazina e OSHEE në Kamëz. Magazina është e vendosur në “Bulevardin Blu”, teksa vjedhja është konstatuar në mëngjes nga p...