LIVE UPDATES
Politike

Debate te "Ligjet"/ Bylykbashi: Dje pamë ditarin e Veliajt, Rama përdor SPAK për të goditur kundërshtarët. Manja: S’ka qeveri kujdestare

Deputeti demokrat kërkoi që Prokuroria të hetojë pretendimet e bëra publike, të cilat, sipas tij, ngrenë pikëpyetje serioze për integritetin e institucioneve të drejtësisë. Bylykbashi akuzoi kryeministrin Edi Rama për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë dhe pretendoi se institucionet po përdoren për qëllime politike.

3 November 2026, 11:33 Nga E. D

Debate te "Ligjet"/ Bylykbashi: Dje pamë ditarin e Veliajt, Rama 

TIRANË- Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike është shoqëruar me debate mes opozitës dhe socialistëve. Gjatë diskutimit për projektbuxhetin dhe paketën fiskale deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi u përplas me kryetarin e komisionit, Ulsi Manja. Bylykbashi ngriti akuza të forta ndaj qeverisë dhe institucioneve të drejtësisë, duke iu referuar edhe letrës së publikuar nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Deputeti demokrat kërkoi që Prokuroria të hetojë pretendimet e bëra publike, të cilat, sipas tij, ngrenë pikëpyetje serioze për integritetin e institucioneve të drejtësisë. Bylykbashi akuzoi kryeministrin Edi Rama për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë dhe pretendoi se institucionet po përdoren për qëllime politike. Ai kritikoi gjithashtu trajtimin e çështjeve që lidhen me Belinda Ballukun dhe Sali Berishën, duke vënë në pikëpyetje standardet e ndjekura nga SPAK dhe GJKKO. 

Demokrati përsëriti gjithashtu edhe kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeverie kujdestare, e cila sipas tij do të garantonte kushte për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Deputeti demokrat kritikoi edhe projektbuxhetin dhe paketën fiskale, duke thënë se barra e taksave mbi qytetarët do të rritet ndjeshëm.

Nga ana tjetër, kryetari i komisionit, Ulsi Manja, i cilësoi deklaratat e Bylykbashit si pjesë të qëndrimit të përsëritur politik të opozitës, duke theksuar se mbledhja kishte në fokus shqyrtimin e projektbuxhetit dhe paketës fiskale. Manja deklaroi se opozita, në vend që të paraqesë alternativa qeverisëse, po përqendrohet te aktualiteti politik dhe shoqëror. Ai hodhi poshtë gjithashtu kërkesën për krijimin e një qeverie kujdestare, duke theksuar se Kushtetuta përcakton qartë arkitekturën institucionale dhe se mazhoranca disponon shumicën parlamentare.

Pjesë nga debati:

Bylykbashi: Në historinë e vonshme janë të famshme dy forma ditarësh, Ditari i Ana Frankut dhe letra nga burgu e Antonio Gramshit. Dje morëm vesh edhe ditarin e Erion Veliajt. Përtej kësaj note, ajo që lexuam dje vlen të merret në konsideratë. Aty jemi përballe veprash penale të rënda. Debatet dhe rrjeti dje u mbush me kërkesa për Prokurorinë që të nisë hetimin për ato premtime për kërcënime të rënda që vinin në diskutim integritetin fizik të një personazhi. Të gjithë e dimë se edhe një krimineli të rëndomtë është detyrë që t’i mbrohen të drejtat bazë. Ajo letër e djeshme grisi edhe SPAK-un, edhe GJKKO-në. Ato mund të dalin sot me deklaratë se ato që tha Veliaj janë të pavërteta dhe nuk qëndrojnë. Praktikisht edhe Veliaj, edhe ish-shefi i tij e kanë kuptuar mirë se çfarë është Reforma në Drejtësi. Produkti është që SPAK me urdhër të tij mund të rrisë akuzat dhe GJKKO mund ta kalbë në burg (Veliajn). Me këtë buxhet, njerëzit do të zhvaten shumë më tepër me taksa. Këtë tërmet fiskal shqiptarët kishin kohë pa e provuar. Ato para në fund i shpërndajnë edhe ca thërrime për drejtësinë. Përpiqet prokuroria, gjykata dhe institucionet e pavarura të bëjnë diçka, por në fund mbetet qartazi mesazhi mafioz. Aty bie çdo gjë, jo çfarë kemi mësuar ne. Kushtetuta është bërë copash. Kryeministri është në gjendje të urdhërojë gjykatat sesi të burgosë kundërshtarët e vet politikë. Sesi për të njëjtën lloj akuze njëri është në burg dhe tjetra jashtë. Zv.kryeministrja e akuzuar për korrupsion, Prokuroria nuk guxon ta çojë. Unë kam të drejtën të them se Prokuroria po bën politikë, sepse i duhen mazhorancës 84 vota. Ndalon e gjithë seanca, pushon gjithçka për të pritur Belinda Ballukun që të bëjë votën e 84-t. Kjo nënkupton se SPAK po luan lojë, sepse mund ta kërkonte masën shtesë pa e parë fare. Berishën e mbajti gati 1 vit nën arrest pa akuzë, me dyshime të arsyeshme. Ato kërcënime që kanë dëgjuar shqiptarët dje, konfirmojnë edhe më fort atë që ka kaq muaj që përsëritet: Rama jepe dorëheqjen. Të vijë një qeveri kujdestare dhe të marrë pasa që shteti të mos ndërhyjë në zgjedhje. Parlamenti të garantojë kushtet për zgjedhje të lira dhe kur të jenë siguruar këto, të bëhen zgjedhjet. Më pas e kanë në dorë zgjedhësit. Ju po bëheni gati që të miratoni lakun në fytin e shqiptarëve me buxhetin. Këtë qëndrim kam për seancën e sotme.

Manja: Kjo është një seancë shumë e rëndësishme, diskutimi i projektbuxhetit dhe paketës fiskale. Nuk është ndonjë risi kjo që Bylykbashi bëri këtu, madje është pjesë e një rituali të përgjithshëm që ka opozita, që në vend të ishte alternativë e qeverisjes, është kthyer në një zëdhënëse e aktualitetit politik dhe shoqëror. Kjo është pjesë e tyre, ne kemi detyrën tonë të miratojmë ligjet që kanë të bëjnë me rrugën e Shqipërisë në BE. Nuk ka qeveri kujdestare, se këta një ditë e quajnë kështu, një ditë e quajnë qeveri teknike. Tani thotë të vetëshpërndaheni, e kuptoni tani? E dinë shumë mirë që arkitektura kushtetuese kështu është. Është mazhorancë që ka shumicë të theksuar, në fund të fundit nuk i ka ngelur gjë tjetër, vetëm t’i thonë vetëshpërndahu. Por kjo është çështje tjetër./Dosja.al

oerd bylykbashi ulsi manja

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin