3 November 2026, 11:29
Nga E. D

TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka deklaruar se janë marrë masat e nevojshme për të garantuar paanshmërinë e administratës publike në zgjedhjet vendore të 9 majit 2027. Duke folur në një konferencë për mediat, Celibashi theksoi se këto masa duhet të jenë efektive për të parandaluar çdo ndërhyrje të paligjshme në procesin zgjedhor, në përputhje me rekomandimet e vëzhguesve ndërkombëtarë.
Sa i përket reformës zgjedhore, Celibashi nënvizoi rëndësinë e adresimit të problematikave të zgjedhjeve të mëparshme, duke përmendur rolin e shtetit dhe administratës publike, kontrollin e fushatës dhe financimeve, si dhe procesin e numërimit dhe shpalljes së rezultateve.
Ai shtoi se palët politike kanë ende kohë të dakordësohen për ndryshimet ligjore dhe t’ia përcjellin ato KQZ-së për zbatim. Ndërsa për ndarjen e re territoriale, Celibashi sqaroi se KQZ-ja do të zbatojë legjislacionin aktual dhe nuk mund të diskutojë ndryshime të mundshme pa një bazë të qartë ligjore.
“Kemi marrë masat e nevojshme për të garantuar paanshmërinë e administratës publike. Këto masa, siç rekomandohet dhe në raportet e vëzhgimit ndërkombëtar, do të duhet të jenë efektive, duke shmangur jo vetëm ndërhyrjet e paligjshme. Kjo çështje merr rëndësi dhe në kontekstin e raporteve të vëzhguesve. Lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor për zgjedhjet e 7 majit, është me rëndësi që të adresohen në ndryshime edhe problematikat e proceseve të mëparshme zgjedhore. Siç janë: roli i shtetit në përgjithësi në procesin zgjedhor dhe sjellja e administratës publike në këtë proces, kontrollet për fushatën zgjedhore dhe financimet, apo edhe numërimi dhe nxjerrja e rezultateve. Reforma zgjedhore, një pjesë të këtyre çështjeve do të duhej t’i kishte përfunduar. Por ka ende kohë që palët politike t’i adresojnë dhe më pas t’ia përcjellin KQZ-së për ndryshimet ligjore të rastit. Ne e kemi sot në fuqi ligjin për ndarjen e re territoriale dhe nuk mund të amendojmë se çfarë do të ndodhë në vendime të palëve të interesuara. Ne nuk kemi shkak ligjor për të diskutuar për këtë çështje,” tha ai./Dosja.al
Ilirjan Celibashi
Politike
3 November 2026, 10:49
E. D
Marjana Koçeku
TIRANË- Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku ka folur për dokumentarin investigativ të ‘Channel 5...
Politike
3 November 2026, 10:43
E. D
Erion Veliaj
TIRANË- Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nuk është paraqitur këtë të martë n&e...
Politike
3 November 2026, 08:39
E. D
TIRANË- Seanca e rradhës për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij Ajola Xoxa do të mbahet sot në Gjykatë...
Politike
3 November 2026, 08:12
E. D
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përsëritur sërish ftesën për dialog me studentët. Ashtu si çdo ditë tjetër...
Politike
3 November 2026, 08:10
E. D
Plarent Ndreca
TIRANË- Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, ka deklaruar se pas arrestimit dhe situatës së krijuar ndaj kryebashkiakut...
Politike
2 November 2026, 23:28
E.d
Ermelinda Meksi
TIRANA- Ish-ministrja socialiste, Ermelinda Meksi ka reaguar lidhur me përplasjen mes Erion Veliajt dhe ministrit të Drejt&eu...
Politike
2 November 2026, 23:21
E.d
Erjon Veliaj dhe Arbër Hajdari
TIRANA- Plarent Ndreca, avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj thotë se takimi mes ...
Politike
2 November 2026, 22:58
E.d
Palrent Ndreca
TIRANA- Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca, ka bërë të ditur se mbrojtja po shqyrton nd...
Politike
2 November 2026, 22:42
E.d
Plarent Ndreca:
TIRANA- Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca ka deklaruar në emisionin “Opinion”...
Politike
2 November 2026, 22:01
E.d
Arbër Hajdari
TIRANA- Arbër Hajdari ka reaguar pas përfshirjes së emrit të tij në debatin politik mes kryeministrit Edi Rama dhe...