Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
Marjana Koçeku në dokumentarin e ‘Channel 5’: Banorët nuk janë pyetur kurrë për projektet në Zvërnec (VIDEO)
Koçeku ka kometurar projektin e Zvërnecit, duke theksuar se bëhet fjalë për një çështje me rëndësi kombëtare, pasi Zvërneci është një zonë e mbrojtur me vlera të jashtëzakonshme mjedisore, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për të gjithë rajonin e Mesdheut.
3 November 2026, 10:49Nga E. D
Marjana Koçeku
TIRANË- Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku ka folur për dokumentarin investigativ të ‘Channel 5’ me gazetarin amerikan Andrew Callaghan. Koçeku ka kometurar projektin e Zvërnecit, duke theksuar se bëhet fjalë për një çështje me rëndësi kombëtare, pasi Zvërneci është një zonë e mbrojtur me vlera të jashtëzakonshme mjedisore, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për të gjithë rajonin e Mesdheut. Po ashtu, deputetja Koçeku ka ngritur edhe shqetësimin e moskonsultimit me qytetarët për projektet me rendesi kombetare.
“Kjo po ndodh në Zvërnec, bëhet fjalë për një çështje me rëndësi kombëtare, që lidhet me një zonë të mbrojtur, një zonë me rëndësi të veçantë mjedisore jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për mbarë Mesdheun. Kjo zonë karakterizohet nga një biodiversitet unik dhe habitate të veçanta që strehojnë specie të rrezikuara. Pra, e gjithë kjo po ndodh në një hapësirë kaq të veçantë, e cila përmban monumente natyrore për krijimin e të cilave janë dashur shekuj, por që tani gjendet papritur nën presionin e investitorëve të huaj, pa u marrë fare mendimi i njerëzve”, ka deklaruar deputetja.
Dokumentari investigativ “Hetimi i Perandorisë së Mashtrimit dhe Korrupsionit të Jared Kushner” nga Channel 5 me Andrew Callaghan ka trajtuar në detaje marrëveshjen kontroverse për zhvillimin e një resorti luksoz në bregdetin shqiptar, në zonën e Vlorës, ku përfshihet Jared Kushner, dhëndri i Presidentit të SHBA-së Donald Trump.
Dokumentari tregon se si u përdorën dokumente të falsifikuara për të pretenduar pronësinë e një zone bregdetare, nëpërmjet ndërmjetësimit të Artur Shehut, dhe miratimin e shpejtë të projektit prej 4.4 miliardë dollarësh nga qeveria e Edi Ramës. Fokusi përfshin gjithashtu financuesit katarianë Ramez dhe Moutaz Al Khayyat, si dhe lidhjet midis interesave të biznesit dhe atyre politike.
Përmes dosjes “AURBA”, dokumentari nxjerr në pah mënyrën se si u ndërtua kjo marrëveshje, duke i kushtuar vëmendje të veçantë rolit të Artur Shehut dhe çështjes së pronësisë. Më pas, ai e zgjeron fokusin e tij te protestat e “Revolucionit Flamingo” dhe lëvizja studentore, duke e lidhur pakënaqësinë qytetare me korrupsionin, krizën ekonomike dhe vështirësitë e shqiptarëve në përballimin e strehimit.
Në dokumentar marrin pjesë deputetja Marjana Koçeku, e cila thekson rëndësinë e zonës së Zvërnecit, gazetari Artan Hoxha, analisti Fatos Lubonja, si dhe protestues të përfshirë në lëvizjet antiqeveritare. Përmes dëshmive dhe intervistave të tyre, dokumentari ofron një pasqyrë të debatit mbi projektin turistik, burimet natyrore të bregdetit shqiptar dhe ndikimin që korrupsioni i dyshuar ka në jetën e qytetarëve./Dosja.al