LIVE UPDATES
Politike

“Dënoni dhunën kundër studentëve”/ Deputetja Marjana Koçeku letër ambasadave: Protestuesit janë marrë me forcë nga civilë

Në letrën e saj, Koçeku ka ngritur shqetësimin për dhunën policore ndaj protestuesve, veçanërisht të miturve, ndalimet arbitrare dhe ndërhyrjet e personave me veshje civile, pa shenja identifikimi policor. 

19 October 2026, 12:50 Nga E. D
“Dënoni dhunën kundër studentëve”/ Deputetja
Marjana Koçeku

TIRANË- Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku u ka drejtuar një letër të hapur përfaqësive më të larta diplomatike dhe institucioneve ndërkombëtare në Shqipëri. Letra, e cila mban datën 16 tetor 2026, i është drejtuar Delegacionit të Bashkimit Evropian, Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Prezencës së OSBE-së, Zyrës së Këshillit të Evropës, Koordinatorit të Përhershëm të Kombeve të Bashkuara, si dhe drejtuesve të misioneve diplomatike të akredituara në Shqipëri.

Në letrën e saj, Koçeku ka ngritur shqetësimin për dhunën policore ndaj protestuesve, veçanërisht të miturve, ndalimet arbitrare dhe ndërhyrjet e personave me veshje civile, pa shenja identifikimi policor. Në dokumentin zyrtar, ajo shpreh shqetësimin për përdorimin e tepruar të forcës nga policia, goditjen e protestuesve të shtrirë në tokë, keqtrajtimin gjatë ndalimeve dhe raportimet për shkelje të të drejtave të personave të shoqëruar në komisariate.

Deputetja e ka vënë theksin edhe te ndërhyrjet e personave me veshje civile, pa shenja të dukshme identifikimi policor, të cilët kanë rrëmbyer dhe larguar me forcë protestues nga tubimet publike. Ajo shprehet se mungesa e identifikimit në këto ndërhyrje është e papranueshme dhe duhet të marrë përgjigje të qarta institucionale.

LETËR E HAPUR DREJTUAR KOMUNITETIT DIPLOMATIK NDËRKOMBËTAR NË SHQIPËRI

Drejtuar:

Kreut të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri

Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri

Kreut të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri

Kreut të Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë

Koordinatorit të Përhershëm të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri

Drejtuesve të misioneve diplomatike të akredituara në Republikën e Shqipërisë

Lënda: Dhuna policore, personat me veshje civile pa identifikim dhe mbrojtja e të drejtave themelore gjatë protestave në Shqipëri

Shkëlqesi,

Në cilësinë time si deputete e pavarur e Kuvendit të Shqipërisë, po i drejtohem me këtë letër të hapur komunitetit diplomatik ndërkombëtar për të shprehur shqetësimin tim të thellë për dhunën e rëndë policore ndaj protestuesve, veçanërisht të miturve, ndalimet arbitrare dhe ndërhyrjet e personave me veshje civile, pa identifikim policor, gjatë protestave të fundit në të gjithë Shqipërinë.

Duke qenë personalisht e pranishme në protesta, kam parë vendosmërinë e të rinjve shqiptarë, të cilët kërkojnë ndryshim, llogaridhënie dhe një të ardhme më të mirë, në kushtet e pakënaqësisë së përhapur ndaj korrupsionit, mundësive të kufizuara dhe dështimeve institucionale. Shqetësimet e tyre meritojnë vëmendje serioze politike dhe institucionale. Në vend të kësaj, veprimet e fundit të forcave të rendit kanë ngritur pikëpyetje të rënda për mbrojtjen e të drejtave të tyre themelore.

Pamjet filmike, dëshmitë e personave të pranishëm dhe raportimet mediatike dokumentojnë episode të dhunës së rëndë policore: goditje ndaj protestuesve të shtrirë në tokë, përdorim të tepruar të forcës gjatë ndalimeve dhe trajtime që cenojnë sigurinë dhe dinjitetin njerëzor. Dhuna ndaj të miturve është veçanërisht alarmante. Gjithashtu, rastet e keqtrajtimit të raportuar në komisariate dhe kushtet e mbajtjes në ndalim kërkojnë hetim të menjëhershëm, të pavarur dhe të paanshëm.

Shqetësim të veçantë dhe urgjent përbëjnë ndërhyrjet e personave me veshje civile, pa shenja të dukshme identifikimi policor, të cilët kanë rrëmbyer dhe larguar me forcë protestues nga tubimet publike. Mungesa e identifikimit në këto ndërhyrje është e papranueshme dhe duhet të marrë përgjigje të qarta institucionale.

Kur personat që ushtrojnë kompetenca policore nuk identifikohen dhe nuk e bëjnë të qartë statusin e tyre zyrtar, protestuesit dhe kalimtarët mund të mos jenë në gjendje të dallojnë një ndërhyrje të ligjshme të forcave të rendit nga një rrëmbim i paligjshëm. Kjo krijon rreziqe serioze frike, përshkallëzimi dhe abuzimi. Autoritetet kompetente duhet të sqarojnë nëse këta persona ishin punonjës policie të autorizuar, mbi çfarë baze ligjore vepruan, kush i drejtoi operacionet e tyre dhe ku u mbajtën më pas personat e privuar nga liria.

Të ndjekin rezultatet e hetimeve dhe çdo masë për përcaktimin e përgjegjësive, përmes dialogut ekzistues diplomatik dhe mekanizmave ndërkombëtarë të monitorimit të të drejtave të njeriut.

Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe partneritetet e saj me aleatët demokratikë mbështeten në respektimin e të drejtave të njeriut, parimeve demokratike dhe shtetit të së drejtës. Këto angazhime duhet të pasqyrohen në veprimtarinë e institucioneve shtetërore, veçanërisht kur qytetarët kundërshtojnë ata që janë në pushtet.

Reagimi institucional ndaj dhunës policore dhe ndërhyrjeve të personave të paidentifikuar do të jetë një tregues i rëndësishëm i përkushtimit të Shqipërisë ndaj standardeve që priten nga një shtet demokratik dhe një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Vëmendja e vazhdueshme ndërkombëtare, në përputhje me sovranitetin e Shqipërisë dhe detyrimet e saj ndërkombëtare, mund të ndihmojë në mbrojtjen e lirive themelore dhe të sigurojë që askush që ushtron autoritet publik të mos cënojë të drejtat dhe liritë e qytetarëve.

Ju falënderoj për vëmendjen dhe konsideratën Tuaj.

Me respekt,

Marjana Koçeku

Deputete e pavarur

Kuvendi i Republikës së Shqipëris./Dosja.al

“Dënoni dhunën kundër studentëve”/ Deputetja“Dënoni dhunën kundër studentëve”/ Deputetja

 

marjana koçeku


Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin