Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Ata kërkojnë që përgjegjësia për përdorimin e tepruar të forcës nga policia të trajtohet me të njëjtat standarde si dhuna e ushtruar nga protestuesit.

TIRANË- Një grup juristësh, gazetarësh, deputetësh, përfaqësuesish të shoqërisë civile dhe akademikësh i kanë dërguar një letër komisioneres evropiane Marta Kos, ku kanë shprehur shqetësimin për reagimin e Komisionit Evropian ndaj protestave në Shqipëri. Ata kërkojnë që përgjegjësia për përdorimin e tepruar të forcës nga policia të trajtohet me të njëjtat standarde si dhuna e ushtruar nga protestuesit.
Në letrën drejtuar komisioneres Kos, firmëtarët shprehin zhgënjimin për deklaratën e Komisionit Evropian të 18 tetorit, duke argumentuar se ajo dënon aktet e dhunës që u atribuohen protestuesve, por nuk trajton raportimet për përdorim joproporcional të forcës nga policia ndaj demonstruesve paqësorë, përfshirë studentë.
Ata i kërkojnë Komisionit që të sqarojë publikisht se standardi i përgjegjshmërisë zbatohet njësoj edhe për përdorimin e tepruar të forcës nga organet ligjzbatuese.Të bëjë thirrje për një hetim të pavarur dhe të shpejtë mbi pretendimet për sjellje të pahijshme të policisë. Si dhe t’i pasqyrojë këto ngjarje në vlerësimin e tij në kuadër të grupkapitullit “Themeloret” (Kapitulli 23), në raportin e ardhshëm për Shqipërinë.
LETRA:
E nderuar Komisionere Kos,
Ju shkruajmë për të shprehur zhgënjimin tonë të thellë lidhur me deklaratën e Komisionit të datës 18 tetor mbi protestat në Shqipëri.
Ne ndajmë qëndrimin e Komisionit se dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike. Megjithatë, deklarata dënon vetëm aktet që u atribuohen protestuesve, ndërsa hesht për raportimet e besueshme mbi përdorimin joproporcional të forcës nga policia për pesë ditë ndaj demonstruesve paqësorë, përfshirë studentë, të cilat i janë përcjellë Delegacionit të BE-së në Shqipëri përmes kësaj lidhjeje. Në vend të kësaj, ajo mirëpret garancitë e qeverisë dhe riafirmon “përparimin e rëndësishëm” të Shqipërisë në një moment kur liritë themelore janë nën presion.
Ndërsa BE-ja dëgjon garancitë e Ramës, qytetarët shqiptarë dëgjojnë: “Jeni një tufë të paaftësh… mediokër… njerëz ziliqarë” dhe më shumë në këtë video (me titra në anglisht), të publikuar dje në mëngjes në llogarinë e tij në Facebook (videoja origjinale).
Ky çekuilibër rrezikon të interpretohet në Shqipëri si miratim i mënyrës se si autoritetet po i trajtojnë protestat, gjë që do të çojë në më shumë dhunë shtetërore. Kjo minon besueshmërinë e standardeve të Komisionit për të drejtat themelore për një vend kandidat dhe dobëson besimin te BE-ja mes qytetarëve të rinj që janë më të përkushtuar ndaj së ardhmes evropiane të Shqipërisë.
Prandaj, i kërkojmë me respekt Komisionit që:
Të sqarojë publikisht se standardi i përgjegjshmërisë zbatohet njësoj edhe për përdorimin e tepruar të forcës nga organet ligjzbatuese.
Të bëjë thirrje për një hetim të pavarur dhe të shpejtë mbi pretendimet për sjellje të pahijshme të policisë.
T’i pasqyrojë këto ngjarje në vlerësimin e tij në kuadër të grupkapitullit “Themeloret” (Kapitulli 23), në raportin e ardhshëm për Shqipërinë.
Do ta mirëprisnim mundësinë për ta diskutuar këtë çështje me kabinetin tuaj ose me DG ENEST.
Me respekt,
Dr. Mirza Balaj
Në emër të një grupi juristësh, gazetarësh, deputetësh, organizatash të shoqërisë civile dhe akademikësh:
Edlira Cepani, juriste
Irena Dule, juriste
Redi Muçi, deputet i Kuvendit të Shqipërisë
Mariana Koceku, deputete e Kuvendit të Shqipërisë
AOS, organizatë e shoqërisë civile
PPNEA, organizatë e shoqërisë civile
Diaspora of Albania, organizatë e shoqërisë civil
Ervin Goci, akademik
Ermal Pashaj, akademik
Gjergj Erebara, gazetar
TIRANË- Kryetari i Delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Shqipërinë, Marco Tarquinio, dhe raportues...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë deklaratës së tij para SPAK ka lexuar përgjimet tronditëse që ak...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi SPAK-un se po mbron socialistin Taulant Balla, duke e cilësuar institucionin si “...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar SPAK-un se po mbron Partinë Socialiste dhe Edi Ramën, duke mos hetuar, sipas t...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me revoltën studentore. Me anë të një postimi në rrjetet so...
TIRANË- Prestigjiozja franceze Le Figaro i ka kushtuar vëmendje protestave masive në Shqipëri, duke e cilësuar kryeministrin Edi ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se është i gatshëm për dialog në çdo kohë dhe me këdo, pë...
Edi Rama TIRANË- Kreyministri Edi Rama ka vijuar sulmet ndaj mediave, duke i akuzuar për propagandë kundër Policisë së Shtetit ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se gjatë katër muajve të protestës nuk ka dëgjuar, sipas tij, kë...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama kërcënoi hapur prindërit dhe studentët që janë pjesë e protestave. Gj...