Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
Berisha lexon përgjimet: Nuk ka kriminel më të poshtër se Balla që po rekruton banditë për të shtypur studentët(VIDEO)
Duke folur për mediat, Lideri i demokratëve sulmoi edhe kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, duke e akuzuar se po rekruton persona për të shtypur studentët.
19 October 2026, 10:53Nga E. D
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë deklaratës së tij para SPAK ka lexuar përgjimet tronditëse që akuzojnë Ballën. Duke folur për mediat, Lideri i demokratëve sulmoi edhe kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, duke e akuzuar se po rekruton persona për të shtypur studentët.
"Nuk ka kriminel më të poshtër se Balla që po rekruton banditë për të shtypur studentët," tha Berisha.
A doni të tjera për Taon? Tjetër. Eriona Daupaj është ish-BKH që u mor me ndërmjetësimin midis bandës Çelaj, Ttaulant Ballës dhe bandës së Skapit. Po, dëgjoni këtu. “Daupaj: Filanin do ta çoj në sekuestro se do t’i bëj nder Ballës”. E dini çfarë është çështja? Erdhën 5 milionë euro, u nisën nga një vend perëndimor dhe u njoftuan se do vinin në Portin e Durrësit. Policia i priti, do vinin me Toyota Yaris, erdhën, u gjetën 5 milionë, 2 milionë i përlanë ata që i numëruan dhe i nxorën 3.2 milionë. Gjetën një gjerman mafioz, i cili u arrestua më vonë, i cili tha se paratë janë të miat. Paratë i transportonte gjermani me mikrobus. Natyrisht policia, pasi mori 2 milionë euro, sekuestroi makinat. Tani Tao urdhërohet që makinat t’ia kthejë kartelit Çela. Dhe dëgjoni këtu tani. “Ritvan Çela: Këto ditë po më pyet dhe do jetë prapë Balla apo do jesh ti?” Është avokati që merrte para edhe ky. “Vladi i thotë: OK se flas unë dhe të tregoj mënyrën se si do ta mbyll”. Pra, do flas me Ballën, thotë ai që transportoi paratë për tek Çelajt. “Ritvan Çela: Nga Tao, Tao, thotë se i ka në rregull letrat”. Tao e ka rregulluar për t’i marrë makinat. Ai Zarka u lirua, ai prokurori i Vlorës, sepse më fajtor ishte Tao se Zarka. “Eriona Daupaj: Kishte të drejtë bundra. Nuk duhej toleruar që në fillim, ai ku do të shkojë ai, do t’ia djegin letrat me benzinë”. “Ritvan Çela: Ajo luan me Taon”. Shikoni se çfarë lidhjesh mban krimineli Tao, kryetari i grupit parlamentar të Partisë së Krimit, që këta e mbrojnë. Po si mund të pranohet kjo? I kanë në dosje të gjitha këto që po lexoj. Famozja Daupaj, kjo është në kërkim gjoja nga këta dhe është bërë si punonjëse ambasade në Vjenë se kunatin e ka ambasador dhe motrën ambasatriçe. “Daupaj: E ke gabim, kësaj radhe do t’ia marr. Nuk do të armiqësohem me policinë, i dola borxhit Taos. Ta ktheva, mos ma sill më, dakord i tha Taos, do të paguaj unë”. Dëgjoni pra dëgjoni, heroi i protestës, gjirokastriti Metaj u dënua me arrest shtëpie se përballoi si luan 7 narkobanditë, kurse Tao udhëheq grupin e partisë së krimit dhe këta e mbrojnë. “I dola borxhit Taos, ta ktheva, mos ma sillë më. Dakord, i tha Taos, do ta pengoj unë. Ata sollën prapë, i doli borxhit, këtë herë prej teje”. Prit se ka të tjera se Tao është i pafund. Tao është një kriminel i gjallë me dy këmbë që udhëton rrugëve të Tiranës. Përveç Edi Ramës, nuk ka kriminelë më të poshtër se ai, ta dini se këtë, se po rekruton banditë dhe po i vesh për të shtypur studentët.